back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Qyteti ilir në Bushat të Shkodrës

Gazeta

Gërmimet Ilire në Bushat të Shkodrës
Gërmimet Ilire në Bushat të Shkodrës
Qyteti ilir në Bushat të Shkodrës

Për rreth 4 javë, gërmimet e Institutit të Arkeologjisë në Tiranë të drejtuara nga Prof. As. Saimir Shpuza dhe Prof. Piotr Dyczek nga Universiteti i Varshavës në Poloni në bashkëpunim me #drtk_shkoder, Helidon Sokoli, arkeolog nxorën në dritë të tjera gjurmë dhe të dhëna për qytetin ilir në Bushat.
Pas fushatave të mëparshme ku u zbuluan dy porta hyrëse të qytetit dhe u lejua të kuptohej shtrirja e tij, gërmimet e këtij viti janë përqëndruar në qytetin e sipërm dhe kanë për qëllim zbulimin e organizimit të brendshëm të urbanistikës së këtij qyteti.
Misioni kërkimor po nxjerr në dritë se kjo pjesë e qytetit të sipërm ka qenë e ndërtuar masivisht që në gjysmën e shek 4 p.e.s., sipas datimeve paraprake.
Aktiviteti në terren, ka për qëllim zbulimin e plotë të planimetrisë së këtyre ndërtimeve dhe më pas të arrijë të identifikojë rolin që ato kanë patur.
Kërkimet shqiptaro-polake në Bushat janë parashikuar të vazhdojnë për disa vite në përpjekje për të zbuluar sa më shumë nga forma dhe historia e këtij qyteti.
Tashmë falë bashkëpunimit mes Misionit Arkeologjik dhe DRTK Shkodër, po hartohet dosja teknike për shpalljen “Zonë e mbrojtur arkeologjike” A dhe B, duke plotësuar kështu hartën arkeologjike të arealit të Shkodrës edhe me një qytet antik dhe sit arkeologjik të vizitueshëm në të ardhmen.
Misioni Shqiptaro-Polak, i cili që nga viti 2011, hulumton në gjurmët e Shkodrës antike, ndër vite ka nxjerr në dritë zbulime dhe artefakte të rëndësishme mbi shtrirjen e qytetit, urbanizimin e tij, sistemin mbrojtës të qytetit në pjesën e ulët të tij.

Gërmimet Ilire në Bushat të Shkodrës
Gërmimet Ilire në Bushat të Shkodrës

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Instituti Kombëtar i Trashëgimisë

Marrë nga Zefjana DRKT Shkodër

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.