back to top
5.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Radiografia e Shoqërisë Shqiptare në tri pamje – nga Kadri Metaj – Visar Zhiti: Këpuca e Aktorit, Onufri 2022

Gazeta

Këpuca e Artistit - Roman nga Visar Zhiti
Këpuca e Artistit – Roman nga Visar Zhiti

Radiografia e Shoqërisë Shqiptare në tri pamje

nga Kadri Metaj

Visar Zhiti: Këpuca e Aktorit, Onufri 2022

Kadri Metaj
Kadri Metaj

Për romanin e shkëlqyer të Visar Zhitit do shkruaj në një rast tjetër dhe më gjerësisht në ndonjë revistë letrare, ndërkaq këtu në FB dua ta rekomandoj për lexuesin shqiptar dhe sidomos për studentët e mi si një roman i cili me shumë sukses dhe me mjete letrare na sjell radiografinë (inçizimin) e shoqërisë shqiptare në tri pamje apo tre breza; Shqipërinë e periudhës së midis dy luftërave botrore; atë të komunizmit gjysëmshekullor, i cili prodhoi diktaturën më të egër në Europë dhe, Shqipërinë e tranzicionit demokratik dhe të tejzgjatur, i cili ndryshe nga Europa lindore, nuk po arrinë të shkëputet nga trashëgimia moniste.
Teatri është përzgjedhë si metaforë e shoqërisë shqiptare, në përputhje me idenë e filozofëve të antikës sipas të cilëve në teatër gjejmë shoqërinë në miniaturë dhe mënyrën e funksionimit të saj.
Shoqëria shqiptare nuk arriti të gjejë konsensusin për teatrin dhe aty manifestohet fakti se sa e ndarë është shoqëria shqiptare.
Teatri u rrënua në orët e pasmesnatës, ashtu siç bëheshin edhe pushkatimet në diktaturë! “Atje ku s’ka teatër s’ka qytet, s’ka deshmitarë artistikë të jetës…”
Shoqëria shqiptare është aq e ndarë sa nuk ka një pajtueshmëri as për një datë historike se kur u çlirua Shqipëria dhe kur iku gjermani i fundit?
Zhiti del me një përfundim domethënës duke konstatuar se mbase “kjo ndodhë për shkak se akoma nuk jemi çliruar!”
Në romanin e tij Zhiti pikturon në mënyrë të shkëlqyer gjeografinë sociale të Shqipërisë etnike, të zakoneve dhe mënyrës së jetës ku fshatari dikur jetonte në mënyrë aq sovrane sa nuk ja kishte fare nevojën shtetit. Këtë idil dhe aftësi të mbijetës së shqiptarit e rrënuan pushtimet dhe përfundimisht komunizmi dogmatik dhe hakmarrës ndaj shqiptarit krenar dhe sovran. Nuk ka rëndësi thotë autori kur iku gjermani i fundit, po kush erdhi më pas.
Kjo ndërthurja kaq kreative midis shoqërisë shqiptare, gjeografisë, etnologjisë dhe etnografisë bën që libri të lexohet me një frymë dhe çdo lexues gjen aty një copëz të nostalgjisë nga jeta e vet.
Romani na sjell herë pas here edhe nota të forta ekzistencialiste, duke inkuadruar aty edhe vet personazhin apo autorin e romanit, duke dalë në përfundimin se ekzistencializmi kuptohet më së miri me aktorin dhe skenën e tij, ku atje ka vetëm të tashme dhe ai është për të tjerët si një tjetër, personazh i tjetërsuar.
Gjetja më e guximshme e autorit është radiografia e tranzicionit shqiptar. Duke qenë edhe vet viktimë e burgjeve të diktaturës, ai si të gjithë shqiptarët kishte pritshmëri të lartë për lirinë dhe demokracinë shqiptare.
“Ndonjëherë më duket se kjo ngjarje ndodhi në postdiktaturë” (banalizimi i krimit apo siç thoshte Hannah Arendt, banaliteti i së keqes).
Kur po ndodhnin ndryshimet, kur po ndaheshin dy kohë apo po lidheshin, qe të vazhdonin, se ata, shefa të krimeve, policë, hetues etj. Ishin të njëjtët, po ata nga sigurimi i shtetit të diktaturës, në SHIK-un e demokracisë, po ata zëra e kërcënime.
Kjo është më shumë se diagnozë për etimologjinë e ngërçit shqiptar drejt lirisë dhe demokracisë së munguar!

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.