Reis Myrteza Poshi (1919-2001) –
një emër i ndritur i arsimit shqip,
një figurë që meriton më shumë drite…
Reis Myrteza Poshi lindi në Gjirokastër më 17 maj 1919, në një familje nëpunësish patriotë e adhetarë. Mbasi mbaroi shkollën e mesme në qytet e lindjes, ai vazhdoi studimet ne Normalen e Elbasanit. Prej shtatorit të 1938, deri qershor 1942, vazhdoi dipllomimin si mësues dhe merr emërimin si shumë studentë të asaj kohe në Kosovë. Fillimisht në Prishtinë tetor 1942 – mars 1943, Pejë në prill 1943 – prill 1944 dhe në vitin shkollor 1943-44 deri në muajt maj-korrik, në qytetin e Kërçovës në Maqedoni. Më pas erdhi në qytetin e Vlorës si mësues në qytet në disa shkolla, si inspektor arësimi. Si drejtor, ai do të hapte shkollën për herë të parë në Llakatund, në periudhën shtator 1944 – dhjetor 1944; në Bishan – në janar 1945 – gusht 1946; në Matogjin – shtator1946 – qershor 1947. Prej vitit 1947 deri në 1955, ai do të punonte në disa shkolla të qytetit të Vlorës. Në vitet 1955 – deri 1963, ai do të shërbente si drejtor i kabinetit pedagogjik Vlorë; më 1963-65 drejtor për herë të parë i shkollës së re “Teli Ndini”; përsëri 1965-1967, drejtor i shkollës së re “Lef Sallata” në Vlorë; në 1968 deri 1975 mësues gjeografie, ku edhe doli në pension. Reis Poshi, gjirokastriti që u familjarizua shpirtërisht me Vlorën do të ndërronte jetë me 8 tetor 2001, me moshën 82 vjeçare.