back to top
4.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Qasja botёkuptimore e Havzi Nelёs nga Alfred Nela

Gazeta

Poeti Havzi Nela (1934-1988)
Poeti Havzi Nela (1934-1988)

Qasja botёkuptimore e Havzi Nelёs

nga Alfred Nela

Sistemi i ndёshkimeve i ndёrtuar nё periudhёn e komunizmit, ishte njё ndёr mё mizorёt pёr sa u pёrket formave dhe mёnyrave tё dёnimit. Hierarkia e dёnimeve ishte e pёrmasave mё barbare qё mund tё kishte njohur historia njerёzore. U pushkatuan, u varёn, u dёnuan, shumё tё pafajshёm nё mёnyrё tё egёr dhe çnjerёzore. Mijёra njerёz tё urtё dhe tё fjalёs sё lirё, u torturuan nё forma tё paprecedenta dhe jashtё pёrfytyrimit njerёzor. Njё ndёr ta, ishte dhe dёnimi dhe ri-dёnimi i poetit Havzi Nela. Ai u var nё mes tё qytetit tё Kukёsit, nё njё kohё kur nё Evropё dhe kontinent, ekzekutime tё tilla, ishin ndaluar me kohё. Forma e ekzekutimeve qё ndoqi shteti Enverist, ishte i ngjashёm me ekzekutimet e periudhёs mesjetare. Persekutimi i intelektualёve dhe i njerёzve qё kёrkonin lirin e shprehjes, ishte kthyer nё njё spektakёl rutinё pёr publikun e gjёrё tё nёnshtruar dhe admiruesit e sistemit diktatorial.
.
Alfred Nela
Alfred Nela

