Proza mimetike e Jozef Radit
Rreth tregimi – Njeriu i Kohës së Qyqes – nga Leka Ndoja
Vendosja e narracionit në formen mimetike – sipas Gerar Genettit – skalit karakteret me veçorinë se në këtë prozë – karakteret shfaqen në thelbin e tyre mimetik si pasqyrë e grupit social që ka ashk për mbijetesën në çdo pushtet.
Ironia ose autoironia veshë Personazheve arrihet përmes uljes së energjisë së veprimit ndër aktet – ku veprojnë ose kundërveprojnë.
Personazhi rreket të jetë simbol Gogolian – ai sendërgjohet thjesht në funksion. Ai vetëzvogëlohet para fuqisë madhore të pushtetit dhe kjo arrihet përmes efekteve skenike – si i ramë prej qiellit me konceptin e predestinacionit të filozofisë së Heideggerit.
Ai nuk ka shans për ndryshim etik – funksioni i tij asht i dhanë nji herë e përgjithmonë – të shërbeje dhe ekskluzivisht të shërbejë temat e diktaturës.
Ramja e diktaturës do kuptohet me shmangjen e Zogjve – onomastikë – mimetikë kjo e qëllimshme e Jozefit narrator.
Genetti narrativën e njitrajtëshme e quen diegjetike – këtu narrativa nuk lëviz as shpejt as ngadalë – sipas kategorive të Genettit – prandaj – kemi këtë stil mimetik te proza mesa duket edhe për nji periudhë – besoj kalimtare te Jozefi poet.
Në këtë pikë të lojës me antroponomastikën e personazheve – këtë teknikë e kanë ushtru edhe Trebeshina, Henrik Gjoka siç e kemi konstatu por në forma rudimentare te stigmatizimit – jo të nji filozofie të programit ose programeve narrative të personazhit.
Përshkrimi i procesit ideologjik përmes medias parashtron nji funksion tjetër të receptimit publik – atë të ushtrimit të magjisë përmes përseritjes e shumfishimit të zanit të diktaturës – që Jozefi e metaforizon me “Kohë të qyqes” e ironikisht “Kohë e pasqyqes”.
Kështu tregimi merr formën e satirës politike.
Marrë nga Muri i FB i Vrethee Lnika, 17 shkurt 2023