back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

“Pylli i thuprave” i Gustav Klimt simbas Ilirjana Stankaj

Gazeta

Gustav Klimt – Birch Forest
Gustav Klimt – Birch Forest

“Pylli i thuprave” i Gustav Klimt

simbas Ilirjana Stankaj

Nji ndër pikturat ma interesante të peizazhit, në artin botëror, asht “Pylli i thuprave” i Gustav Klimt.
Autori krijon aty nji tip strukture vertikale pa kufij…
Secili element i pyllit, si: thuprat, gjethet e rëna, madje edhe vija e horizontit, shihet qartë se nuk i shpëtojnë sensit të rregullit (që kryeson gjithmonë në veprat e Klimt)!
Shumë interesant asht përdorimi i ngjyrës së artë. Perceptimi i saj si dukuri e ndritshme e diferencon Klimt-in nga të gjithë impresionistët. Klimt nuk zgjedh nji gjendje të ndritshme të dritës – siç ndodh tek të tjerë piktorë të shquar, si p.sh tek Monet, por krijon nji burim të artë; gjethet evokohen përmes nuancave të vendosura nëpër segmente të vogla ngjyrë kafe, kafe-portokalli, të kuqe-portokalli, portokalli … Zgjedhja e segmenteve, përveç reflektimit të idesë së nji rendi (që kryeson pikturat e Klimt), me sa duket ka edhe funksionin e krijimit të nji stabiliteti të perceptimit, ndërkohë që syni të kap nji tip “ndërveprimi” midis vijave vertikale të trungjeve dhe vijave horizontale të gjetheve. Prania e vijave të drejta vertikale dhe e segmenteve të vogla horizontale të krijon idenë e nji pëlhure me fije ari. (Prandaj piktura mund të përcjellin tek njeni-njeni vëzhgues i saj edhe impresionin e diçkaje të butë…?)
.
Marre nga muri i Fb i Ilirjana Stankaj, 24 tetor 2020
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.