Fjala e lirё dhe liria pa fjalё

Sokrati edhe pas 25 shekujsh do tё helmohej. (Osho)
Tё shkruash dhe flasёsh pёr Havzi Nelёn, ёshtё sa e lehtё, po aq dhe e vёshtirё. Ёshtё e lehtё sepse, ai u la pasardhёsve tё gjithё mendimet e tij, tё shkruajtura nё letёr me gjuhёn e tij tё zemrёs, mendjes dhe shpirtit. Shkrimet e tij, ai i la qё tё kuptoheshin nga tё gjithё, pavarёsisht prejardhjes shoqёrore, edukimit apo statusit social. Ёshtё e vёshtirё tё flitet pёr tё, sepse vuajtjet dhe pёrjetimet e tij, janё neglizhuar dhe anashkaluar nga ai sistem, qё krijoi shoqёrinё e kontrollit dhe tё ndёshkimit. Idealet qё kishte nё mendje, dhe ato qё kishte rrёfyer dhe shkruar nuk gjetёn vendin dhe destinacionin e duhur. Vizioni i Havzi Nelёs, ishte shumё pёrpara tё tjerёve, ishte rreth gjysёmshekulli inerci, kjo duket qё nё arrestimin e tij, qё daton nё vitet 1967. Kauza e tij ishte pёr liri, drejtёsi dhe barazi. Ai nuk kishte kauzë personale, por tё gjithё idetё qё kishte, ishin nё shёrbim tё tё gjithё njerёzve pa dallime. Kёrkesat e Havzi Nelёs, ishin pёr njё shoqёri tё emancipuar, ashtu siç Evropa kishte filluar t’i bёnte me kohё. Ai gjithmonë dёshiroi tё sjellё “Mbinjeriun” e Niçes nё atё realitet tё krijuar.
Ja si e pёrshkruan Niçe “Mbinjeriun”, tё cilёn dhe poeti Nela, e kishte tё ngulitur nё mendjen e tij: “…Mbinjeriu do tё jetё i rrallё, por ai ёshtё etapa pasardhёse e evolucionit njerёzor. Historia ecёn jo drejt njё “njerёzimi” tё zhvilluar abstrakt, por drejt lindjes sё njerёzve tё jashtёzakonshёm. Ky objektiv ёshtё mbinjeriu… – thotё Niçe. Por njeriu nuk do tё jetё produkt i njё procesi mekanik tё evolucionit. Vetёm kur individёt mё tё lartё tё kenё guximin pёr tё rivlerёsuar tё gjitha vlerat dhe pёr tё reaguar tё lirё ndaj vullnetit tё tyre tё brendshёm pёr pushtet, vetёm atёherё mund tё arrihet etapa tjetёr. “Njeriu ёshtё diçka qё duhet tejkalohet”, dhe ёshtё mbinjeriu ai qё pёrfaqёson nivelin mё tё lartё tё zhvillimit dhe tё shprehjes sё fuqisё fizike, intelektuale dhe emocionale. Mbinjeriu do tё jetё, njeriu vёrtet i lirё, pёr tё cilin asgjё nuk ёshtё ndaluar pёrveç asaj qё pengon vullneti pёr pushtet…” (Stumpf; 2008).
Siç shihet, Niçja kishte si vizion naltёsimin e mendjes njerёzore, ndёrsa Nela kishte si devizё emancipimin e individit nё njё vend ku shtypja dhe horrori ishin nё nivelet mё tё lartё. Ai nuk kishte kёrkesa personale, por vetёm individi tё lejohet tё shprehё lirshёm fuqinё intelektuale dhe shpirtёrore, qё e mban tё brendёsuar dhe tё ndrydhur.
Pas Revolucionit Francez, format e pёrgjithshme tё praktikёs penale u reformuan. Para kёsaj periudhe mёnyrat e ndёshkimeve ishin disa llojesh si: vdekja, punё nё galeri ose punё tё detyruara, kamzhiku, pranimi publik i fajit etj. Siç shihet pёrveç kamzhikut tё gjithё format e tjera tё dёnimit u aplikuan nё periudhёn diktatoriale. Ekzekutimet publike, u bёn njё shprehi e zakonshme pёr njerёzit qё kishin pikёpamje ndryshe nga ai i pushtetit. Nё mesjetё njё formё e ekzekutimeve publike, njihej me emrin “ceremonia e trekёmbёshit”, ose dёnimi me varje. Riti i ekzekutimit publik nёnkuptonte, nevojёn qё i dёnuari tё pranonte vetё fajёsinё, pёrmes rrёfimit shpeshherё tё detyruar, gjithashtu dhe publiku tё bindej pёr fajёsinё e tё dёnuarit, apo tё kuptojё fuqinё e autoritetit (Foucault; 2010). E njёjta praktikё u ndoq edhe me varjen e poetit Havzi Nela, nё prag tё shembjes sё Murit tё Berlinit.
.
Havzi Nela i ri, me veshje tipike
Havzi Nela i ri, me veshje tipike

