back to top
0.5 C
Tirana
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Jovan Duçiq: Qytete dhe fantazma

Gazeta

Qytete dhe fantazma
Qytete dhe fantazma

”Qytete dhe fantazma” – Tetë letra esse nga Jovan Duçiç

Përktheu nga serbishtja Lazër Radi

Libri u botua pa redaktim në fund të vitin 1997 500 kopje (261 fq.)

Nji nga librat e paktë, të mbetun nga koha e gjimnazit asht edhe libri me ese “Qytete dhe Fantazma” i poetit, prozatorit dhe dipllomatit të njohur serb Jovan Duçiç. Janë tetë letra të shkrueme, gjatë kohës që ai shërbente si diplomat, në Zvicër, Spanjë, Itali, Francë dhe Greqi. Nga pikëpamjë intelektuale letrat janë të shkëqyeme, pasi autori shpalos nji kulturë të gjanë dhe nji njohje të thellë të historisë dhe vlerave të këtyne vendeve. Në nji prej letrave nga deti Jon, ai flet me nji përçmim të thekun ndaj shqiptarve. Kjo qe edhe nji prej arsyenave të nji debati që bana me tim at para se të nisnim përkthimin e këtyrne letrave. Ai mendonte mos me e përkthye at pjesë, unë mendoja të kundërtën. Librin u përkthye në kohën e terrorit. Gjatë dimrit 1986-87, çdo mbramje uleshim bashkë, ai e lexonte ndërsa unë shkruaja dhe e korigjoja njiherësh…

“Moralin e kanë shpikur ata që s’kanë pasë fat ose kanë qenë mjeranë. Morali asht lluks dhe salltanet i të paaftëve. Nëse e kanë shpikër të pasunit e kanë shpikë për të vorfënit, nëse e kanë shpikë të sëmurët e kanë shpikur kundër atyne që gëzojnë shëndet të plotë. Sikur Sokrati të kish qenë i bukur dhe i pasur siç qe fjala vjen Alqiviadhi, as nëpër mend s’do t’i kish shkue të bahej moralisti ma i madh i botës, por do të kish qenë dashnori ma i madh. Sokrati ka qenë moralist prej hallit, do të thoshte zonja që asht pranë meje…” j.d.

 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.