back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Pse nuk mund të shkoj dot në “festën” e RD-së?! – nga Nebil Çika

Gazeta

Numri i Pare i Gazetes RD
Numri i Pare i Gazetes RD

Pse nuk mund të shkoj dot në “festën” e RD-së?!

nga Nebil Çika

Dje mora një ftesë nga kolegu dhe miku im Bledi Kasmi, te cilin e falënderoj për vëmendjen, për një ceremoni në përkujtim te daljes së Nr. të parë të gazetës RD. Për ata që nuk e dinë unë kam për një kohë gazetar i RD, zëvendës kryeredaktor i sajë.
Më ka qëlluar të punoj atje në një periudhë të vështirë për gazetarët e sajë, pas vitit 1997.
Kjo mendoj se ka qenë periudha më e vështirë e RD-së, shumë më e vështirë se ajo e vitit 1991. Unë nuk di të ketë pasë deri në 1997, ndonjë gazetar të RD të arrestuar, dënuar dhunuar e plagosur, pas 1997 janë me dhjetra të tillë.
Në periudhën që unë kam qënë pjesë e sajë, gazeta botohej e shpërndahej në kushte terrori nga qeveria dhe bandat e sajë në institucione shterore.
Një prej më agresivëve ndaj RD ishte edhe Ilir Meta sot bashkëkryetar i forcës politike që i shërben sot RD-ja.
Me siguri që ai do të jetë atje në krye të “festës” dhe kjo është fyese për mua dhe besoj shumë miq e kolegë të mi të RD. Të jem atje se nuk lëpij dot atë që kam pështyrë.
Se nuk mund të festoj dot bashkë me dhunuesin tim dhe të kolegëve të mi për shkakun se ishim gazetarë të RD, por edhe më shumë spiunë e qelbësira të tjerë, që t’i bien zorrët në grykë vetëm po t’iu kujtosh emrin që pastaj t’iu shohësh edhe fytyrën. Nuk mund ta duroj, e pranoj këtë hipokrizi e poshtërim jo vetëm timit dhe kolegëve, por të të gjithë kujtimit, rolit, misionit dhe historisë së RD-së.
Më këta në krye të vendit, kjo nuk është feste, por funeral!
Megjithatë gjej rastin të shpreh nderimin për të gjitha ato zonja e zotërinj gazetarë e staf mbështetës që punuan me ndershmëri e përkushtim ne këtë gazetë edhe pse puna jonë në të shumtën e sajë shkoi për “dhjamë qeni
Nuk është hera e parë qe Berisha e ka kthyer festën e RD dhe krejt PD në një manifestim të filozofisë së tij “bashkëvuajtës e bashkëfajtorë”, por unë nuk kam qenë e nuk jam për këtë. Nuk mund të festoj dot me dhunuesit e mi dhe kolegëvë, të RD dhe krejt demokracisë në Shqipëri
Për ta kuptuar pse nuk shkoj po ju tregoj një prej arsyeve si më poshtë.

Nebil Çika
Nebil Çika

Tiranë më 28 Nëntor 2000
Në atë kohë isha zv. kryeredaktor i RD. Ngjarja në Tropojë ku në një protestë kundër vizitës së ish krimeministrit Meta në 28 nëntor 2000, u vra një protestues, Sylë Luzha, u shoqërua me një vallë terrori policor në të gjithë vendin. Selia e PD ku ndodhej edhe redaksia e RD, u rrethua nga forca të shumta, kryesisht civilë të armatosur në makina pa targa.
Nga ora 12.00 e natës mbaruam gazetën, e drejtoja unë pasi kyeredaktori ndodhej në një vizitë në SHBA.
Sa dolëm nga redaksia tek ushtari i panjohur makina jonë u rrethua nga disa makina civile pa targa, nga cilat dolën dhjetra civilë të armatosur me radio transmetues dhe pistoleta në duar.
Shoferi im, Ilir Arapi, hapi derën e makinës dhe tentoi t’iu thoshte se ishim gazetarë të RD.
Pa mbaruar fjalën, njëri prej tyre e goditi me shkelm në stomak, ndërsa të tjerët e ngritën në ajër dhe e përplasën jashtë makinës.
Hapën derën time dhe njëri prej tyre më vuri pistoletën në kokë dhe më urdhëroi të dilja nga makina. Kështu bënë edhe me rojen e gazetës Pirron që ishte në ndenjsen e pasme të makinës.
Na çuan ne pistoleta në kokë pas një kioske në errësirë duke na kërcënuar sharë me libër shtëpie, për më shumë se gjysmë ore. Ndërkohe që disa të tjerë e bënë fije fije makinën gjoja për kontroll. Mendova që donin të fusnin ndonjë armë apo drogë në makinë me qëllim të na arrestonin.
Dikur dikush nga ata, që duhet të ishte shefi, foli në radio me dikë: Kemi kapur këta shkërdhatat e RD, çfarë të bëjmë me ta? – e pyeti.
Prit të pyesim! – ishte përgjigja nga ana tjetër e radios.
Nuk e mora vesh kë pyetën, ndoshta kryeministrin Meta…?!
Pas pak edhe përgjigja po me gjuhë edhe më fyese e ordinere: I lironi ata b.q e RD!
Na liruan dhe nën sharjet e tyre që nuk pushonin, u larguam.
Të nesërmen ishte edhe me keq, rrethuan e terrorizuan selinë e PD, rrahën e shanë të gjithë gazetarët që hynin e dilnin në redaksi dhe këdo që i binte rruga të kalonte nga selia e vjetër e PD, natën vonë arrestuan me urdhër të Ilir Metës edhe Sali Berishën!

Marrë nga Muri i FB i Nebil Cikes, 5 janar 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.