back to top
6.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Prova që krimi komunist vazhdon… – nga Nebil Çika

Gazeta

Arben Shira - Pushkatimi
Arben Shira – Pushkatimi

Prova që krimi komunist vazhdon…

nga Nebil Çika

Ky është urdhri i ekzekutimit i të burgosurit politik antikomunist, Ahmet Manxhar Hoxha nga Kolonja e Gjirokastrës, në Rrëshen të Mirditës, në datën 31.01.1979.
Urdhri është i firmosur nga Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të Mirditës, Skënder Likaj.
Skuadra i pushkatimit përbëhet nga:
Sokol Shuri – shefi i sektorit te hetuesisë
Viktor Konozi – shefi i policisë
Ndue Gega – polic
Preng Bardhi – polic
Ndue Kodra – polic
Zeqir Lalaj – polic
.
Dokument i nje Pushkatimi
Dokument i nje Pushkatimi
Në ekzekutim kanë marrë pjesë edhe Prokurori i Rrethit dhe mjeku Xhelil Zeneli.
Pushkatimi u krye në vendin e quajtur “Rruga e Kaçinarit”, Varianti i Druve, Rrëshen!
Për shumë vite vëllai i martirit, Taip Hoxha, iu lut anëtarëve të skuadrës së pushkatimit që janë gjallë, t’i tregojnë vendin ku e kanë varrosur të vëllanë, pasi ata e vranë, por ata nuk ia tregojnë.
U është drejtuar të gjitha hallkave shtetërore po nuk ka marrë asnjë përgjigje pozitive për gjetjen e eshtrave të vëllait.
Nuk ka tragjedi më të madhe se fakti që familjarët detyrohen të lutin vrasësit e të afërmve t’iu tregojnë ku e kanë varrin… dhe ata të mos ua tregojnë.
Prej kohësh kemi kërkuar që të parashikohet në kodin penal ndëshkim për fshehje të krimit që ata që kanë dijeni për vendet e pushkatimit të të pushkatuarve politike nga diktatura, (anëtarët skuadrave të pushkatimit) por ligjvënësit nuk e kanë marrë parasysh kërkesën tonë.
Kujtojmë që këto janë krime kundër njerëzimit dhe nuk parashkruhen.
Ky rast dhe shumë të tjerë nxjerrin zbuluar edhe propagandën dhe shown që qeveria bën me gjetjen e eshtrave të të zhdukurve nga komunistët pasi kemi adresën e saktë të vendit të ekzekutimit dhe disa nga vrasësit ende të gjallë dhe nuk ndërmerret asnjë veprim për të zbatuar detyrimin e saj ligjor.
Kjo është edhe provë që krimet komuniste në Shqipëri ende vazhdojnë dhe që komunistët janë e mbeten në anën më kriminale të historisë.
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.