back to top
7.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Prodhues dhe tregëtarë – nga Klodi Stralla

Gazeta

Klodi Stralla 2013
Klodi Stralla 2013

Prodhues dhe tregëtarë

nga Klodi Stralla

Njeriu, ndryshe nga kafshët që ushqimin e tyre e gjejnë të gatshëm në natyrë, është i detyruar ta prodhojë vetë, dhe jo vetëm ushqimin por edhe veshmbathjen dhe banesën e vet. Pra, Njeriu, ka lindur fillimisht – Prodhues. Me kalimin e mijëvjeçarëve kur, si rezultat i shpikjes të veglave të punës dhe shfrytëzimit të energjisë të zjarrit, ujit dhe erës, u rrit ndjeshëm rendimenti i punës dhe u krijua teprica e prodhimit (atë që nuk e konsumonte vetë) filloi edhe procesi i këmbimit. Lindi një klasë e veçantë ajo e Tregëtarëve që e merrte prodhimin nga një vend dhe e çonte në një vend tjetër, ku kishte nevojë për të dhe, në këtë proces, duke blerë tek njëra palë më lirë (prodhuesi) dhe duke e shitur tek pala tjetër më shtrenjtë (konsumatori) ajo siguronte fitimin e saj.
Prodhuesit, për të realizuar prodhimin ishin të detyruar të krijonin qendra banimi të përhershme, fillimisht fshatra (bujqësia dhe blegtoria) pastaj edhe qytete (zejtaria), ndërsa Tregëtarët, për vetë natyrën e punës të tyre ishin shëtitës, nga njëri vend tek tjetri.
Këto mënyra jetese, diametralisht të kundërta, krijuan dy tipe psikologjish dhe qëndrimesh ndaj mjedisit, familjes, atdheut dhe jetës në përgjithësi.
Prodhuesi – është konservator, i lidhur me traditën, e do familjen sepse ajo është edhe fuqi puntore, e do atdheun sepse ai i garanton sigurinë e prodhimeve të veta. Ai ndryshon ngadalë, por është fjalëmbajtës.
E kundërta e tij është Tregëtari. Ai është kozmopolit, i prirur pas fitimit më të madh, aty ku ai realizohet më lehtë, ka prirje ta korruptojë shtetin për interesat e veta, për atë atdheu është aty ku punohet më lehtë dhe fitohet më shumë.

Ekuilibrimi i debatit
Ekuilibrimi i debatit

Puna prodhuese do fuqi fizike, krijimtari mendore, do ndershmëri që malli të prodhohet sa më i mirë që të mund t’i shitet, ai është shpikës dhe novator sepse do të lehtësojë punën e vet, duke rritur rendimentin. Tregëtari, përgjithësisht, ështe tip i djallëzuar, dredharak, servil me atë që ia ka nevojën, e shet mikun për interesin, shpesh mashtron e gënjen, duke e reklamuar mallin e vet ashtu sië nuk është.
Viti ’90-të, ne shqiptarëve, na zuri me prodhuesa të shumtë, që shumë shqejt u shndërruan në tregëtarë të shumtë, por jo të mallit vendas, por të atij që vërshoi nga jashtë i pakontrolluar. Monopolin e kësaj tregetie, sidomos asaj me shumicë, e kapën ish aparatçikët e regjimit (sot oligarkë), të cilët kishin njohje në tregjet rajonale dhe para (lek) të shpërndara qëllimisht nga partia mëmë. Parulla “Të prodhojmë çdo gjë në vend” (e gabuar), u shndërrua në të kundërtën e saj: “Të sjellim çdo gjë nga jashtë” (e gabuar), duke çuar për skrap gjithçka ishte ndertuar në 45 vjet, me justifikimin se ishte e prapambetur dhe jo rentabël.
Ky orientim ekonomik krijoi edhe një psikologji të re sociale: – Të aftët dhe të rinjtë morën rrugët e kurbetit, të tjerët u bënë beniaminë të partive politike për të përfituar nga pushteti, pjesa tjetër (kryesisht mosha e tretë – pensionistët) i mbajnë sytë tek remitancat, që iu dërgojnë fëmijët e tyre mërgimtarë. Në këtë strukturë dhe psikologji sociale duhet lexuar e ardhmja e vendit tonë që, për mua, është e zymtë, e pasigurt dhe e pashpresë.
Thuhet se këtë realitet mund ta ndryshojë vota (lus të ndodhë kështu), por, sipas meje, do të ndodhë e kundëta, ky realitet do ta orientojë votën drejt interesave të veta – përjetësimit të status quo-së, për më shumë që favorizohet edhe nga një situatë ndërkombëtare e ngjashme.

Marre nga muri i FB i Klodi Stralles, 08 nentor 2022

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.