back to top
6.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Rreth figurёs sё Dom Ndre Zadejёs dhe dorёshkrimeve lidhur me veprёn e tij

Gazeta

Dom Ndre Zadeja (1891-1945)
Dom Ndre Zadeja (1891-1945)

Rreth figurёs sё Dom Ndre Zadejёs

dhe dorёshkrimeve lidhur me veprёn e tij

(Letёr e Lec Zadejes drejtuar Lazёr Radit)

I nderuar Z. Lazёr,

Ёshtё hera e parё qё ju shkuaj.
Quhem Lec Zadeja, njёri nga njerёzit mё tё afёrt tё Dom Ndre Zadejёs.
Nga z. Çesk Zadeja e Rrok Zadeja jam informuar se edhe ju jeni tё interesuar tё dini shumё pёr Dom Ndre Zadejёn.
Pёr kёtё nuk pritova tё marr rrugёn e tё vij me ju takuar. Ka qenё data 18 qershor, ora 9.00 kur unё kam trokitur nё portёn tuaj. Nga pjestarёt e familjes u informova se ju ndodheshit nё Bibliotekёn Kombёtare. Erdha, kёrkova, pyeta nё dy katet e ndёrtesёs, por askush nuk ju njihte. Ndoshta nuk kishit arritur ende. Nё Tiranё qёndrova deri nё ora 12.30, pastaj u nisa pёr nё Shkodёr, pasi bёra njё vizitё te prof. Injac Zamputi. Mora vesh se me 28 qershor, keni qenё nё Shkodёr.
Pёr korrektesё, po pёrpiqem tё ju informoj shkurtimisht mbi punёn qё jam duke bёrё. Pёr punёn tuaj as Çesku e as Rroku nuk janё nё gjendje me mё thanё se çfarё jeni duke bёrё ju.
Pas punёs qё bёmё nё vitin e kaluar pёr tё bёrё tё njohur figurёn e Don Ndreut (me anёn e njё meshe pёrurimit tё vorrit tё ri dhe organizimit tё nji sesioni jubilar, tё tёra kёto nё kuadrin e 100 vjetorit tё lindjes), ju vum punёs pёr hartimin e njё monografie. Kёshtu kam menduar t’a quaj unё, ndoshta duhet titulluar: pёrmbledhje veprash. Kёtё e kam ndarё nё 10 kapituj, dhe konkretisht:

I.-Parathenie
II.-Dy fjalё me lexuesin
III.-Jeta
IV.-Krijimtaria letrare
V.-Tematika, pёrmbajtja dhe vlerat e çdo vepre, tё ndarё sipas gjinive (poezi, prozё, dramarturgji)
VI.-Disa pёrfudime
VII.-Gjykime e vlerёsime pёr Dom Ndreun
VIII.-Festimi i 100-vjetorit tё lindjs.
IX.-Bibliografa e pёrdorur
X.-Pasqyra e lёndёs.

Pёr tё bёrё kёtё punё, ka kohё qё punoj, sidomos nё gumbullimin e veprave. Dhe sigurisht kurreshtje e juaj ёshtё tё dini çfarё kam siguruar deri tash. Ja nji pasqyrё e shkurtёr:
nё poezi, Muzika, Piktura, Atyna e Zojёs, Falni (pёrkthim), Tё kryqёzuemit, Kunora e Bylbylave, Kumbona e Sheldisё Patёr Gjergj Fishta (me rastin e vdekjes) Lirikut Shkodran Dom Ndre Mjedёs (me rastin e 5-vjetorit tё vdekjes), Katekizmi nё vjersha dhe Letёr e Hapur, drejtuar At Fulvio Cordignano-s.
Nё fushёn e prozёs kam pёrfshirё: Konferencat mbajtur nё Kolegjёn Saveriane me rastin e 50 vjetorit tё krijimit tё saj (28.11.28) pёr Piun XI, XII. Pёr ditёn e Shtypit Katolik Botёror, homeli tё veçanta mbajtur nё Kishёn Katedrale, nё Shirokё e gjetkё, si dhe skicёn “Kujtimi i Dёshmorёvet”.
Nё fushёn e dramarturgjisё (kryesisht pёr melodramat) kam pёrfshirё:

"Ruba e Kuqe" - Muzikue prej D.Mikel Koliqit
“Ruba e Kuqe” – Muzikue prej D.Mikel Koliqit

-Melodramёn “Ora e Shqypnisё” (botuar pjesёrisht nё Shkolla e Re, e G. Mikelit, viti 1921.
-Melodramёn “Hije tё Zeza”, botuar fragmentarisht nё “La Lingua Albanese”, tё At Fulvio Cordignano-s, viti 1931, faqe 194-196.
Rozafa – tekstin e plotё.
Rrethimin e Shkodrёs, – tekstin e plotё.
Ruba e Kuqe, – botuar pjesёrisht nё “Kumbona e sё Diellёs” me shёnimin, nё vitin 1942. “Melodram i pa botuar”.
Shpella e Bogdanit, – melodramё e mbetur dorёshkrim (e qё ka humbё), por e kam cituar vetem sa pёr tё thёnё nё dijeni lexuesin).

