Pse dua dhe s’dua t’i bashkohem kauzave…
nga Monika Spahivogli
E mbetur pa parti në 52 vitet e jetës sime (për dëshirën time, profesionalizëm dhe trashëgimi), shikoj me sy të ftohtë çdo gjë që ndodh përreth.
Shikoj ish kolegë të mij gazetarë që tashmë janë bërë “liderë” të medias që pështyjnë dhe shajnë një anë e përkrahin tjetrën teksa përpiqen të minimalizojnë përpjekjet e të paanëshmve dhe nënqesh pa dashje sepse i njoh deri në gen dhe e di që janë disa të djathtë dhe disa te majtë. Pa diskutim.
Nuk i gjykoj gjithsesi sepse, duhet të ushqejnë familjet e tyre.
Nuk janë as modeli im ama!
I kam parë të marrin zarfe të majme qysh në kohët e hershme (VEFA, PS, PD, kompani fantazma….) ndaj, ndryshe nga populli që nuk i njeh, nuk i marr seriozisht dhe nuk trishtohem. Janë sejmenë që besojnë se janë pushteti i katërt. Respekt atyre (fare pak) që kanë ngelur të paanshëm!!
Shikoj partitë, politikanët, deputetet dhe shkrihem gazit…realisht! Ndjesë miqtë e mij se, e di që keni vlera (apo keni pasur perpara se të gelltisnit “lugen e çorbes se prishur”).
Pastaj shikoj idealistet (që për fat të keq për ne dhe për fatin e mirë të atyre që u larguan) janë tashmë fare pak.
Fati i keq i takon familjeve të idealistëve që, prej vitesh përpëliten në luftën për mbijetesë. Unë kam qëlluar një prej tyre qysh kur linda.
Nuk trishtohem gjithsesi sepse, qysh kur lexova “Dhe i vetem trim ne lufte” apo “Manual i luftëtarit të dritës” e gëlltita karremin tim të ëmbël dhe besoj në idealet e tyre. Duroj!
Respekt sot për ata që dolën në shesh (megjithëse jam kundra luftës) sepse, janë më të mirë se unë që mbajta hapur një biznes (te vdekur tashme).
Miqte e mi gazetarë: Ata që dolën në shesh janë njerëz si unë dhe si ti. Ata besojnë se ky vend është i bukur por, po shkatërrohet cdo ditë.
Behuni të paanshëm vetëm sot dhe transmetoni atë që është e drejtë. Harrojini partitë, interesat dhe planet dhe pasqyroni popullin pa parti. Me perfaqsoni mua!
A e bëni dot?? Kjo është sfida.
p.s.Kur vendosa te bëhem gazetare, firmosa nje kontrate paanësie që e mora shumë seriozisht (ashtu si mjekët e botës-jo pjesa më e madhe e këtyre tanëve marrin betimin e Hipokratit).
Unë e zbatova.
Po JU??!!