back to top
1.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Rini e lënë baltrave – nga Shpend Sollaku Noè

Gazeta

Shpend Sollaku - Noe - 1977
Shpend Sollaku – Noe – 1977
Rini e lënë baltrave
nga Shpend Sollaku Noè
Viti i parë i “stazhit” pas mbarimit të gjimnazit
Këtu jemi në hidrovorin e Ndërnenasit. Mua, që të “piqesha”, më dërguan edhe një vit tjetër “stazhi” në Metalurgjikun e Elbasanit, pastaj tre vjet në Sazan. Çfarë mbaj mend mirë prej ndërtimit të këtij hidrovori? Kur shkonim të flinim në barakë ishim mbi tokë, kur zgjoheshim, ishim në mes të kënetës, të bllokuar prej ujrave të shiut të natës, që kishin mbuluar për kilometra të tërë zonën përreth.
Matura '77 - Gjimnazi 20 Tetori Lushnje - në Bonifikimin e Ndërnenasit
Matura ’77 – Gjimnazi 20 Tetori Lushnje – në Bonifikimin e Ndërnenasit
Një tjetër gjë që nuk e harroj, ishte kur punonim me çizmet që na fusnin ujë, të kredhura në baltë. Nëse blloku i çimentos që na lëvizte mbi kokë shkëputej e binte, nuk mund të shpëtonim lëkurën, pasi çizmet nuk shqiteshin më nga balta dhe nuk mund të largoheshim nga gropa e thellë disametërshe. (Në foto, unë jam andej lart, nga e djathta, me bluzë pa mëngë, jake “V”, akrilik me vija). Nga e majta në të djathtë të monitorit: Rreshti i sipërm – Kiço Këmbora, Koço Regazi, Lul Llanaj, më poshtë – Hekuran Alizoti, Gëzim Hajdari, Shpend Sollaku, Ilir Hoxha. Pak më poshtë: Agim Rrapo, Llukan Bici, Rreshti i parë – Maksim Prendi, Sandër Puka dhe Fatos Çela.

 

Related Images:

More articles

1 Koment

  1. Te kjo foto e rrallë,
    janë gjithë shokët e mi të klasës, “Matura 1976”, të cilët mbasi kishin mbaruar gjimnazin në vitin 1977, ëndërronin vazhdimin e shkollës së Lartë, ndërkohë që u duhej të punonin një vit stazh, në baltën e Karavastasë, ndërsa unë që s’kisha asnjë shpresë të vazhdimit më tej, kryeja shërbimin ushtarak në Gjirokastër…

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.