Siç e shikoni, nga tёrё sa paraqita kalimthi, materiali ёshtё mjaft i gjёrё, tekstet e plota apo tё pjesёshme janё kopjuar duke ruajtur gjuhёn e tij, pa i bёrё komente pasi nuk jam specialist pёr tё gjitha fushat.
Pёr pasurimin e materialit kam kёrkuar tё dhёna nga jashtё dhe jam nё pritje tё dёrgimit tё tyre.
Me materialet e mbledhura deri tani kam arritё tё shkruaj rreth 370 faqe tё daktilografuara. Synimi in ёshtё pёr nji material pёr rreth 500 faqesh, me u pёrfunduar brenda vitit 1992, pastaj gjatё viteve 1993-1994, tё bёhet korrektimi, redaktimi, botimi dhe vepra tё dali nё qarkullim nё vitin 1993, me rastin e 30 vjetorit tё pushkatimit (23 mars).
Shtoj se pёrveç materialeve, kam grumbulluar deri tani artikuj tё shkruar pёr tё, biseda tё bёra brenda e jashtё vendit pёr tё (me anёn e njё videokasete), kam krijuar albumin mbi festimin e 100-vjetorit tё lindjes, dhe nji pjesё tё tyre do t’i pasqyroj edhe material. Me qё janё gjetё edhe partiturat e tre melodramave (Rozafa, Rrethimi i Shkodrёs dhe Ruba e Kuqe) do tё pёrfshijnё nё tekst edhe nga nji kangё tё çdo melodrami.
Pra, siç po e kupton nga leximi, vepra mendoj se do tё dalё e plotё dhe figura e Dom Ndreut do tё mundёsi tё njihet sidomos nga rinia.
Pёr tёrё kёtё punё qё po bёj, janё vёnё nё dijeni edhe organet e larta tё vendit tonё, tё cilat e kanё mirёpritur kёtё punё dhe kanё dhёnё porosi institucioneve vartёse tё marrin masa pёr realizimin e atyre kёrkesave qё kam bёrё, sipas specialitetit dhe sferave e natyrёs sё punёs sё tyre.
Tani unё, nё formё tё pёrmbledhur, pёrshkrova punёn qё jam duke bёrё. Natyrisht nji bisedё mund tё nxirte edhe tё tjera gjёra.
Unё vetё jam nё pamundёsi tё vij nё Tiranё (pasi njё komshi i imi ёshtё duke bёrё disa ndёrtime dhe mё duhet tё qёndroj afёr shtёpisё).
Dёshira ime do tё ishte tё mё informoni edhe ju, (pёrmbledhtas pёr punёn), nёse jeni tё nji mendimi me mue. Besoj se tjetёr karakter do tё ketё materiali juaj dhe tjetёr ka i imi. Megjithatё konsultimi nuk ёshtё i keq.
Nёse e shifni me vend, ju lutem, tё mё informoni dhe tё mё njoftoni se pёr çfarё keni nevojё nga krijimtaria e Dom Ndreut (sidomos si hulumtime apo skedim qё kam bёrё). Kjo  rrahje mendimesh e kёrkimesh na jep mundёsi tё dy palёve tё njohim çka kemi e çka nuk kemi njёri tek tjetri, kur mendojmё se punojmё tё dy pёr nji qёllim tё pёrbashkёt. Me anёn e Çeskut apo tё Rrokut nuk pritoj tё dёrgoj pёrsёri me letёr pёr çfarё do tё mё kёrkoni. Unё jam i interesuem tё dij prej jush mbresa apo kujtime pёr Dom Ndreun, duke marrё parasysh se ju e shikoni me syrin e shkrimtarit dhe jo tё farefisit.
Mbetem nё pritje tё nji letre nga ju.
Ju uroj shёndet tё plotё, tё mira nё jetё dhe suksese nё punёn tuaj letrare.
Me respekt, Lec Zadeja
Shkodёr, me 9  korrik,1992

Adresa: Lec Zadeja Lagja “Ndoc Mazi”
Rruga Pashko Vasa, 142 – Shkodёr

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.