back to top
8.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Revista “Koha e Jonë” – nga Kastriot Marku

Gazeta

Revista "Koha Jone"
Revista “Koha Jone”

Revista “Koha e Jonë”

nga Kastriot Marku

Fletë mendimesh dhe opinjonesh të Lira, ndërsa nga viti 1968, ishte e Përkohshme Kulturore Politike Shoqënore organ i Partisë Bashkimi Demokrat Shqiptar, që vepronte në mërgim.
Numri i parë i saj doli në Firence (Itali) në muajin maj të vitit 1962, ndërkohë më pas në vitet 1974-1992, shënon si vend botimi Paris (Francë). Botues i revistës ishte Isa Ndreu, nipi i Elez Isufit, dhe administrator dhe redaktor i saj ishte Lec Shllaku, që të dy ish studentë të Normales së Elbasanit.
“Koha e jonë” u botua dhe u shpërnda falas në emigracionin shqiptar për më se 30 vjet radhazi. “Koha e Jonë”, krahas “Diellit” dhe “Shejzave” të Koliqit u bë një nga revistat prestigjoze antikomuniste në mërgim. Në të do të shkruanin pa dallim feje dhe përkatësie politike a krahinore intelektualët njëherazi dhe dijetarët më të njohur jashtë kufirit zyrtar shqiptar në mërgim, duke e shndërruar kështu revistën në një organ shtypi që unifikonte bashkimin e shqiptarëve në emigracion.
Historia e pandërpresë e saj për 30 vjet në mërgim, e bën atë një nga organet me historinë më jetëgjatë që shqiptarët kanë botuar jashtë kufijve shtetërorë, krahas “Dielli-t” të Vatrës me mbi 100 vjet jetë, “Shejza-ve” të Koliqit me 16 vjet, “Albania-s” së Konicës me 10 vjet etj.
.
Palermo: Aula Magna nga e Majta Shllaku, Dr. Petrotta, Prof. Koliqi, Isa Ndreu, Prof. Guzzetta
Palermo: Aula Magna nga e Majta Shllaku, Dr. Petrotta, Prof. Koliqi, Isa Ndreu, Prof. Guzzetta
Në këtë organ do të shkruanin: Adem Hodo, Ago Agaj, Papas Agostino Giardano, Athanas Gegaj, Anesti Andrea, Papas Antonio Bellusci, Arshi Pipa, Arsllan Libohova, Asim Jakova, At Zef Valentini S.J, Baba Rexhepi, Dhimitër Harizi, Dhimitër Mauro, Enver Risilia, Ernest Koliqi, Fehmi Kokalari, Gjon Mili, Gjon Sinishta, Halim Begeja, Hamdi Uruçi, Hiqmet Ndreu, Idriz Basha, Idriz Lamaj, Imam Vehbi Ismaili, Isuf Luzaj, Kadri Cakrani, Karl Gurakuqi, Kimete Mitrovica, Kol Bibë Mirakaj, Krist Maloki, Lazër Bojaxhiu, Leka Zogu, Ligor Buzi, Luk Çuni, Mahmut Cungu, Mark Lipa, Martin Camaj, Mentor Çoku, Miftar Spahija, Namik Resuli, Ndue Pjetër Gjonmarkaj, Nermin Vlora Falaschi, Nexhip Allpan, Nimet Malo, Njazi Sulçe, Nush Bushati, Perikli Haxhistasa, Peter Prifti, Petraq Ktona, Petro Vuçani, Prenk Gruda, Rakip Frashëri, Renzo Falaschi, Rexhep Krasniqi, Rrok Nallbani, Safete Musa Juka, Salvatore Petrota, Selaudin Velaj, Shemsedi Gabrani, Skënder Rizaj, Tahir Kolgjini, Tahir Zajmi, Tahir Zavalani, Vasil Alarupi, Vasil Gërmenji, Xhafer Deva, Xhemal Mitrovica, Xhevat Kallajxhiu, Ymer Doda, Mons. Zef Oroshi, e shumë të tjerë, shumica prej të cilëve do të shkruanin dhe me pseudonime si “artan iliri”, “buzedhelpra”, “borshjoti,” “korrespondenti”, “omari”, për shkaqe të ditura tashmë si pasojë e mikqyrjes dhe presionin të sigurimit famëkeq shqiptar. Argumentet e trajtuara në faqet e revistës kishin të bënin me aspekte të ndryshme të jetës politike shoqërore të jetës në emigracion dhe sidomos evidentimit të veprimtarive kulturore artistike të atjeshme, të para të lidhura ngushtë me trashëgiminë historiko dhe etniko-kulturore të shqiptarëve. Aspekte tematike të kësaj reviste paraqesin mjaft interes, sepse sikurse dihet revisat ishte e çliruar nga ideologjia që sundonte në shtypin shqiptar brenda kufijve tanë shtetërorë. Në mënyrë të veçantë shkrimet historike, kritika letrare dhe posaçërisht ndihmesa e saj gjuhësore do të përbënin subjekte për studime me interes albanologjik. Fakti se koleksioni i kësaj reviste gjendet me vështirësi, kërkon si domosdoshmëri digjitalizimin e saj dhe hartimin e një një bibliografie kronologjike per të, e cila do të ishte një detyrë e ngutshme në mënyrë që ky organ i shtypit shqiptar të qarkullonte mjaftueshëm tek studiuesit, specialistët dhe lexuesit të periodikut shqiptar retrospektiv.
.
23 shtator 2013

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.