1.Njeriu i partisё dhe partia pa njerёz

Krijimi i “homo sovjeticus”, nё vend qё tё ndalonte ishte perfeksionuar akoma mё shumё, duke u pasuruar me veçori tё reja, si “mendimi i dyfishtё” them njё gjё e mendoj njё tjetёr. Marta Dell´Asta, studiuese italiane. (Nikolla; 2012).
Instalimi i sistemit parti-shtet, ishte shumё i rёndë pёr vendin dhe individin. Ai nё fillim u tregua si qёllim-mirё, por mё vonё u ashpёrsua nё ekstrem. Qysh prej themelimit tё partisё komuniste shqiptare nё nёntor tё 1941, lёvizja e Enver Hoxhёs dhe tё partisё sё tij, kishin qenё po aq politike sa edhe ushtarake. Qёllimi i enverizmit pёr marrjen e pushtetit u ekspozua me kujdes, kur dukej qartё se raportet kishin ndryshuar dhe fitorja do tё shkonte nё favor tё forcave antifashiste. Nё programin e themelimit tё PKSH, thuhej se “do tё pёrpiqej pёr bashkimin e tё gjithё shqiptarёve pa dallim feje, krahine e ideje, kundёr pushtuesit fashist dhe do tё vendoste njё qeveri demokratike popullore”. Vite mё vonё nё njё radiogram qё gjeneral-kolonel Enver Hoxha, me cilёsinё e kryeministrit tё qeverisё provizore, i dёrgon gjeneral Dali Ndreut, mё 17 nёntor 1944, dhe thotё: “Tё organizohen burgjet dhe fushat e pёrqёndrimit dhe tё burgosen tё gjithё ata elementё tё akuzuar me faje tё mёdha, me tradhёti tё naltё dhe bashkёpunim tё hapёt. Bёni kujdes. Kapni, arrestoni dhe ekzekutoni njerёz me ndikim qё tё bёhen shembull pёr tё tjerёt. Kёta bёjnё pёrshtypje nё popull…!”
Sistemi diktatorial nё Shqipёri po vinte çdo ditё e mё shumё duke u shtёrnguar dhe po bёhej mё kokёfortё dhe i rreptё. Enver Hoxha, vuante gjithmonё nga dyshimi, mosbesimi dhe paranoja. Njerёzit si Havzi Nela, iluministё, mёndjehapur, tё shkolluar dhe intelektualё, ishin target – grupi mё i survejuar nga sistemi kanibal i krijuar nga ai. Po ky grupim individёsh pa prova, pa fakte dhe pa dёshmi mund tё ishin dhe cilёsoheshin si armiq tё popullit. Nё lidhje me armiqtё Enver Hoxha, mё 21 Shkurt 1951, i dёrgon letёr Stalinit ku shkruan: “Armiqtё e brendshёm dhe tё jashtёm nuk do tё arrijnё kurrё tё gёrvishtin dashurinё dhe besnikёrinё e pakufishme qё ka populli ynё pёr ju dhe Bashkimin Sovjetik” (Sufaj; 2012).
Me kalimin e viteve, Enver Hoxha e forcoi pushtetin e tij nё maksimum, tё gjithё aparati shtetёror u vu nё funksion tё tij. Pushteti legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqёsor, u njehsuan dhe kaluan plotёsisht nё dorёn e tij. I ashtuquajturi pushteti gjyqёsor kaloi nёn kontrollin e tij dhe rrjedhimisht vendimet miratoheshin nga ai vetё.
Lidhur me kёtё situatё nё vitin 1967, me vendim nr: 57 tё Byrosё Politike tё Komitetit qendror tё PPSH, mbi suprimimin e avokatisё, u hoq institucioni i avokatisё, me motivin, se: “…gjykatat dhe prokuroritё, si organe tё popullit e tё diktaturёs sё proletariatit mbrojnё ligjet e ligjshmёrinё socialiste dhe tё drejtat e qytetarёve, dhe se avokatia si profesion nё kushtet e vendit tonё nuk shihet e nevojshme…” (Sufaj; 2012).
