back to top
0.5 C
Tirana
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Rezarta Reçi: Reflektim mbi romanin “Kukullat nuk kanë Atdhe”

Gazeta

Rezarta Reçi - gazetare
Rezarta Reçi – gazetare

Reflektim mbi romanin “Kukullat nuk kanë Atdhe”

të shkrimtares Flutura Açka

Rezarta Reçi, gazetare

Përse duhet lexuar “Kukullat nuk kanë Atdhe”, romani më i fundit i shkrimtares Flutura Açka?

Kukullat nuk kane atdhe - Flutura Açka
Kukullat nuk kane atdhe – Flutura Açka

Një roman i fortë, fshikullues i një realiteti të përditshëm dhe të përvitshëm, që të vë në qendër të ngjarjeve, duke të bërë të ndjekësh me ankth dhe qëndrim fatin e Kukullave që lëvizin në një atdhe të sotëm… të gjithë, së bashku me Atdheun, në kërkim të një fytyre, të një brendësie…, të një personaliteti, dikush me tentacionin për të fituar lehtësisht e pa mund çdo gjë, e dikush tjetër duke u përpjekur të reflektojë, të jetë i ndershëm, me parime, pak idealist, a dikush tjetër në udhëkryq, pa ditur cilin drejtim të marrë, i turbulluar mes dilemave dhe pavendosmërive… Ngjarje, Kukulla, vajza-gra, e pas tyre, ata, burrat, të fuqishmit e të pafuqishmit njëkohshëm, të cilët kanë dhe nuk kanë në dorë të jenë Burra prej vërteti.
E në këtë skenë ku hyjnë e dalin personazhe me jetët e tyre të udhëkryqta, ku hera-herës të bëhet të besosh tek fuqia e dashurisë, e hera-herës zhgënjehesh bashkë me kukullat e ankandit, e ndjen se Paraja, Materialja ka tronditur themelet e një jetese, traditën e një mënyre të jetuari. Pas Kukullave dhe fatit të tyre të paparashikuar, ti ndien fijet e holla të pushtetit e të parasë që buron prej pushtetit që të zhvendosin bazamentet e skenës, të trondisin realitetin e mundimshëm.
Të kesh apo të jesh? Është dilema afro 20-vjeçare që shoqëron shqiptarët në këtë sfidë të gjatë transitive, ku të gjithë jemi ribërë e zhbërë hera-herës në kërkim të vetvetes, në kërkim të një jete më të mirë, në kërkim të realizimit të ëndrrave…
Jeton me të gjitha fatet e personazheve kukulla, duke shfletuar faqe pas faqeje romanin “Kukullat nuk kanë Atdhe”, përcjell çdo brengë, revoltë a ngashërim personazhi, përjeton realshëm çdo skenë, revoltohesh me autoren a vihesh në provë për të bërë përzgjedhjet… por, derisa mbërrin në faqet e fundit të romanit, ti ndien se të ka shoqëruar tronditja, hera-herës të ka përmbytur trishtimi, hera-herës je ndier i pafuqishëm për të ndikuar sadopak në shpëtimin e ndonje kukulle në udhëkryq, hera-herës ke thënë me vete “sa mirë që nuk ngjaj me këtë…” e në fund, kur është mbyllur dhe faqja e fundit e librit, të kujtohet patjetër vargu migjenian dhe kërkon një grusht të fuqishëm, malit që s’bëzan me ia njeshë… dhe admiron kurajon e shkrimtares Açka për të sensibilizuar një shoqëri në udhëkryq e të hallakatur, për pak më shumë vëmendje për dinjitetin dhe personalitetin njerezor, që vlen më shumë se një mal me para…
10 mars 2013

Flutura Açka
Flutura Açka

Skeda Biografike Flutura Açka

Flutra Açka lindi në qytetin e Elbasanit, më 1966. Është poeteshë, shkrimtare dhe botuese shqiptare. Është diplomuar për Statistikë në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës më 1988, dhe për Gjuhë-Letërsi më 2001 në Universitetin e Elbasanit. Pas studimeve universitare, punoi për disa vite si gazetare dhe më pas administratore dhe redaktore e botimeve në shtëpi botuese. Më 2001, bashkë me të shoqin e saj holandez, ngriti shtëpinë e saj botuese me qendër në Tiranë.
Flutura Açka është shumë e njohur me poezinë e saj. Në vitin 1997, ajo mori çmimin ndërkombëtar “Lira e Strugës” në Netët e Poezisë Strugane ku e ka përfaqësuar poezinë shqipe për disa vite. Në vitin 1998, u zgjodh ndër 13 poetët më të mirë evropianë të gjeneratës së re në konkurrimin për çmimin e madh Tivoli-Europa në Itali.
Përfaqësohet me poezitë e saj në pjesën më të madhe të antologjive të poezisë shqipe në gjuhë të huaj dhe poezi dhe cikle të saj janë botuar në shumë gjuhë. Edhe proza e saj po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje, edhe jashtë vendit. Romani i saj Vetmi gruaje është përkthyer në gjuhen bullgare nga Viktor Genkov

Tituj të veprave

Vetmi gruaje – Tiranё, 1998 – roman
përkthyer në bullgarisht – nga Viktor Genkov
Kukullat nuk kanë Atdhe – 2013
Kryqi i harresës
Hiri
Lutje dimri
Zbathur – 2007
Marrë nga Wikipedia

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.