back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Qyteti i Durrësit dhe historia e tërmeteve

Gazeta

26 nëntor 2019 - Tërmeti Durrës
26 nëntor 2019 – Tërmeti Durrës

Qyteti i Durrësit dhe historia e tërmeteve

Qyteti i Durrësit është ndoshta qyteti më i goditur në histori nga tërmetet në Shqipëri.
Shkaku është lëvizja e mikropllakës së Adriatikut, e cila ndodhet nën pllakën Euroaziatike, njërës prej pllakave më gjigande tektonike të Tokës. Kështu, Durrësi dokumentohet të jetë goditur nga aktiviteti sizmik që në vitin 177 para Krishtit, më pas në vitin 345 dhe 506, pas Krishtit, më pas disa herë në vitet 1273, 1279, 1869 dhe 1870. Nga këto, konsiderohet si tërmeti më i fortë ai i vitit 1273, kur qyteti është shkatërruar thuajse plotësisht dhe pjesa dërrmuese e 25.000 banorëve të tij kanë emigruar gjetkë. Po ashtu, në vitin 1926 – pra 93 vjet më parë – një tërmet me magnitudë 6.2 dhe intensitet prej 9 ballësh, rezulton me pasoja të pariparueshme në objekte, banesa dhe infrastrukturë në Durrës, Kavajë, Shijak, deri në disa fshatra të Elbasanit. Tërmeti ka ndodhur më 17 dhjetor, me dy goditje: E para, më 7.30 të mëngjesit dhe e dyta më e forta rreth orës 13 të mesditës, fakt ky, që duket u ka shërbyer banorëve të braktisin shtëpitë, duke regjistruar pak viktima në njerëz.
Tërmete historike të qytetit bregdetar
Tërmete historike të qytetit bregdetar
Studiuesit e tërmeteve përcaktojnë që, zona bregdetare është rajoni më i ekspozuar ndaj rreziqeve të tyre në Shqipëri, prej brezit sizmik Adriatiko-Jonian, në të gjithë shtrirjen e tij.
Lus Zotin e Gjithësisë t’u shpëtojë jetën njerëzve ende të pagjetur dhe t’u lehtësojë dhimbjen gjithë të prekurve nga tërmeti i sotëm!
.
Marrë nga muri i Fb Pëllumb Zekthit 26 nëntor 2019

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.