Pushtete që prodhojnë krim…
nga Kazanova Aliaj
Përmbysja ndodhi dhe bashkë me internacionalen, që ishte refren i ferrit të tyre e ku jeta u bë getoja më e inkriminuar e Europës, ku realizohej ferri i njerëzve dhe qytetarëve, që kishin investuar për të dale përtej kufijve të injorancës. Ky investim u bë monedha e tyre: vrasja e shpirtit, besimit dhe shpresës për të ecur me hapin e kohës!! Kjo ishte përmbysja e madhe!!
Po kush e ndali, kush e anatemoi fatin e këtyre njerëzve, që kishin dalë mbi sistemet dhe kohën, pra ky vend kishte njerëz, që pretendonin dhe ky pretendim i tyre u kthye në anatemim… çfatalitet!!
O Zot, në një vend kaq të vogël, nuk kishte më as mbret, as shtet, as liri, as besim, as muzikë, as liri mendimi e veprimi… kishte vetëm një pervers, që ndërtonte, burgje, burgje dhe vetem, burgje…!! Dhe këtë e dëshmojnë njerëzit me mënyrën e tyre: si dje edhe sot dhe e do të vazhdojnë edhe nesër, pse ende ndjehen të papërfillshëm nga bijtë e monstrës… Asht normale, se këto janë pjellat e një deformimi gjenetik e social, që nuk ka si të prodhojnë as programë, as shtet dhe progres, por kanë vite e vite e vite që prodhojnë: krim, krim e vetëm krim!! E gjithçka asht e inkriminueme, dhe kjo u duket e natyrëshme dhe mbrohet, me ligjet e tyre e kush reagon, ndëshkohet sipas modeleve të tyre… të cilat janë vetëm produkte të diktaturës… barbarizëm i moderuar, në shërbim të pushteteve vrastare, refren i vdekjes, gjë e cila u duket mëse e natyreshme, o Zot!! Vëllavrasësit e pabesë, në terrin e natë e të pabesë edhe me Zotin, vrisnin e vrasin atëhere dhe sot, gjithçka jashtë dhe mbrenda njeriut, mendjen dhe trupin e kujdo që nuk i pranon dot! Asgjë nuk kanë ndryshuar edhe mbas kësaj ikje biblike, pesha e krimit asht shtuar!! Tashmë pretendimi i idividit, drejt progresit dhe investimi për progres dhe ndaljen e dhunshme të kësaj diktature, asht një nga dëshmitë më rrënqethëse të një realiteti vrasës, i cili si re e zezë rrinte e rri mbi kryet e qytetarëve shqiptarë në kohra, si atëhere dhe sot!! Njerëzit kanë tentuar me të gjitha modelet e mbijetesës, po nuk ia kanë dalë, jo se nuk duan, po janë të pafuqishëm, sepse diktatura dhe veglat e sajë të amortizuara, vazhdojnë ta kultivojnë krimin dhe ligji i getos ishte e vazhdon të jetë, prioritet kudo e në gjithçka të jetës së një kombi fatkeq, e i tradhëtuar nga pjellat e deformueme të diktaturës, që premtuan lirinë me drapërin që korrën vdekje më shumë se grurë prej tokës së lodhur, ndërsa mijra kufoma treteshin pa varr!! Ky krim natyrisht si smog, u shtri ngado e gjithçka, dalë-ngadalë mori formën e kontaminimit e nuk kishte asgjë ta ndalte!
Këto modele bastarde të shekullit e filluan goditjen, në shpirtin dhe besimin e njerzëve, ata dërmuan e vrane atë shpirt të lirë e vranë besën e të gjithë, si Kaini e Abeli, vrisnin e tradhëtonin njeni tjetrin: mënxyrë!! E përdorën artin dhe kulturën, si vraseëse të shpirtit dhe me artin e dogmatizuar e përdhosën shpirtin, e me ateizmin si kult i krimit shpirtëror vranë përmes maskave besimin dhe glorifikuan diktaturën dhe diktatorin, duke krijuar kultin e pushtetit u shtrinë përmes artit vrasës, mbi gjithçka, që shkonte drejt purifikimit të shpirtit e mendjes, gjithçka vetëm për turbullimn e mendjes, në mënyrat me diabolike e me vrasese!!
O zot jeta tashmë jetohej mes djajsh!! Dhe arti, i cili mbante peshën më të madhe të formimit njerëzor, tashmë u tjetërsua, arti po zhgarraviste koshiencën e subkoshiencën njerzore, turbullonte trurin e llogjikën e krijesave, që degjeneronin çdo ditë në kufoma!! Me tentakula meduzash ata fshinë klasiken, si parametër e potencial jetik dhe e ndalen dimensionin human të artit, pushkatuan, burgosën dhe internuan elementet me të fuqishëm; zhytën nën dhè, e ndër burgje e katakombe të nëntokës, murosën gjallë dhe groposën ata që dëshmonin të vërteten përmes fjalën së tyne artistike!! Jo s’kishte më art, ai ishte dhunuar, kishte vetëm demaogji dhe dogma dhe kush i fuqizonte këta dy tregues të fuqishëm të rrënimit, që glorifikonin pushtetin vrasës të diktatorit, Ai ishte Gjeni!! Vetëm kështu prodhoheshin, Gjenitë: mostra të krimit, nëpërmjet deformacionit të së vërtetës dhe glorifikimit të diktatorit dhe diktaturës! E zhytën jetën e popullit e të kombit në llumin e pushteteve, që prodhonin vrasje të subkoshiencës, duke e rikthyer një komb të tërë në vendin e vetëm në botë, të kërmave të gjalla dhe të vdekurve të pakallur.
