back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Pse duhet me folë në dialekt? Marsida T.N.

Gazeta

Marsida T. Najdeni
Marsida T. Najdeni

Pse duhet me folë në dialekt?  Marsida T.N.

Dialekti osht rronja e gjithësekujt, ne prej aty merr kuptim egzistenca cilitdo prej nesh. Me folë në dialekt nuk osht mbrapambetje, si trumpetisht janë përpjek me na ul vlerat. Me folë në dialekt osht me u ni rehat m’shpi tate. Aty ke foleja që u ka ndërtu brez mas brezi prej të parve, të nihesh lirshëm duke fol m’dialektin tat. Nëse do me qen vetvetja mund ta bosh kët gjo vetëm duke fol n’gjuhë të nonës. Do me i thonë gjalpit tlyn si i ka pas thon nona jote? Thuje ne mos e vrit menien se x apo y do menojnë se qeke komplet jasht serie. Kur je në gjinin familjare e shoqnore duhet me folë n’at dialekt të omël, sepse osht ndër tiparet e vetme që na ka met akoma.
Shumë gjona të qytetit tonë jon shkatërru… në nji rrugë pa kthim! Mo s’pakut le të rujmë dialektin. Kur nigjoj dy tironas midis tyne që nuk preferojnë me fol m’dialekt, osht isoj sikur nigjoj dy shqiptarë që kon ardh s’ka nji vit mes t’Amerikës, dhe nuk preferojnë me fol shqip por, anglisht. Me folë në dialekt osht të bosh rezistencë për me mrojtë trashigiminë kulturore të nji komuniteti që i kon zbarku mija e mija persona dhe nji qyteti që sot i kalon njimilion banorë. Vetëm duke e folë dialektin munena me shiju krejt nuancat e jetës dhe vetëm duke e rujtë kët pjesë të idenditetit tonë do munena me jetu të qetë shpirtnisht me veten. A menoni se Roma do kishte lezetin që ka nëse venalitë s’do ta folshin mo at dialektin e tyne roman? Njisoj, ene Shkodra s’do të kishte lezet pa at dialektin shkodron. Pranej ene Tirona kurrë s’ka me qenë Tironë nëse ne s’e folim bukur e pastër dialektin tonë t’pasun.
Le t’i rujmë krejt ato vlera që me mund të modh i kemi trashigu, dhe i kemi pru të gjalla deri sot!
Marsi.T.N

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.