back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Pseudo-historianit Auron Tare: shkurt, qartë, saktë dhe shqip! nga Adriatik Riza Dosti

Gazeta

Gazetari Adriatik R. Dosti
Gazetari Adriatik R. Dosti

 Pseudo-historianit Auron Tare: shkurt, qartë, saktë dhe shqip!

nga Adriatik Riza Dosti

Mjaft me më pseudo-historinë tënde mbushur plot mllef, urrejtje e fantazi të shfrenuar komuniste kundër figurave të shquara patriotike, atdhetare e nacionaliste shqiptare, që i shërbyen deri në vdekje me ndershmëri kombit dhe popullit të tyre!
Të bësh pjesë në grupimin antishqiptar të pseudo-historianëve të tipit Milo, Ceka, Gjinushi, Xhufi, Klosi, Beqiri, Marengleni, Olsi Jazxhiu, etj. etj. karavidhe të së njëjtës shportë antishqiptare… në të cilën ke kohë që vegjeton edhe ti… gjykoj se s’mund të kesh dot kurresesi as më të voglën të drejtë morale, profesionale, qytetare e historike të merresh me korifejtë e kulturës dhe shqiptarizmës sonë… me shëerbestarë patriotë e atdhetarë të dorës së parë, siç ishin të nderuarit e të respektuarit e Arsimit dhe Letrave shqipe: Ernest Koliqi dhe Martin Camaj, të cilët ti sot kërkon t’ju a paraqesesh shqiptarëve si Agjentë të CIA-s e të FBI amerikane.. dhe armiq të vendit të tyre…
Ti Auron vetë… që ke kohë ë vegjeton andej nga bregdeti shqiptar herë si historian e herë si arkeollog; herë si koordinator e herë si guidator; herë si partiak e herë si “i paanshëm” e që paguhesh prej vitesh me goxha rrogë prej xhepit të taksapaguesve shqiptarë, do të bëje mirë t’u thoje e t’u tregoje më parë shqiptarëve se cili je në të vërtetë! Ti vetë si person e çfarë përfaqëson, e pastaj për Koliqin e Camajn bën mirë t’ua lësh fjalën historisë dhe historianëve tanë të vërtetë… dhe këtu e kam fjalën për ata pak të tillë që nuk komandohen ende as nga politika e as nga politikanët tanë sharlatanë…
Fjala vjen, bën mirë që Ti t’u thuash shqiptareve se ç’rol luaje prej kaq kohësh aty në Butrint kur shkonte e vinte në linjën Sarandë- Korfuz ish Ministri i kulturës Edi Rama së bashku me atë shëmtaraqen gjermane Kristinën të cilën e prezantonte si gruan e tij?!?
.
Auron Tare - në ditët e Rebelimit te 1997
Auron Tare – në ditët e Rebelimit te 1997
Bën mirë t’u thuash shqiptarëve se përse dhe me ç’arësye a qëllim ti vete ndër të parët u përfshive krahas Gjinushit, Zan Caushit, Imamit, Islamit, etj etj. në kryengritjen rrebele e tërësisht antishqiptare, të iniciuar nga forcat e errëta shovinisto-fashiste serbo-greke në Jug të vendit më 1997, që synonin ndarjen e coptimin e Shqipërisë…
Jo në një foto, por në dhjetra të tilla e në video me zë dhe figurë ti shoku Auron Tare, je me kallashnikov në dorë e me gjerdan fishekësh në supe… i superarmatosur për të luftuar kundër kujt?! Kundra vendit dhe popullit tënd?
Ti ishe ndër pjestarët e parë të grupeve të Komiteteve të Shpëtimit Kombëtar… që bëje thirrjet histerike dhe luftënxitëse për të sulmuar Tiranën e për të eliminuar fizikisht malokun Sali Berisha!!
Je po ti Auron Tare që s’ke lënë figurë historike tonën kombëtare pa sulmuar e denigruar, dhe s’ma do mendja se e kë bërë thjesht se ashtu mendon ti e as nga qejfi…!
U bënë disa vite që pikërisht Ti dhe Xhufi… mbroni fort tezën se në Shqiperi nuk ka patur as persekutim politik, as burgje, as tortura, as të vrarë e të zhdukur si kundërshtarë të regjimit komunist e madje as internime e kampe famëkëqinj si ai i Tepelenës etj. etj. të cilët sot poshtërsia juaj njerëzore kërkon t’ju a paraqesë shqiptarëve jo si Kampe Internimi por si Shtëpi Pushimi?!
.
Tare & Xhufi - falsin për Kampin e Tepelenës si Kamp Pushimi
Tare & Xhufi – flasin për Kampin e Tepelenës si per nje Kamp Pushimi
Dhe po të shohësh sadopak prejardhjen tuaj familjare, tënden dhe të Xhufit si dhe shërbimet që familjet tuaja i bënë atij regjimi të djeshëm gjakataro-sadisto-komunist… bindesh plotësisht përse ju e bëni këtë gjë me kaq zell, duke marrë mbi supe edhe imoralitetin njerëzor, pafytyrësinë por edhe urrejtjen e çdo shqiptari të ndershëm e patriot…
Thuaju shqiptarëve se çfarë folët dhe biseduat para një muaji me shokun për kokë të Ramës me atë llapaqenin e neveritshëm italian Sgarbin, që bëri shpikjen e madhe… teksa na e zbuloi qytetin tonë të lashtë e historik të Bylisit: si qytet grek!!!
Tregoju shqiptarëve se kush po i thyen e shkatërron monumentet e vlerave të rralla kulturore, antike e kombëtare tonat në Butrint, Apolloni e gjetkë… Ok… se o i di ti o s’i di tjetërkush…
.
Tare & Sgarbi - duke zbuluar Bylis si qytet grek
Tare & Sgarbi – duke zbuluar Bylis si qytet grek
Tregoju shqiptarëve, se si ka mundësi që yt vëlla Igli i dërgon Edi Ramës një Carter privat serb në Tiranë përmes të cilit e fton të shkojë në Itali për të parë skuadrën e tij të zemrës: Juventusin…
Dhe së fundi o Auron… për t’ju përmbajtur asaj çka kam thënë në fillim të kësaj replike të detyruar me ty… dua të ta bëj ty të parit të qartë publikisht e pastaj edhe të gjithë bashkëkombasve të mi faktin se as Koliqi e as Camaj të cilët e shkrinë jetën e tyre në dobi të arsimit dhe të letrave shqipe, e në të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk mbajtën mbi supet e tyre Arkivolin e Diktatorit Enver Hoxha siç e mbajti yt atë: Isa Tarja… Ok!!!
Por ata mbajtën mbi supe hallet e Atdheut të tyre dashurinë e mallin e Shqipërisë në zemër e në shpirt dhe jo shpirtligësinë e antishqiptarizmin tënd e të Ramës me shokë që ua keni kthyer shqiptarëve Atdheun e tyre në një Ferr të vërtetë!!!
 .
Marrë nga muri i Fb i A. R. Dostit, 7 korrik 2020
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.