back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Rilindja e PS-së së Ramës: një filozofi politike kiçi – nga Albert Bikaj

Gazeta

Albert Bikaj
Albert Bikaj

Rilindja e PS-së së Ramës: një filozofi politike kiçi

nga Albert Bikaj

Kur në prag të zgjedhjeve të fundit, Rama paraqiti partinë e tij si të reformuar, nën motton impozante “Rilindja”, shumë të rinj mbase edhe qenë mahnitur nga motoja e fisme. Në fund të fundit, një rilindje është ajo që i duhet një shteti në tranzicion si Shqipërisë – pikërisht këto premtonte Rama dhe partia e tij. Rezultatet e zgjedhjeve treguan se qytetarët ia besuan atij qeverinë, me shpresë se atdheu i tyre do rilindte, do bëhej vend më i mirë.
Dukshëm, ajo që qytetarët e Shqipërisë harruan të pyesnin ishte: Çfarë lloji Rilindjeje?! dhe të kujtonin se Kush po ua premtonte atë. Natyrisht, qytetarët e shkretë i joshi retorika, motoja dhe ideja: “Rilindje! Për një Shqipëri Europiane!”
Duke pasur parasysh rrënjët e Partisë Socialiste, natyrisht i ka po te Partia e Punës, vetë ekzistenca e saj politike është [njëfarë] “rilindje”, madje po të më pyesni mua jo vetëm rilindje, por edhe mrekulli!? Prandaj, në pyetjen a është PS-ja rilindase, mund të përgjigjem pozitivisht. Madje askush nuk mund të thotë të kundërtën! Është rilindje që ç’ke me të bile! Veprojnë dhe punojnë njësoj si paraardhësi e tyre – disa nga ata madje janë ende në pushtet.
.

Çështja ideologjike

Filozofia politike e Ramës, njësoj si shumica e qeverisjeve me bindje të majta – progresiste me tendenca totalitare, kanë një karakteristikë të përbashkët teologjike në politikëbërje. Duke qenë se vetë ideologjia e majtë, zakonisht e do ashtu, nuk besojnë në fuqi supreme transhedentale, që ne e quajmë Zot. Madje kur janë në qeveri synojnë të imitojnë pushtet të tillë – të nderohen si të tillë. Shkurt, ndër hapa e parë të qeverisjes është shtrirja e pushtetit absolut. E thënë thjeshtë: privatja bëhet publike, profaniteti shenjteri, lideri profet. Me ardhjen në pushtet, Rilindja shpalli dogmën e vjetër: Jashtë Partisë nuk ka shpëtim. Sepse kush nuk është me ne është kundër nesh.
Pra, në vend të punës [pa parti] ofroi papunësimin; në vend të prosperitetit riforcoi korrupsionin në çdo sferë, sepse pa parti e mik nuk ka asgjë. Ekonomia rifilloi të merrte tatëpjetën. Jo më kot, të rinj dhe të vjetër zgjodhën përgjat këtyre viteve emigrimin.
.

Artist rilindas kundër kulturës

Po t’i rikthehemi temës së rilindjës partiake. Njësoj si partia e Punës që shembte tempujt fetarë, PS-ja “rilindase” shemb “tempuj kulturorë”. Shemben kullën e Prek Calit për herë të dytë, tani në rastin më tragjik për kulturën shqiptare shkatërruan edhe Teatrin Kombëtar. Ironikisht, edhe arsyetimi i shembjeve, nga disa rilindas mbetet i njëjtë. Ose do të thonë: “Po ç’e do? Teatri ishte i vjetër, duhet një i ri!” Shkatërrimi i “së vjetrës” për vetë idenë se “është e vjetër” definohet vetëm si akt barbar, dhe që nuk është nevoja të komentohet gjatë, ndonëse e them sërish, edhe kjo është pjesë e problemit ideologjik vulgar – shkatërrim dhe inovacion, jo ruajte dhe trashëgimi. Argumenti tjetër është “E kanë ndërtuar fashistët!” Ndonëse të dy arsyetimet janë absurde, kjo e dyta aq më pak bën aspak sens.
Rikthehemi te artisti rilindas kundër artit e kulturës. Duket si oksimoron, apo jo? Por të mos ju vijë aspak habi se akte të tilla i urdhëron kryeministri “artist”. Edhe kjo e ka simbolikën e vet.
Përgjat vizitës së shkurtër në Shqipëri, këtë fakt e pati vërejtur edhe filozofi i shquar britanik Sir Roger Scruton, dhe mendoj se është thelbësore të përmendet. Disa vite më parë filozofi britanik mbas takimit që pati me Ramën, pati bërë një koment mbi artin dhe qeverisjen e tij, gjë që atëherë tingëllonte si shaka tipike angleze. Ndonëse kur kthehemi më pas, duket përherë e më e vërtetë. Citoj: “…nëse qeveris siç pikturon, [atëherë] jeni në telashe!”
Padyshim, doli që filozofi, tashmë i ndjerë, pati shumë të drejtë. Mund të mësosh shumë mbi një përson nga gjërat që i quan “vlera”. “Arti”, njësoj si filozofia politike e Ramës është në të vërtetë një kiç, që të mos them shkarravinë pa asnjë kuptim. E kam fjalën, po nuk besuat hidhuani një sy vetë. Prandaj asnjë shkatërrim, qoftë shoqëror, ekonomik apo kulturor që bën qeveria e tij, nuk më habit. Kjo nuk është më vetëm një çeshtje politike, por çështje vlerash – dhe pikërisht këto të fundit duket se nuk i njohin rilindasit e barbarizmit të Partisë së Punës.
18 maj 2020
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.