Periudha diktatoriale, ishte njё nga pushtetet mё tё rrepta qё ka pёrjetuar njerёzimi pas mesjetёs. Institucioni i burgut dhe manipulimi i masave ishte kryefjala e asaj kohe. Individualiteti duhet tё shndёrrohet nё ndёrgjegjen kolektive tё partisё-shtet dhe tё idealeve komuniste. Nё edukimit komunist, hyjnё nё mёnyrё organike, edukimi i patriotizmit socialist dhe i internacionalizmit proletar, formimi i botёkuptimit shkencor materialist-dialektik, edukimi i qendrimit komunist ndaj punёs e pronёs shoqёrore, formimi i psikologjisё sё re kolektiviste, edukimi i sjelljes sё kulturuar komuniste etj (Nikolla; 2012).
Havzi Nela ishte njё kritik, emancipues i edukimit qytetar dhe heretik i pushtetit. Ai çdo fjalё, mendim apo shkrim e kishte pёr tё gjithё njerёzit e pёrvuajtur, tё manipuluar dhe tё nёnshtruar. Ai nuk e jetoi jetёn e tij nё kohё, jeta e tij ishte para kohe, ai jetoi nё kohёn e ardhme. Parashikueshmёria e tij, pёr njё tё ardhme mё tё mirё ishte shumё e saktё. Ai nuk ishte vetёm njё kundёrshtar i atij, regjimi, por poeti Nela nё mendjen e tij kishte ndёrtuar njё sistem tё pёrgjithshёm mendimi mbi shoqёrinё, ai i trajton qartё si duhet tё jenё raportet dhe marrёdhёniet mes familjes dhe shtetit apo shoqёrisё dhe pushtetit. Nёpёrmjet rrёfimeve tё bashkohёsve tё tija poeti shprehet: “Shpejt gjithçka ka me marrё fund. Ne do mbyllim shumё gjana dhe do sillemi si njerёz, se pёrndryshe nuk e merr kurrw vetin Shqipnija. A lahet gjaku me gjak? Nuk lahet se bahet nji pellg tjetёr gjaku qё s’e lan e s’mundet me e la kurrёn e kurrёs tё parin. Sa pёr Enver Hoxhёn, balta e zezё shumё shpejt ka me ia mbulue emnin, edhe nё rast se ia pёrmend kush, ka me ia pёrmend me pёrbuzje. Punёt janё pёr mirё. Ky regjim do tё pёrmbyset shumё shpejt. Krejekrejt, po e ka rrёzue pёr tokё, ekonomia e dobёt. Njё skamje qё me tё trishtue. Shumё mё keq se para vitit ’67 kur kam hy nё burg. Do tё hyjmё shpejt nё Bashkimin Evropian. S’do ketё ma kufij, por do jenё vetёm formalё. Edhe nё Kosovё kemi me hy shpejt lirisht” (Palushi; 2008).
E tillё ishte dhe poezia e tij “Fryma e Helsinkit”, qё nё atё periudhё ishte risi nё krijimtarinё letrare tё kohёs, gjithashtu ngjalli shumё debate dhe irritim pёr pushtetin dhe qarqet intelektuale.
Nё vitin 1967, Havzi Nela kishte reaguar haptas dhe bindshёm ndaj tre kёrkesave tё qeverisё, si futja nё kooperativёn bujqёsore, prishja e kishave dhe xhamive, ndёrrimi i veshjes. (Populli asht i sёmurё, tri gjylpana menjiherё nuk e shёrojnё, por e shkatёrrojnё).
.
Botim poetik i Havzi Neles (pas vdekjes)
Botim poetik i Havzi Neles (pas vdekjes)

