back to top
11.5 C
Tirana
E shtunë, 2 Nëntor, 2024

Rreth Kafeve tona – nga Zef Mala

Gazeta

Zef Mala - Personalitet i së Majtës
Zef Mala – Personalitet i së Majtës

Rreth Kafeve tona

nga Zef Mala

Kafehaneja sot asht bamë nji nevojë jete kryesore. Në kohë tonë jeta e qytetasve nuk qarkullohet brenda mureve të nalta të shpijave e të avllijave, por kërkon të shpërthejë jashtë, e sejcilli mundohet me u përpjekë pa ja da e me u dukë dans le grand monde.
Gjithkush aty gjenë miqtë të njoftunt e ndër intervalet e hurmave të birrës e të përplasjes së pocker-it, vlon biseda, polemikat në kambë e në dorë si i thonë nji fjale, kritika, çashtje politike etj.
Natyrisht le grand monde asht përqëndruem ndër dy a tri kafehane qi gjinden në pjacën e qytetit tonë. Ktu, pushim, orkestër në e dielë, luks e profume zonjash.
Ma përpara nji kafe kushtonte nji gjysëm korone e çdo njeriut i delte me u ndalë e me u shlodhun. E sidomos në kët kohë krize, të papunët, që u ndodhte gjysma e koronës në xhep, kalonin nji pjesë të ditës pa u mërzitë nën përkundjen e valëve të radjos.
Mirpo zotnijt tanë nuk dashkan që edhe puntorët të munden me frekuentue të njajtat kafehane e t’u rrijnë në nji distancë të afërme me tavolinë. – Ndoshta sepse nuk munden me durue erën e vojnave e të djersës së puntorit që asht rropatë me fitue bukën e ditës, mbasi ndokushi nuk i ka lanë gja trashëgim?
-Fundi i fundit, me sa kemi marrë vesh, kto dy a tri kafehane në shej, u ngrehkan e e bakan kafen nji koronë serm, (kafen shtrejtuen e jo gotën e birrës a të ndonji pijes tjetër).
E kshtu e mbajtën për pak dit.
Por tash së mbramit përsëri e liruen në nji gjysëm korone, por vetëm ndër dit pune, sepse ndër të diela e festa vijon me u shitë 1 koronë filxhani nji hurmit.
Po të kishin vijue me ndryshimin e parë nuk do të ishim vu me e përmendë kët çeshtje ndër kto shtylla, sepse ndoshta do të na ishte mbushë mendja se nji filxhan kafe mund të kushtojë nji koronë sermit.
Por kje ndryshimi i dytë: lirimi ndër ditë jave e jo ndër festa që na shtërngoj me ia hy kësaj rragatje.
-Dita e dielë asht ba ditë pushimi vetëm për puntorë, sepse të pasunit kan ditët e pushimit apo ma mirë me thanë demelije gjithmonë.
-Në kët ditë puntori, bashkë me familjen e vet kërkon të defrehet ndopak e të çlodhet prej mundit te gjashtë ditëve puntore.
E defrimi qi kushton ma lirë asht me ndejë në kafehane e me shijuem muzikën e bandës qi në sajë të Bashkisë na kënaqë për javë.
Por qe se tashti zotnitë e propietartë janë lëshuem kundra të mjerit, e nuk kanë lanë me gzuem qetsinë e paqen e andrrueme për gjashtë ditët e undit e kujdesesh për bukë.
E kte e kan pohuem vetëm të zotët e kafehaneve. “nuk duem të sgedhim vagabonda e punëtorë në dugaje t’ona”.
Të lumtë Shkodër kreshnike e bujare.
Kështu din me e çmuem ti mundin e bijve t’uej e djersën e përgjakun të vorfnit qi përpiqet në gjiret e jetës së përditëshme.
Kishte me thanë ndokushi “Pse nuk i drejtohemi Bashkisë për me e skjaruem e me e ndreqë kët punë…” Por… he pra…!
Presim veç qi puntori të zgjohet prej gjumit letargjik e të kuptojë rolin që lot në shoqni, ndihmat qi jep, detyrat qi kryen e të drejtohet vet – vetin kahë Drejtësija.
Besa, 3 Shtator 1934

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.