Tregu i dhive… të sh(tr)enjta!!
Mbas Botërorit 2014, ka shpërthyer tregu i blerjes së lojtarëve më të spikatur… Do të përpiqemi ta përcjellim këtë treg pak të çmendur jo pa humor… sepse tregu i futbollistëve sot është ndër tregjet më të fuqishme të botës… Nji lojtar vlen sa buxheti i një shteti të vogël… dhe s’ka deputet, ministër, kryeministër, po as president, ndoshta edhe mbret që e ka pagën e nji futbollisti…!?! Imagjinoni, një shtet që investont gjithçka që të prodhojë një futbollist të tillë… për të larë borxhet… po dhe për t’i gëzuar gjithë shtetasit e vet… Hahaha… prandaj kwt rubrikw e po e quaj edhe: “Tregu i Dhive… të Sh(tr)enjta… j.r.
Reali i kundrapërgjigjet Barçës:
Marrëveshje me James Rodriguez
Të Bardhët tashmë e kanë arritur marrëveshjen me lojtarin…
Dhemb për dhëmbë Barcelona me Real Madrid! Sipas traditës, dy të Mëdhatë e Spanjës i janë turrur gjellës më të shijshme të tryezën në Tregun e Blerjeve. Ditët e fundit, kanë xhiruar zëra se Barcelona është gati për të investuar 90 milion mbi AS-in kolumbian.
Mediat spanjolle konfirmojnë se në orët e fundit marrëveshje tashmë është arritur midis Realit dhe James Rodriguez mbi bazën e 7.5 milionë në vit. Mbasi e bindën lojtarin për të bërë nji hap mbas (ai kish deklaruar më parë synimin për të qëndruar në Principatë së paku edhe një sezon), të Bardhve u duhet të hapin portofolin për ta nxitur Monakon në dhënien e trequartistit.
Sipas asaj që thuhet Spanjë, Florentino Perez do të jetë gati t’i ofrojë 70 milion plus kartelën e Casemiros.
http://www.tgcom24.mediaset.it
Oferta maksimale e Barças për James Rodriguez
Gati 90 milionë për ta bindur Monakon
Nga ana e Madridit tashmë janë duke u dridhur, sepse iu kujtohet telenovela Neymar… por tashmë shpresojnë në të kundërtën. Këtë herë objekt i grindjes mes tyre është perla kolumbiane James Rodriguez. Real Madrid është prej kohësh në gjurmët e lojtarit, por Barcelona sipas “El Confidencial” do t’i ofrojë 90 milion Monakos për ta bindur trekuartistin golashënues e ri të Kupës së Botës. Të Bardhët ndjehen aktualisht të bllokuar në treg për shkak të Di Marias, për të cilin ka interes të madh PSG, por ende s’është formalizuar oferta zyrtare, kurse azulgranat deklarojnë me bujë milionat që do të fusin nga shitja e Sanchez dhe Fabregas, dhe mund ta kenë ata edhe një herë shansin më të mirë. Midis të dy palëve ndërluftuese, mund të jetë një i tretë që mund të gëzojnë: Numri dhjetë i Kolumbisë kohët e fundit tha se: do të vazhdojë për të paktën edhe një tjetër sezon në Monako!!
Nëntëdhjetë milionët janë arsye të mira që mund ta kenë shkundur trekuartistin për të nënshkruar me bindje te Barcelona
http://www.sportmediaset.mediaset.it
Çmendet Real Madridi mbas Kroos është në ardhje edhe James
Real Madridi është çmendur. Mbas i shkuli Bayernin neokampionin e Botës: Toni Kroos ka tashmë në dorë edhe zbulimin e Brazili 2014, kolumbianin James Rodriguez… shkruan “As”, duke shpjeguar se klubi spanjoll mund ta pranojë kërkesën e Monakos prej 80 milion eurosh, nëse ajo mund t’ia japë këtë javë Di Marian PSG për 60 milionë. Agjenti i lojtarit, Jorge Mendes, ka thënë se klienti i tij dëshiron që të vishen më të Bardhët. Për djaloshin James është gati një pagë prej 7.5 milion € neto në sezon. Monako e ka gjetur tashmë zëvendësuesin: ai është Antoine Griezmann, sulmuesi 23-vjeçar i Real Sociedad i dalë në pah me ekipin kombëtar francez në Kupën e Botës.
http://www.repubblica.it