Jeta nё burg dhe burgu pa jetё

Poeti Havzi Nela, kaloi njё jetё tё pёrvuajtur, veçanёrisht vitet e burgut e stёrmunduan, lodhёn dhe e dёmtuan si psikologjikisht dhe fizikisht. Torturat, presionet dhe ndёshkimi i ushtruar ndaj tij, ishin nё nivele kafshёrore. Ai provoi dёnimin disa herё nё forma dhe nё situata tё ndryshme. Antikonformisti politik Havzi Nela, mёnyrёn se si e kaloi jetёn nё burg mund tё krahasohet, apo tё merret si personazh i veprave tё Dostojevskit, Cvajgut apo Sartrit. Pas ridёnimeve tё njёpasnjёshme ai u dёshpёrua dhe e kaploi njё ndjenjё pafuqie dhe dёshpёrimi, ku shprehet: “S’po ma lan vendin me ndejtё rehat as n’Arrёn. Mё kanё lodhё nё shpirt. Vёshtirё se kam jetё derisa tё mbarojё internimin. Nё burg kisha shokё, kurse kёtu nё Arrёn e kam tё pamundshme tё kem shoqni. As me bishat sikur tё due me bisedue nuk mё lejojnё. Nё vetmi, pa njerёzit e mi, pranё vetёmqyqe!”.
Tek njё i dёnuar, dy janё fenomenet psikologjike torturuese qё e shoqёrojnё, porsa ai futet nё burg. Sё pari, ёshtё mungesa e privatёsisё dhe sё dyti, ёshtё vetmia qё pёrjeton secili prej tё dёnuarve. Nё asnjё institucion tjetёr mё shumё se nё burg, nuk ёshtё e mundur qё tё pёrjetohen paralelisht tё dyja kёto gjendje nё tё njёjtin person, qё nё mendimin e parё, duket sikur kanё lidhje shkak-pasojё. Nё fakt nё veprat e autorёve tё mёdhenj, qё kalojnё caqet e shkrimtarёve duke u renditur nё rradhёn e filozofёve, psikologёve apo edhe pёr institucionet e ndёshkimit, tё dyja kёto gjendje janё bashkёshoqёruese tё vazhdueshme tё njё tё dёnuari, tё njё tё izoluari. Ja si e rrёfen Dostojevski gjendjen e tё dёnuarit nё burg:
Mё duhej tё vёrej kalimthi se pёr shkak tё ёndёrrimeve dhe tё izolimit tё gjatё ne, tё burgosurve, liria na dukej si mё e lirё se liria e vёrtetё, domethёnё se liria qё ekziston nё tё vёrtetё nё realitet. Tё burgosurit e hiperbolizonin idenё e lirisё reale dhe kjo ёshtё krejt e natyrshme dhe karakteristike pёr çdo tё burgosur. Ndonjё ordinancё i shqyer e i leckosur oficerёsh na dukej gati mbret, gati njё ideal i njeriut tё lirё nё krahasim me tё burgosurit, pёr shkak se ai nuk kishte rruar kokёn, nuk kishte pranga dhe nuk e shoqёronte roja… Sa rini ёshtё varrosur mё kot brenda kёtyre mureve, sa forca tё mёdha kanё shkuar kot kёtu! Mё duhet t’i them tё gjitha, pa fshehur asgjё: kёta njerёz janё tё jashtёzakonshёm. Mbase kёta janё njerёzit mё tё talentuar, mё tё fortё midis tё gjithё njerёzve qё pёrfshin populli ynё. U morёn mё qafё njerёz tё fuqishёm, u mbytёn nё mёnyrё jonormale, tё paligjshme dhe pёrgjithmonё. Po kush ёshtё fajtor? Po, po, kush ёshtё fajtor?
Gjithashtu dhe personazhi i Cvajgut, qё gjendet i izoluar nё njё dhomё hoteli, komunikon me veten. Fillimisht tregon ai qё tё mund tё bёja diçka, fillova tё recitoja vjersha dhe tё sillja ndёrmend gjithçka qё kisha mёsuar dikur pёrmendёsh, kёngё popullore, vjersha etj. Ashtu si personazhi i Cvajgut dhe Havzi Nela, njё pjesё tё madhe tё jetёs sё tij nё burg e kaloi duke shkruajtur poezi. Njё pjesё prej tё cilave nuk kishte ku t’i shkruante dhe u detyrua t’i mbaj nё mendje pёr njё kohё tё gjatё. Letёrsia ishte i vetmi mjet qё ia kaloi qёndrimin e tij nё burg. Por linja enveriste kishte orientim tjetёr pёr artin dhe letёrsinё, duke theksuar se: “Arti vihet nё shёrbim tё masave tё gjёra popullore dhe shndёrrohet nё njё armё tё fuqishme tё edukimit estetik, tё edukimit komunist, tё pёrhapjes nё shoqёri tё idealeve mё tё larta social-artistike, tё idealeve estetike…” (Nikolla; 2012).
