Pse Ukraina është aq e rëndësishme
nga Sokol Neçaj
Pse Ukraina ka rëndësi:
*Është vendi i 2-të më i madh për nga sipërfaqja në Europë me një popullsi prej mbi 44 milion banorë.
Ukraina renditet:
*Vendi i 1-re në Europë në rezervat e rikuperueshme të uraniumit;
*Vendi i 2-të në Europë dhe vendi i 10-të në Botë për sa i përket rezervave të xehes së titanit;
*Vendi i 2-të në Botë për sa i përket rezervave të eksploruara të xeheve të manganit (2.3 miliardë tonë, ose 12% e rezervave botërore);
*Vendi i 2-të rezervat më të mëdha të mineralit të hekurit në botë (30 miliardë tonë);
*Vendi i 2-të në Europë për sa i përket rezervave të mineralit të mërkurit;
*Vendi i 3-të në Europë (i 13-të në Botë) në rezervat e gazit (22 trilion metra kub)
*Vendi i 4-t në botë për nga vlera totale e burimeve natyrore;
*Vendi i 7-të në botë në rezervat e qymyrit (33.9 miliardë ton).
Ukraina është një vend i rëndësishëm bujqësor. Ukraina mund të plotësojë nevojat ushqimore të 600 milionë njerëzve:
*Vendi i 1-rë në Europë për sa i përket sipërfaqes së tokës së punueshme;
*Vendi i 3-të në botë për nga sipërfaqja e tokës së zezë (25% e vëllimit të botës);
*Vendi i 1-rë në Botë në eksportet e lulediellit dhe vajit të lulediellit;
*Vendi i 2-të në botë në prodhimin e elbit dhe vendi i 4-t në eksportet e elbit;
*Prodhuesi i 3-të më i madh dhe eksportuesi i 4-t më i madh i misrit në botë;
*Prodhuesi i 4-të më i madh i patates në botë;
*Prodhuesi i 5-të më i madh i thekrës në botë;
*Vendi i 5-të në botë në prodhimin e mjaltit (75.000 ton);
*Vendi i 8-të në botë në eksportet e grurit;
*Vendi i 9-të në botë në prodhimin e vezëve të pulës;
*Vendi i 16-të në botë në eksportet e djathit.
Ukraina është një vend i rëndësishëm i industrializuar:
*Vendi i 1-rë në Europë në prodhimin e amoniakut;
*Sistemi i 2-të i tubacionit të gazit natyror në Europë dhe i 4-t më i madh në botë;
*Vendi i 3-të më i madhi në Europë dhe i 8-ti në botë për sa i përket kapacitetit të instaluar të centraleve bërthamore;
*Vendi i 3-të në Europë dhe i 11-ti në botë për nga gjatësia e rrjetit hekurudhor (21.700 km);
*Vendi i 3-të në botë (pas SHBA-së dhe Francës) në prodhimin e lokatorëve dhe pajisjeve të vendndodhjes;
*Eksportuesi i 3-të më i madh i hekurit në botë
*Eksportuesi i 4-të më i madh i turbinave për termocentralet bërthamore në botë;
*Prodhuesi i 4-t më i madh në botë i raketave;
*Vendi i 4-të në botë në eksportet e argjilës
*Vendi i 4-të në botë në eksportet e titanit
*Vendi i 8-të në botë në eksportet e xeheve dhe koncentrateve;
*Vendi i 9-të në botë në eksportet e produkteve të industrisë së mbrojtjes;
*Prodhuesi i 10-të më i madh i çelikut në botë (32.4 milionë tonë).
.