back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Raport Survejimi për datë 03.11.1979, mbi survejimin e objektit Kasem Trebeshina

Gazeta

Kasem Trebeshina (1926-2017) - punim grafik A. Vataj
Kasem Trebeshina (1926-2017) – punim grafik A. Vataj

Raport Survejimi

prej datë 03.11.1979 deri 08.11.1979

mbi survejimin e objektit Kasem Trebeshina

Ekzemplar…
E përk… vjet…
Tiranë, më 20.11.1979
Datë 03.11.1979
Në ora 7.00 filloi survejimi, në bllokun “50 Vjetori”, në drejtim të pallatit ku banon objekti, në pritje të daljes së tij.
Në ora 11.10, objekti del nga shtëpia ku në dorë kishte një libër dhe kalon përmes pallatëve të rrugës “Myslym Shyri”, del në rrugën “Him Kolli”, rrugën “Konferenca e Pezës”, rrugën “Kajo Karafili” dhe në ora 11.30. u fut në Pall. nr. 11, që e kap rruga e “Kongresi i Përmetit” dhe është ngjitur me ambasadën Kubaneze. Për 3 minuta del që andej dhe kalon në rrugën “Kongresi i Përmetit”, Sheshin “Skënderbej”, dhe në ora 11.59 futet në Pallatin e Kulturës. Brenda u kontrollua dhe u pa që vizitoi ekspozitën e arteve figurative që është hapur në këtë pallat. Në orën 12.00, del që andej dhe kalon rrugës “Luigj Gurakuqi”, Sheshin “Avni Rustemi”, nëpër tregun fshatar, ku shikon nëpër vetrinat e dyqaneve dhe del në rrugën “Luigj Gurakuqi”, Sheshin “Skënderbej”, rrugën “Kongresi i Përmetit” dhe në orën 12.30 u fut në pall. nr. 11, shk.1, kati i III-të. (se ku u fut nuk u pa, por mendojmë të jetë futur në krahun e majtë. Këtu nuk ju mor adresa e apartamentit.) (shkruar me dore) Për 3 minuta del që andej po librin s’e kishte në dorë. Kalon rrugën “Kajo Karafili” rrugën “Konferenca e Pezës”, “Him Kolli”, futet përmes pallateve, del në rrugën “Myslym Shyri”, e në orën 12.40, u fut në pallatin ku banon. Nga kjo orë deri në orën 21.00, që vazhdoi survejimi objekti nuk u pa të dalë, në kohë survejimi u ndërpre.
Datë 04.11.1979
Në ora 6.00 filloi survejimi, në pritje të daljes së objektit nga shtëpia. Në ora11.15, objekti del nga shtëpia dhe kalon në krah të ekspozitës “Shqipëria sot”, e në ora 14.00, futet në shtëpinë e tij. Në ora 16.50, del nga shtëpia dhe kalon rrugës “Myslym Shyri”, rrugës “Him Kolli”, “Konferenca e Pezës” dhe në ora 17.00 u fut në pallatin Nr. 96, shk. 3. Mendojmë të ketë hyrë në apartamenin nr. 28 ose 29. Në ora 18.40 objekti del që këndej dhe kalon rrugës “Konferenca e Pezës” “Kongresi i Përmetit” Sheshin “Skënderbej” Bulevardin “Stalin” dhe në ora 18.50, takohet duke i dhënë dorën një personi që do të njihet me pseudonimin “Rrypi” e të dy kthehen në formë xhiroje kalojnë në Bulevardin “Stalin”, në rrugën “Bajram Curri” dhe në ora 19.05 në kryqëzimin e rrugës së “Barrikadave”. Pseudonimi “Rrypi”, mbasi i jep dorën ndahet dhe kalojnë në drejtime të ndryshme, kurse objekti kalon rrugës “Bajram Curri”, “4 Dëshmorët” dhe në ora 19.15, u fut në shtëpinë nr. 86, në një portë të hekurt. Në ora 21.05, del që këndej dhe kalon në rrugën “4 Dëshmorët”, “Bajram Curri” Sheshi “Skënderbej”, rruga “Konferenca e Pezës”, “4 Shkurti”, “Myslym Shyri” dhe në ora 21.30, u fut në pallatin ku banon. Në këtë kohë u ndërpre survejimi.
Data 05.11.1979
Në ora 6.00 filloi survejimi, rrugën “Myslym Shyri” në pritje të daljes së objektit nga shtëpia e tij. Në orën 8.00 survejimi vazhdoi nga pika e mbyllur në pritje të daljes së opbjektit nga shtëpia e tij.
Shënim: Objekti është parë herë mbas here të dalë në dritare të shtëpisë së tij. Deri në orën 21.00, që vazhdoi survejimi objekti nuk u pa të dalë. Në këtë kohë survejimi u ndërpre.
.
Kasem Trebeshina - Dosja formulare (Sigurimi i Shtetit) Nr. 1338 -
Kasem Trebeshina – Dosja formulare (Sigurimi i Shtetit) Nr. 1338 –
Datë 06.11.1979
Në ora 6.30 filloi survejimi në pritje të daljes së objektit nga drejtimi i shtëpisë së tij. Deri në orën 21.00 që vazhdoi survejimi, objekti nuk u pa të dalë. Në këtë kohë survejimi u ndërpre.
Shënim: Në raportin e dtës 04.11.1979, ku bëhet fjalë për takuesin me pseudonimin “Rrypi” të shënohet emri i tij i plotë: Xhaferr Totozani, banues në rrugën “Kongresi i Përmetit”, Pall. 24, Shk. 3, Ap. 19.
 