Poeti Havzi Nela, kishte devizёn e tij tё krijimtarisё, duke mos u pajtuar asnjёherё me kriteret e krijimtarisё, arsimimit apo idealeve social-artistike tё asaj diktature. Kushtet e burgut ishin shumё tё vёshtira, gjithashtu edhe sjellja e policёve dhe e hetuesve, ia vёshtirёsonte qёndrimin e tij. Lidhur me sjelljen e tё dёnuarve ka shumё dёshmi nga tё burgosurit, njё ndёr ta ёshtё dhe ai i Bedri Spahiut. Sipas Spahiut ish prokuror i pёrgjithshёm nё vitet e para tё pushtetit komunist, rrёfen se hetuesi gjatё komunikimit me tё pandehurin shfaqte shenja tё arrogancёs, prepotencёs, torturave fizike, psikike dhe simbolike. “Prepotenca ёshtё ajo gjendje nё tё cilёn i izoluari i nёnshtrohet arbitraritetit mё tё shfrenuar qё kombinohet me njё anё me masa diskriminuese, demoralizuese, zhburrnuese, provokuese, fyese e shndёrruese, dhe nё anёt tjetёr me masa qё kanё pёr qёllim tё rrёnojnё shёndetin tё provokojnё sёmundje dhe sё fundi, tё shkurtojnё jetёn e tё burgosurit…”
Spahiu dallon tre karakteristika tё prepotencёs. Egocentrizmi ёshtё karakteristika e parё. Ky tipar zhvillohet tek hetuesit e kohёs ndjenjёn e tё qenit zot absolut edhe tё dinjitetit personal, edhe tё nderit edhe tё jetёs sё tё burgosurit. Arbitrarizimi ёshtё tipari i radhёs. Ky tipar favorizohej shumё nga sistemi, pasi tё gjitha hallkat e sistemit tё zbulimit dhe hetimit kishin varёsi hierarkike nga Ministria e Brendshme. Dhe karakteristika e tretё ёshtё animalizmi. Sipas tij, tek shumica e hetuesve prepotent mbizotёronte natyra kafshёrore, ai rrёfen: “Kam njohur njerёz qё kanё njё nevojё tё papёrmbajtshme qё tё mundojnё njerёzit, qё t’i shohin tё dridhen e tё pёrpёliten pёrpara tyre, e nёn tortura…” (Bregu; 2013).
E pra, Havzi Nela pёrjetoi mungesёn e privatёsisё, izolimit, torturimit, rindёshkimin, kanibalizmit, animalizmit dhe nё fund dёnimin marramendёs, kafshёror dhe mesjetar. Sot pas dy dekada e gjysёm mendimi tij ka gjetur momentin e duhur. Idealet e tij, jo vetёm duhen respektaur, por edhe tё vihen nё zbatim. Mendimi poliedrik i Havzi Nelёs, sot ёshtё mё aktual se kurrё, idetё e tij janё tё mёshiruara tek njё shoqёri mё e zhvilluar, emancipuar dhe qytetruar, ashtu siç sot janё vendet e evropёs perёndimore dhe mё gjerё.
Skeda e Poetit Havzi Nela
Skeda e Poetit Havzi Nela

Bibliografi

1.Bregu Z. (2013). “Tё dёnuarit mes izolimit, informimit dhe nevojёs pёr komunikim”; fq, 29, 52-60, 77.
2.Foucault M . (2010). “Disiplinё dhe ndёshkim”; fq, 64.
3.Nikolla A. (2012). “Njeriu i ri Shqiptar“; fq, 70, 120, 137.
4.Palushi P. (2008). “Kryqёzimi i Havzi Nelёs”; fq 37- 44, 104.
5.Sufaj F. (2012). “Sistemi i ndёshkimeve nё Shqipёri gjatё regjimit komunist 1945-1990”; fq, 58, 113.
6.Stumpf E S. (2008). “Filozofia”, Historia & Problemet; fq, 365.
marrё nga http://www.observatorikujteses.al 29 shkurt 2016
 
 
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.