Projekti: “Psè jemi Arbëreshë?”
di Vincenzo Bruno
Vendekatundit: skolla
Tek skolla e njëj katundi arbëresh kishin arrivuar turresët e lexhis pir pakicat. Po ka kish të bëjin një shortë projekti pir të losjin sa më nji-ze atà eure. Ahina dirigjenti i skollis mblodh profesorët dhe atirve i tha se me krjeturët kish të vëjin mbë udhë një rriçerkë mbi “la condizione della diversità arbreshe”. Një profesor ndër atà pra i tha krjeturëvet se kish të bëjin një intervistë me gjindjat dhe me njerëzit më afir… një intervistë, e cila kish rrethonij mbi një përgjegjëje vetim: “Perchè noi siamo arbëreshë?”.
Ndoneta u pruar ndë shpit gjithë e çelur, psè kështù nanì mund zbulonij psè ki djashkal katundi i saj thërritej “arbresh”. Ndunka më një here vate tek ciè Nxhana, një gjitonezë plakarele, dhe asaj i piajti:
“…zia Giovanna, perchè noi siamo arbëreshë?”.
Ajò la picjetin mbë nj’anë dhe ju përgjegj:
“…bilaruqe, noi siamo arbëreshë, psè parkalesmi ndryshe!”.
Ndoneta e falëndroi e iku; …po ndër trutë e saja i ziajin atà dy fjala “parkalesmi ndryshe”, çë ajò s’kish kapirtur fare fare! Ndë buzë të shkallis pirpoq të bilin e cje Nxhanis dhe kësaj i piajti:
“Comare Lucrezia, perchè noi siamo arbëreshë? …e soprattutto perchè noi ‘parkalesmi ndryshè?”
Krexja pënxoi një çikëzë, pra asaj ju përgjegj: “nuj simu breshi, pikkì pregamu diversamenti!”
Krjeturës, ture u pjerrur ndë shpit, i erdh mend se zoti katundit, kur kish ardhur të bekonij shpin e të jatit, kish bënur kriq ture ngar më pirpara shpatullin e djathët dhe pëstaj shpatullin e majtë; e me kët intuicjonë e hollë shuajti probllemin e madh, ç’i rrutarnij ndë kocët dhja si një arëzë rrutarin prëzënjëj trondofile e bukurë. Arbëreshët parkalesjin ndryshe, psè bëjin kriq ndryshe!
Pra, Ndoneta vate ka mëmatacë dhe asaj i piajti:
“Nonnina… perchè noi siamo arbëreshë?”
Plaka rrifllektoi një thërrimezë dhe pëstaj asaj ju përgjegj:
“Bilza ime, …noi siamo arbëreshë, psè nakemi një tradhitë ndryshme!”
.
Krjetura vloi mirë mirë përgjegjëjen e mëmëstacë dhe ndan kavenij ture piajtur çërrotullin ish kjò ‘tradhitë ndryshmè!
Kështù vate ka e jëma dhe asaj i lipi:
“Mammina, perchè noi siamo arbëreshë? …e cosa significa che noi abbiamo ‘një tradhitë ndryshmè?”
E jëma, e cila ish e bënij skapixhatë me uthullin ç’ì kish trubulluar një çikë trutë, së bilis i tha:
“Figgja mija… nuj simu breshi, pikkì avimu nu kostume diversamenti!”
Krjetura vate mbjatu tek stanxja saj, hapi taraturin e triasis mbi cilin ajò studionij dhe shkararti një copëherë… njera kur gjet një fotografì e saj ku tek vera prapë ish e marrme fëmilin tek zalli i dejtit. Tek aì rritrat ajò shiheje veshur me un pezzo intero all’ultima modà; po ka vu mbë njanë atë fotografì pir tè qellnij ndë skollit ‘come prova di diversità’. Tek një jetë me gratë gjithë ‘in due pezzi’, ajò çë ish arbëreshe kish një copë e tërë!
Pra Ndoneta vate ka tatëmadhi, çë me cikarrin ndë grikët ish e loznij një sollitar me kartazit napullitane, dhe atij i piajti:
“Nonnino, perchè noi siamo arbëreshë?”
Plaku mblodh kartazit dhe, ture i rrumënartur pir nëndëqindin solitar e ditës, asaj ju përgjegj:
“Ndonetëza ime, ti ka të dish se na kemi një gluhë ndryshme!”
Krjetura e falëndroi, e la me kartazit ndër duarët dhe venij ture rrithënur mbrënda tek mendja me fjala pafrymë çë vrokullin ish kjò ‘gluhë ndryshmè’!
Po ka vate ka i jati dhe atij, çë ish e rrimutarnij verin, i piajti:
“Paparino, perchè noi siamo arbëreshë?” E perchè abbiamo ‘një gluhë ndryshmè?
I jati, çë ture rrimutartur verinish edhè e pirvonij, la mbënjanë qelqin mbë gjimës me atà mjaltë ëmbël, dhe asaj i tha vetim dy fjalë:
“Figgja mija, nuj simu breshi pikkì avimu na lingua diferenti!”
Ndoneta, ture rrangartur, vate mbjatu tek banji dhe pirpara pasiqiarit nxuar jasht sa më e glatë gluhin e saj, psè duajtë shih dhja si ish kjo gluhë e Arbëreshëvet! Ajò s’ju duk aq ndryshme! Po s’u llav fare; pënxoi ëh o jo: ‘menat uja buthëtonj profesorit dhe aì sikuru adunaret, psè gluha jonë është ndryshmè!
.
“Morale della favola”: …tek lloku e tre gjeneracjona të fundit u rreallizua një dellikt perfekt! Viktima kle jeta arbëreshe, çë buar shumë shurbise të bukura dhe më shpejt gluhin e saj. E dhja si thojin pleqët e tanë: “…buartin qetë dhe nanì… ven ture gjetur britë!”, kështù mund vinj edhè m’ethonur : “Arbëreshët buartin faqen, humbëtin zëmërin dhe nanì… ven ture gjetur diversitetin e tire!”
.
marrë nag http://www.museoetnicoarbresh.org/ImmaginiPrimePagineKY/Katundiweb.pdf