O Zot, Zeusi kishte goditur me shtatë shigjetat e veta këtë komb fatkeq!!
Ky anatemim s’kishte mundur të realizohej as në mitologji, as me Pompein e as me Trojën!!
.
Këtë, që realizuan këto monstra e bastardë me diktaturën e tyre makabre!! Kjo ishte nga rastet më flagrante në historinë e kombeve, ku diktatura shkoj përtej çdo limiti!! U deshën vetëm ikjet biblike, ku njerëzit iknin me çdo mjet e mënyrë, si mijtë nga mortaja, dhe ky ishte një mallkim, një mallkim masiv i paparë, që edhe ndër filma nuk qe realizuar ndonjëherë, kaq natyrshëm siç ndodhi këtu ndër ne!! Pushtetet tashmë, po prodhonin krime të reja për vrasjen e subkoshiences njerëzore, për ta kultivuar krimin e në çdo qelizë të jetës dhe për t’i dhënë kohë pushteteve vrasëse fuqizohen!! E vrasja bashkë me internacionalen e tyre me refrenin e lirisë së vrarë ishte dhe mbeti, kryefjalë e veprës së tyre, që i fuqizonte çdo minutë, ku edhe ajri duket se kishte frymë vrasjesh!! Sepse diktaturë, do të thotë vrasje jo vdekje! Vdekja vjen prej Zotit, po kjo, ku vritesh shpirti e trupi bashkë, e ky realitet i kontaminuar nga krimi a mund të purifikohet me frymën e vrasjeve që sjellin këto pushtete!!
E këtu, ku unë lexoj, ku edhe pak të tjerë me shkrimet e tyre, i trokasin kujtesës kolektive, n’ato porta, ku të mund të hyjë sado pak dashuria njerëzore dhe një lutje në emër të njerezores… Mjaft më me kadavra, shoqëria nuk ndërtohet me kadavra! Ndjej trokitje të forta… sepse getot e botës, jane kthyer në muze… sepse shoqëria njerëzore rend drejt progresit dhe kambanat e ndëshkimit, po bien, ka kohë që bien përherë e më fort, në këtë vend, ku ligji asht shurdh-memec!! E këto këmbana, nuk janë Sirenat e Uliksit, nuk janë marramendja e marinarëve, që nuk dinë se në cilin breg të ndalen nga Sirenat e t’i mbajnë veshët mbyllur, nga thirrjet e tyne!! Jo këto këmbana janë alarmi, që koshienca e subkoshienca njerëzore thërret, për një shlyerje të asaj që është harruar. Kjo tashmë është një proces, që do të ndodhë, patjetër që do të ndodhë!! Janë trokitjet e koshiencës njerëzore, që trokasin në dyert e ligjit e të drejtësisë; që janë mbyllur dhunshëm, nga diktatura e diktatorët, që e mohuan ligjin e jetës së njeriut të lirë!E kjo trokitje shpejt, do shndrrohet në një oshëtimë e kjo po ndodh. Mjerë kush nuk e dëgjon! Duhet të hapen dyert e shpirtit, jo portat e ikjes, nga një kontinent në tjetrin, po atje shkohet me pashaporta e jo pa shpirt, se mendjet e traumatizuara e vrasin shpirtin, nga diktatura, që e djallosi individin e i ktheu njerëzit në kadavra të pashpirta që lëvizin si kufoma!! E kjo që ndodhi me një komb ku legjendat thonë, që ka qenë Logu i Zanave, diku vend herojsh e vend shqiponjash, ku ka kohë që korbat krrakavisin, mbi kufoma, pa identitet, të harruara e të hedhura si kavje getove!
Për sot kaq, tjerat i ndigjoni në parlament. Ka mjaft nga këta bastardë edhe në parlament!! Nëse mundeni, mos i lini pa parë dhe pa dëgjuar, nëse do ndjeni artikulimin e ndonjë thirrjeje njerëzore, janë thirrjet e varreve të humbura që kërkojnë shpagim, dhe ulërimat si kafshe, në at faltore të fjalës, që vetëm kuvend nuk ka qenë kurrë, veç një mejhane pazaresh të ndyra, ku u ndye e po ndyhet fati i këtij kombi pa fat prej këtyre bastardëve pa fe e pa gjini, janë ulërimat e xhunglës, ku nuk ka shpirt e mendje; ka vetëm grykësi grabitqare hjenash, që nuk nginjen me viktimat e tyne!! Ne sot jemi xhungla më e egër, në mes të Europës, ku vrasësit çirren ende me internacionalen dhe refrenin e vdekjes, n’emër të pushteteve vrastare!! Ky asht tashmë vendi ynë, atdheu ynë, guva e korbave, ku shqiponjave ua kanë prishë e ua djegë folenë, ku mimozat dhe pemët nuk çelin më lule, për ditët e festave, por janë lulet e dhimbjeve të të të ikurve, që kthehen në atdhe, të vrarë ose që vriten në atë tokë, ku nuk erdhi kurrë Liria!!