back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 8 Janar, 2025

Rrëfimi tronditës i bijës së Poetit tonë të madh kombëtar – nga Adriatik R. Dosti

Gazeta

Lasgushi me dy Vajzat - Kostandinën dhe Marijen
Lasgushi me dy Vajzat – Kostandinën dhe Marijen
Rrëfimi tronditës i Marie Gushos –
bijës së Poetit tonë të madh kombëtar Lasgush Poradecit
nga Adriatik R. Dosti

E ndoqa gati pa frymë mbrëmë në një ekran TV shqipfolës rrëfimin e sinqertë të Marie Gushos – bijës së Poetit tonë të madh kombëtar, Poetit Universal, Poetit të Dashurisë… njërës prej figurave të ndritura të kombit shqiptar… krenarise sonë kombëtare, Lasgush Poradecit [Llazar Gusho]

I lindur më 22 dhjetor 1899 dhe i ikur nga kjo botë në 12 nëntor 1987,. poeti melankolik i vendit dhe i popullit të tij, por edhe rrebeli ndaj diktatorit e diktaturës… Poeti që kurrë nuk pranoi t’i thurë vargje as Enverit e as Partisë… por vetëm vendit e popullit të tij, dashurisë së pastër njerëzore e vlerave të tilla…
Krenari e Pogradecit të tij, por edhe Dritë e Shqipërisë – ky ishte e mbetet në përjetësi Poeti ynë i madh kombëtar.
“Shtëpinë na e shembën [në një kohë që fjala vjen Kadaresë së tyre i kanë bërë jo një por 2 shtëpi Muze – shënim i Autorit të këtij shkrimi] …pronën e tokën tonë na e morën… e sot atje në pronën e familjes Gusho [Poradeci] rri e hiqet si pronar një fshatar nga Devolli, sepse ka goxha miq e para… ndërsa ne, dy bijat e Lasgushit… unë dhe Kostandina kemi vite që vijmë vërdallë e endemi nëpër gjyqe…
Shtëpisë së Kulturës ia hoqen emrin “Lasgush Poradeci” kush dhe pse… lehtësisht e kuptueshme – njerëzit e errësirës… injorantët në pushtet e me pushtet, antivlerat që sot fatkeqësisht sundojnë kudo aty në atë vend të çudirave pa fund…
Edhe pse egzistonte vendimi i veçantë i Ministrisë së Kulturës për t’i bërë varrin Poetit Kombëtar… ai vendim kurrë s’u zbatua, e ndërkohë që varrin Babait tonë ia bëmë ne fëmijët e tij e kërkush tjetër… – tha ndër të tjera Maria… mes lotësh.”
Dhe normal që errësira ashtu do sillej me Dritën… dhe ishin po ata që ngritën dorën dikur për t’ia hequr të drejtën e krijimtarisë së lirë letrare Lasgushit… ata që i mbyllën dyert e Lidhjes së Shkrimtarëve… ata që talleshin me “vjershat” e tija të dashurisë… ata që e provokonin që të shkruante për Partinë dhe Enverin… ata që edhe rrogën mujore që i takonte ia jepnin kur ngrysej e që të mos i shihte njeri… se ju bënte namin!
Kurrë nuk pranoi Lasgushi ta takonte Enverin… ndaj dhe iku i mbarë e i pastër nga kjo botë pasi kurrë penën e tij nuk e bëri pis…
Edhe Shtatoren e tij e ngritën mes një sërë polemikash… se nuk e donin të ishte në qendër të Pogradecit madje as edhe në buzë të Liqenit, aty ku gdhihej e ngrysej muza e tij poetike, se mesa dukej edhe ashtu në bronz… Lasgushi ju bënte “karshillëk”… O Zot ç’lloj injorance të frikëshme që mban ende Atdheu im… e i yti moj mikja ime e mirë dhe shumë e herëshme, Marie Gusho!
Dhe sa turp sot, veçanërisht për ata që janë në krye të pushtetit lokal në Pogradec, teksa sheh që Shtatoren që i bën nder jo vetëm qytetit, por krejt historisë kombëtare të Shqipërisë… dita ditës po e mbulojnë ferrat…
Maria tejet e emocionuar rrëfeu edhe për dashurine e pastër njerëzore të të Atit për nënën e saj Nafien… si dhe tregoi edhe historitë e veçanta të Lasgushit me mikun e tij besnik, Qenin me emrin Cuci… dhe natyrisht edhe për atë lloj lidhje tejet prekëse të Poetit me dy bijat e tija: Marien e Kostandinën…

Adriatik Dosti & Lasgush Poradeci
Adriatik Dosti & Lasgush Poradeci

“Edhe 1000 dollarë që depozitoi në bankë një qytetar shqiptaro-amerikan vite më parë e atëhere kur ajo shumë parash ishte vërtet e madhe dhe kish goxha vlerë… në mënyrë që pushteti lokal të bënte diçka për Poetin tonë të madh, u prishën e u bënë rrush e kumbulla – rrëfeu Maria duke shtuar se –  shtruan një darkë ku ftuan miqtë e të njohurit e tyre dhe hëngrën e pinë si të babëzitur… dhe ky pra ishte “nderi e respekti” që na i bënë Lasgushit…!”
Dua ta pyes publikisht Edi Ramën, kryeministrin e sotëm të Shqipërisë, i cili hiqet edhe si një njohës i mirë i veprës së Lasgush Poradecit dhe i asaj çka ai ka lënë pas si trashëgimi të vyer kombëtare, dhe që duke i vënë emrin e Poetit një aeroplani të kompanisë kombëtare të fluturimit Air Albania – Lasgushi… duket se i ka larë duart me të… e dëgjove seç tha mbrëmë mes dhimbjesh e lotësh e bija e Lasgushit – Maria… e dëgjove si qytetar shqiptar e pastaj edhe si kryeministër i Shqipërisë rrëfimin e saj tronditës… kur ata kodoshët e tu në pushtet e me pushtet ose siç thua vete ti… ata që hanë dardha e kumbulla pas shpinës tënde… i kanë prishur shtëpinë, i kanë marrë tokën e pronën e familjes së tyre… ja kane hequr emrin e Poetit – Shtëpisë së Kulturës së Pogradecit… varrin e tij e kanë lënë mes ferrash… shtatoren e tij gjithashtu… etj etj…
Di gjë ti moooo… apo kot sa bën gam-gam nga mëngjesi deri në darkë… e për Kadarenë e Partisë ç’nuk bërë e ç’nuk ke ndërmend të bësh… ndërsa për Lasgushin e Shqipërisë mjafton t’i hipësh Tajares me emrin e tij dhe ku rafsha mos u vrafsha…!!
Ajo çka ne kemi bërë… dhe ajo mënyrë sjellje [jo populli sigurisht] e jona… po e quaj si Shqipëri dhe këtu fus shtetin, qeverinë, pushtetin lokal, ministrinë përkatëse etj etj… ndaj Viganëve tanë e krenarive tona kombëtare si Fishta e Lasgushi, është historikisht sa poshtëruese po aq edhe e pafalshme e sigurisht edhe e dënueshme… është pikërisht ajo… të cilën historia jone kombëtare nesër s’do na e falë kurrë!
Marrë nga Muri i Fb, A. R. Dosti, 3 janar 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.