Requiem për Profesor Pashko Gjeçin…
Jozef Radi (Fletorja e Vjeshtës)
u shue si qiri nji njerì… jo, s’u shue bota
u shue pak homer, pak gëte, pak dante shqipnie
u shue shum njeri te “nji tesh” prej shkodre
e kori i kambanave nënzà e këndoi alelujen e mbrame.
cili qiell s’ka me e pranue shpirtin tand prej shenjti
cila shkamb ka me e msheh mermerin e bustit tand,
ehh, ne jemi shum ma të vegjël se kokat që mbajmë mbi supe
dhe ti shum ma i madh se shtati që zoti t’fali…
janar 2010
(marrë nga libri “Fletorja e Vjeshtës” Jozef Radi, 2011)
I paharruar kujtimi i Tij, u prehtë në paqe!