back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Quo Vadis? – Henryk Siekiewicz dhe historia tij e ardhjes në shqip

Gazeta

Henryk Sienkiewicz (1846-1916)
Henryk Sienkiewicz (1846-1916)

Quo Vadis? – Henryk Siekiewicz (1846-1916)

Dhe historia tij e ardhjes në shqip

Romani historik
ma i lexuemi në botë,
mbas Biblës.

Pikërisht këtë libër madhor e përktheu së pari në gjuhën shqipe Monsignor Vinçenc Prennushi O.F.M. Më 1933, dhe e pa dritën e botimit më 1935.
Quo Vadis? – u shkrua prej shkrimtarit dhe publicistit polak Henryk Siekiewicz (Henrik Sienkieviç) dhe u botua më 1896, në Poloni dhe brenda nji kohe krejt të shkurtë, ai bahet pronë e letërsisë botërore duke u përkthye në shumë gjuhë të globit.

At Vinçenc Prennushi (1895-1949)
At Vinçenc Prennushi (1895-1949)

Për këtë autori mori edhe çmimin Nobel për letërsi më 1905.
Ngjarja zhvillohet në Romën e Lashtë, ku qëndron nga njana anë dekadenca e paganizmit dhe nga ana tjeter fillimet e një feje të re plot besim e që garantonte unitetin mbarëpopullor të njerëzimit, kristianizmit.
Si bosht qëndror është dashuria e nji vajze të thjeshtë e quajtun Licia, e cila kishte përqafuar fenë e re kristiane dhe nga ana tjetër Marko Vinicio, patric romak me ide pagane. Vënia përballë e dy të dashuruarve përfaqëson në roman të gjithë rendin shoqëror të asaj kohe, luftën e brendëshme me të gjitha peripecitë e saj. Kjo luftë midis së resë dhe së vjetrës do të arrinte kulmin me djegien e Romës në vitin 64 prej Neronit duke krijue edhe nji alibì, që çon në persekutimin e të krishterëve.

Quo Vadis? - Henryk Siekiewicz
Quo Vadis? – Henryk Siekiewicz – Prennushi

Përkthimi në gjuhën shqipe prej Monsignor Vinçenc Prennushit qe nji tentative për të sjellë në shqip këtë kryevepër të letërsisë botërore, por fatkeqsisht ky libër nuk mundi të gëzojë as 10 vjet jetë, pasi regjimi e ndaloi, dhe vetë përkthyesi, Ipeshkvi i Sapës dhe ma vonë edhe i Durrësit Monsignor Vinçenc Prennushi do të burgosej e do të vritej prej regjimit komunist.
Ky libër në shqip ka mbi vete barrën e kohës dhe ka mbetur i fshehur deri në këtë ditë që po e publikojmë. Për këtë asht tepër i konsumuar, por kam shpresë se dikush do të mendojë e ta risjellin në jetë me një ribotim të ri.

Quo Vadis? - Henryk Siekiewicz 2 - Prennushi
Quo Vadis? – Henryk Siekiewicz 2 – Prennushi

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.