Datë 07.11.1979
Ora 6.00 filloi survejimi në pritje të daljes së objektit nga shtëpia e tij. Në ora 10.40, objekti del nga shtëpia e tij dhe kalon rrugës “Myslym Shyri”, rrugës “Muhamet Gjollesha”, rrugës “Kongresi i Përmetit” dhe në orën 11.00 futet në drejtorinë e ndërmarrjes bujqësore “Gjergj Dimitrov”. Në oren 11.10, objekti del që këndej dhe kalon në rrugën “Kongresi i Përmetit”, dhe në orën 11.30 futet në dyqanin ushqimor Dega Nr.1 për 2 minuta dhe del me një qese sheqeri në dorë dhe vazhdon ecjen në rrugën “Kongresi i Përmetit”, ku në orën 11.35, para Farmacisë Nr. 3 takohet duke u zënë nga duart me një person që do të njihet me pseudonimin “Bastuni”, dhe si bisedojnë për 2 minuta “Bastuni” largohet po duke zënë nga duart kalon në drejtime të ndryshme, kurse objekti kalon në rrugën “Kongresi i Përmetit” e në ora 11.40 futet në pallatin Nr.11 Shk. 1, apartamenti në pamundësi nuk u mor. Në ora 13.50 objekti me qesen e sheqerit në dorë së bashku me një grua rreth moshës 50 vjeçe, e gjatë, me flokë të thinjura e veshur me pardesy bojëkafe, me çantë të zezë në dorë, del nga shkalla e pallatit Nr.11, kalon në rrugët “Kajo Karafili”, “Mihal Duri”, “Konferenca e Pezës”, “Him Kolli”, “Myslym Shyri” dhe në orën 14.02 që të dy futen në pallatin e objektit. Deri në orën 21.00, që vazhdoi survejimi objekti nuk u pa të dalë.
Shënim: Në raportin e datës 07.11.1979, ku bëhet fjalë për personin me pseudonimin “Bastuni”, të shënohet emri i tij i plotë: Pëllumb Çano.
 .
Shefi i Bazës – Llambi Jano (firma)
Daktilografoi K.S.
.
Sqarim, materiali është marrë i plotë nga Dosja 1338, Nr. faqe të shlyera 174 e 175 dhe faqe të ruajtura 176 e 177. Kurse te gjithe personave qe merren ne survejim u vihet nje pseudonim, po edhe atyre me te cilet takohet, personi i survejuar…
.
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.