back to top
4.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

“Qiell i rrëzuar në tokë” – libër nga Robert Martiko – kushtuar Lasgush Poradecit

Gazeta

"Qiell i rrëzuar në tokë”  - Robert Martiko kushtuar Lasgush Poradecit
“Qiell i rrëzuar në tokë” – Robert Martiko kushtuar Lasgush Poradecit

“Qiell i rrëzuar në tokë”

libër nga Robert Martiko kushtuar Lasgush Poradecit

Ka dalë në qarkullim Libri i fundit i Robert Martikos:
“Qiell i rrëzuar në tokë” kushtuar Lasgush Poradecit,
një përjetësi e gjallë jetësore
për të rindërtuar qiellin shqiptar.

Shkrimtari Robert Martiko
Shkrimtari Robert Martiko

Besnik në fjalët e mija se për të mundur një shoqëri e stërmunduar të realizojë vetveten, m’u dha mundësia të ritheksoj dy gjërat më themelore nëpërmjet figurës grandioze të poetit Lasgush Poradeci. Madhështia e tij, në radhë të parë si Njeri Gjigant dhe, pastaj, si poet niveli europian, qëndron se në vitin 1944, kur u vendos ne Shqipëri diktatura, refuzoi të shkruante për regjimin. Pra, dy gjërat më themelore për një shoqëri sot në nevojë më shumë se kurrë, janë:
E para, shembulli pozitiv i individëve më të rrallë, më të ndershëm, më fisnikë shpirtërisht në shoqëri, si Lasgushi dhe
E dyta, Njohuritë Filozofike Perëndimore. Gjithçka tjetër nuk është përveç se për të kaluar kohën, pasi shoqëritë rilindin nga dy gjëra: Dy dhe vetëm dy, nga Karakteret e Ndriçuar Absolute dhe nga njohuritë e kualifikuara të njeriut të mençur, i cili mund të jetë edhe një njeri fare i thjeshtë. Ë
Ky është një Libër qe ndihmon njeriun me mendje të hapur të tejkalojë vetveten duke ndërtuar një qiell të bukur frymëzimi për brezat që vijnë.
Robert Martiko

Lasgush Poradeci dhe qeni i tij Cuci
Lasgush Poradeci dhe qeni i tij Cuci

“Qiell i rrëzuar në tokë” –

Robert Martiko dedikuar Lasgush Poradecit

Fragment nga libri i porsabotuar

Për çudi, kur ngrita sytë lart, arrita të shquaj fytyrën e tij mes yjeve më të shndritshëm të kupës qiellore. Nga ata që me dritën e tyre të pashuar, vezulluese, arrijnë të prekin thellë në shpirt qenien njerëzore. E bëjnë të drithërohet. Sidomos kur rastis të gjendet në një udhëkryq kohërash tragjike, të kredhura në errësirën më të thellë. Diçka si midis kodrash me mërsine të zeza në një ultësirë me rrënoja, apo varresh pa emër… Apo në brigjet e një përroi përgjysmë të tharë, në kohën e thatësirës së madhe në verë. Janë çaste të shoqëruara nga një pikëpyetje e madhe që, padashur e bën njeriun në nevojë të ndjehet i preokupuar për vetë fatin e tij të mëtejshëm në jetë.
Papritur, dëgjova burrin e panjohur të më drejtohej me fjalët e para. Përsëri si ide në trajtën e atij vokacioni të çuditshëm e të largët, individësh të një kulture të harruar rrënojash e gërmadhash të ndriçuara, përreth lules së kaltër.
Mendja më shkoi padashur te Gjergj Fishta, Migjeni, Et’hem Haxhiademi, Mitrush Kuteli, Lazër Shantoja, Lazër Radi, Gaspër Pali, Arshi Pipa…
-Ndriçojeni me zemërgjerësi errësirën e thellë që jeni duke jetuar. Bëni njerëzit e thjeshtë të fillojnë përsëri të shpresojnë, njësoj si dikur, në të kaluarën. Ishte një kohë me të vërtetë e jashtëzakonshme për ne, kur ktheheshim nga Europa dhe universitetet e saj shumëshekullore, të ngarkuar me gjithë ato dituri të shumta. Mbi të gjitha vinim me shpresë, për të ndihmuar sadopak njeriun e munduar të atyre viteve, për të dalë nga errësira pa fund e shekujve të kaluar …
Marrë nga muri i Fb i Robert Martikos, 11 dhe 12 prill 2022

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.