“Raca Shqiptare” Studim Antropologjik e Historik
nga Ilirjan Gjika
“Raca Shqiptare” është një prej librave me të cilin nis rrugëtimin antropologjia social-kulturore në Shqipëri. Ky libër është një nga kopjot e para të cilën botuesi Ismail Mal Osmani ja dhuroi autorit, Jakov Milajt, me rastin e botimit në janar të vitit 1944. Më pas, këtë kopje të ruajtur në fshehtesi për 45 vjet, autori ja fali në fillim të viteve ‘90, Bibliotekës Publike “Dritëro Agolli” në Fier.
“Raca Shqiptare” konsiderohet si e para monografi antropologjike në të cilën provohet në mënyrë shkencore prejardhja e popullit shqiptar. Pas botimit të parë në janar 1944, ky libër është ribotuar disa herë. Fillimisht në Prishtinë nga “Valton” në vitin 1994, më pas në Tiranë në vitin 1995, nga “Eurorilindja”, si dhe në vitin 2005 nga Shtëpia Botuese “Uegen”.
*Foto e marrë nga Biblioteka Publike “Dritëro Agolli”’ Fier