back to top
8.5 C
Tirana
E premte, 15 Nëntor, 2024

Ramët (Berishët) do të fitojnë përsëri e përsëri – nga Petraq Kote

Gazeta

Kartelat Publicitare te PS
Kartelat Publicitare te PS

Ramët (Berishët) do të fitojnë përsëri e përsëri

nga Petraq Kote

“Rama” do të fitojë përsëri më 14 maj 2023, dhe, prapë do të fitojë zgjedhjet e mëdha politike 2025, e ka kalkuluar me saktësi precize Ramiz Alia (Byroja Politike e K. Q.).
Mos mendoni se fiton ndonjëherë Dredha, Subashi, Beci, Veliaj, Sako…, votimi nuk është për ta, është për “Edi Ramën”. Në Shqipëri nuk ka votime, ka kundërshti, nuk ka zgjedhje të pushtetit vendor, ka zgjedhje politike.
Nuk ka pushtet vendor se nuk ka zyrtarizëm, se nuk ka nder zyrtar, ka banda të korruptuara femra meshkuj të vendosura në zyra.
Nuk ka se, në Shqipëri nuk u krijua ndonjëherë Parti Demokratike, ato të gjitha janë PKSH (PPSH).
Padroni është i njëjtë (pas 200 komunistët…) që nga 29 nëntori 1944.
Por zgjedhjet 1944-1990 ishin më të sinqerta, ishin sanksion kushtetues i shtetit të diktaturës së proletariatit (fshatar).
Sot janë të pasinqerta se kushtetuta shënon “pluralizëm politik.”
Këta bijë të sotit të Byrosë janë më të pasur, më të ashpër, më të egër, më të zgjuar, aspak socialë.
Vuaj popull, vuaj gjithmonë vetveten dhe iki vetvetes!
Edhe pak të ka ngelur, 45%.
Pas çdo zgjedhje vendore, politike Rama shumëfishohet.
Voto kope! Voto për të fituar falas një thes miell për 4 vjet!
Ramët (Berishët) do të fitojnë përsëri, përsëri, përsëri…

@kotepetraq,  Fier, 11 maj 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.