back to top
6.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Pse poezia është e vështirë për t’u kuptuar, e për pasojë për t’u shijuar… – nga Artan Kafexhiu

Gazeta

Artan Kafexhiu
Artan Kafexhiu
Pse poezia është e vështirë për t’u kuptuar,
e për pasojë për t’u shijuar…
nga Artan Kafexhiu

Pengesa e vetme të kuptosh poezinë, pavarsisht se për kë poet flitet, – mund të jetë Safo, mund të jetë Whitman, Akhmatova, Shelley, Lorca, Neruda e kështu pa fund, – është tendenca e trurit tonë të mësuar, ose prej memeve të trashëguara, – të jetë kryesisht linear, nga pika A në pikën B, dhe shumë literal në komunikim. Proza është shprehja e interpretimit literal të botës. Ne na duhet të sigurohemi, që po kuptohemi, pa ekuivoke, mjafton për ta lexuar e për të nxjerrë kuptimin e drejtpërdrejtë.
Kjo nuk ndodh me poezinë. Poezia e arrirë, me përkufizim nuk është literale. Si formë e lartë arti, flet për një të vërtetë, që qëndron lart në hierarkinë e të vërtetave. Besoj se askush, s’do të më kundërshtojë: të vërtetat dallohen nga niveli i meritave, ku qëndron edhe logjika e hierarkisë. E vërteta e shkallës sipërore ngrihet mbi nivelin e mediokritetit të një të vërtete evidente deri në banalitet, dhe e vetmja mënyra për t’u perceptuar është në mënyrë jolineare, jo literale, e që është autentike, unike për poetin, krijuesin e saj.
Ndaj të duhet të hedhësh përtej dëshirën për të simplifikuar kuptimin e vargjeve, figurave të përdorura, për t’iu larguar sigurisë që të jep një interpretimi literal. Përndryshe, kjo quhet banalizimi i poetikes. Ndaj kur e lexon poezinë, lexoje njëherë në heshtje, lexoje përsëri, pastaj edhe me zë të lartë. Kjo përsëritje është e njohur në lexim për mijëra vite, edhe kur vjen veçanërisht tek poezia, konsiderohet si një eksperiencë artistike. Fjalët, vargjet, kanë një rrugëtim të tyre, kur vjen puna tek leximi e shijimi i poezive. Kadenca e vargjeve, edhe kur s’je në gjendje të nxjerrësh kuptimin në mënyrë intuitive është e bukur dhe evokative në vetvete. Mjafton që poezia të lexohet më shumë se një herë, e ndoshta në distancë kohe e hapsire.

Anna Ahmatova (1889-1966) poetja më përfaqësuese ruse
Anna Ahmatova (1889-1966) poetja më përfaqësuese ruse*
Da të dëgjosh gjëmim(in) – poezi nga Anna Ahmatova

Do të dëgjosh gjemim(in), e t’më kujtosh,
e mendohu: ajo i donte stuhitë. Buza
e qiellit do të marrë ngjyrë t’kuqërreme,
e zemra jote, si dikur, në flakë do të jetë.

Atë ditë në Moskë, e gjitha do bëhet realitet,
kur, për t’fundit herë, do të largohem,
të nxitoj kah naltësitë, për t’cilat dëshiru kam,
duke lanë hijen time me qenë me ty.

-Anna Ahmatova, poetja më përfaqësuese ruse

*Portret i Anna Akhmatova-s, 1915 – nga Nathan Isaevich Altman, poet rus e soviet avant-garde, eksploroi kubizmin, skenograf, dhe ilustrues librash

© Artan Kafexhiu, nga Muri i FB, 6 prill 2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.