back to top
4.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Refleksione post-expozite në Muzeun Historik Kombëtar Dhjetor 2021- nga Leonardo Vocaj

Gazeta

Deo Leonardo Voci - dhe e dashtuna e tij e festave - Vena!
Deo Leonardo Voci – dhe e dashtuna e tij e festave – Vena!

Refleksione post-expozite në Muzeun Historik Kombëtar

Tirana – Albania – 3-5 Dhjetor 2021

nga Leonardo Vocaj

Të organizosh një Expozite Personale vetëm dhe pa asnjë mbështetje financiare në kohë krizë pandemie globale dhe në kushtet e Shqipërisë që për fat të keq arti shqiptar po sulmohet poshtërsisht nga Politika Zyrtare me një qëllim të qartë që të heqin qafe artistët e lirë profesioniste që kanë identitet në art dhe kulturë; si dhe të largojnë artefaktet ma të mira nga Shqipëria që nesër mos të kemi vepra Made in Albania!!!
Për një artist profesionist, të hapësh një Expozitë në Muzeun Historik Kombtar të një Shteti është përgjegjësi e madhe artistike dhe emocion normal, aq ma tepër për mua si identifikuar artist përfaqsues i Artit Modern Shqiptar me një përkushtim prej 28 vitesh vetëm në këtë fushë, konsekuent dhe pa asnjë punë me porosi dhe pa asnjë veper jashte kontekstit tim te rrymës që kam përzgjedhur vetë me dëshirë, Art Modern Abstrakt, kuptohet me një kosto të lartë përballë një izolimi total mediatik institucional postkomunist dhe një frymë nënshtruese të ekspozuar nga artistë korridoresh me mbështetje politike amtishqiptare!!
Kur po organizoja expozitën në Hollin kryesor të Muzeut Historik Kombtar në të ftohtë sepse aty s’ka ngrohje as dyer megjithëse është financuar disa herë që të rregullohet një problem banal: Air Kondicioner; Unë mora një ftohje muskulare pas qafe; që më mpiu për një javë mendimin, e nga ku kuptova se pas 30 vjetësh qëllimshëm ky institucion kombëtar që mbart eksponate me rëndësi për Kombin e Shqipërinë është jashtë çdo kushti e parametri për të qënë Muze Kombëtar bashkëkohor…
Leonardo Voci - Ekspozita 3-5 dhjetor 2021
Leonardo Voci – Ekspozita 3-5 dhjetor 2021
Kushtet?!!! Ajrimi, ndriçimi, temperaturat e larta dhe të ulëta sipas stinëve, lagështira, kuratorët, restauratorrt, kritikët sipas sektorëve, etapave, kateve, sevuriti, teknologjia vazhdojnë të jenë jashtë çdo standarti të kohës?!!!
Kthehemi te Ekspozita ime!!
A ja vlen të bash një Expozitë dhe për herë të pestë në këtë Tempull Muzeal te Shtetit! Patjetër Po!!!
Por është stërmundim, vuajtje, zhgënjim, trishtim i madh për mua, kur sheh që interesi i Publikut artdashës është i kënaqshëm, por mundësia e posedimit të një vepre bashkëkohore si nga të aposionuarit apo koleksionistët private është e vakët dhe vetë institucionet si Muzeu, Galeria Kombtare apo Ministria e Kulturës janë Nul…
E si mund të pasurohet Muzeu apo Galleria Kombëtare kur s’ka as fonde as politike kulturore kombëtare kur nuk blen asnjë pikturë që ka vlera publike artistike që të vendosën në Fondin e Artë të Saj.
Ditë të ftohta po vijnë për Artin Shqiptar bashkëkohor ndërkohe që Galeria Kombëtare u shkatërrua dhe 4 vjet s’do të kemi as godinë… dhe në Hollin kryesor të Muzeut Kombëtar era fryn e të thanë krejtësisht mendimin dhe shpirtin, sepse ne gjithë Shqipërinë të dy portat janë hapur…
Zot, ruaje Shqipërinë dhe artin shqiptar!
Zot, më ruaj edhe mua nga budallenjtë e shumtë që kanë uzurpuar artin e kulturën ekonominë e politikën e Shqipërinë!
A bana mirë që u ktheva në Muzeun Historik Kombëtar i impenjuar me veprat ma të mira ndër vite, serioz i përkushtuar në format të vogël të madh në teknika të ndryshme dhe në materiale të ndryshme telajo Thesë Kafeje, Letër speciale Dërrasë e djegur, Linolium dhe iu paraqita artistikisht para artdashësve të Kryeqytetit të Shqiptarëve njëlloj si kudo në botë, në Itali, Gjermani, Francë, Hollandë, USA, Norvegji Japoni, Greqi, Bullgari, Slloveni dhe së fundi në Dubai…
Unë kryej detyrimin tim si qytetar, si patriot dhe artist shqiptar që ka dinjitet, guxim dhe përgjegjësi profesionale përpara publikut shqiptar dhe atdheut e Kombit tim në kohën reale kur jetoj dhe krijoj edhe në kohë të vështira!!!
.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.