back to top
5.5 C
Tirana
E martë, 24 Dhjetor, 2024

Publikimet duhen bërë duke marrë përsipër përgjegjësi personale – nga Drita Ivanaj

Gazeta

Drita Ivanaj
Drita Ivanaj

Publikimet duhen bërë duke marrë përsipër

përgjegjësi personale

nga Drita Ivanaj*

Vërej, me hidhërim të thellë, se në gazetën e së shtunës së kaluar, prof. Nasho Jorgaqi ka botuar një artikull tjetër për xhaxhanë tim, Mirash, ku bëhen deduksione të pavend dhe të pasakta për jetën dhe veprën e prof. Ivanajt. Nuk është hera e parë që ky person vepron kësisoj, duke shfrytëzuar emrin e familjes sime për qëllimet e veta politike.
Në vitin 1997 ai shkoi deri atje sa të botojë, nëpërmjet shtëpisë botuese “Toena”, një dorëshkrim të plotë, privat, të xhaxhait tim hartuar kur ai u largua nga Shqipëria në vitin 1939, edhe pse në dorëshkrim ishte specifikuar qartë se një veprim i tillë nuk mund të ndërmerrej pa pëlqimin tim. Më pas unë u takova me prof. Jorgaqin dhe i kërkova shpjegime se pse jo vetëm kishte përdorur për qëllimet e veta politike materiale të paautorizuara, por edhe pse kishte zgjedhur një kopertinë të padenjë për botimin, për çka ai vetë ma pranoi se kishte vepruar gabim.
Në një artikull tjetër të botuar pak vite më pas në revistën “Klan”, ai përsëri përdori materiale të Ivanajt, me pretendimin se e kishte siguruar lejen time për të vepruar ashtu. Kjo nuk është aspak e vërtetë, sikurse nuk janë të vërteta disa prej implikimeve të artikullit të tanishëm. Ai përsëri i referohet librit të mësipërm (i cili u hoq nga qarkullimi me kërkesën time), dhe vijon të përdorë episode nga jeta personale e Mirash Ivanajt, për të projektuar mbi to pikëpamjet dhe deklaratat e veta politike.
Dr. Mirash & Prof. Martin Ivanaj 1930
Dr. Mirash & Prof. Martin Ivanaj 1930
Edhe pse jetojmë në një kohë kur kushdo mund të shkruajë çfarë dëshiron, kjo duhet bërë duke marrë përsipër përgjegjësi personale për çfarë botohet dhe jo duke përdorur jetën e dikujt tjetër për të nxjerrë përfitime personale, sidomos kur është fjala për të arritur qëllime të natyrës politike. Për shumë vite me radhë, prof. Jorgaqi ka pasur privilegjin të ketë në dispozicion materiale arkivore përndryshe të mbyllura për publikun, por kohët tashmë kanë ndryshuar, dhe atij i duhet të kuptojë se duke vijuar me praktika të vjetra, po i ekspozohet veprimit të ligjit; dhe pikërisht, të atij ligji që Shqipërisë i duhet të zbatojë, nëse dëshiron të bëhet partner i përnjimendtë në shoqërinë e sotme demokratike.
Marrë nga gazeta “Shekulli” 29 maj 2008
.
*Autorja është Presidente e “The Martin and Mirash Ivanaj Foundation”, SHBA
.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.