Rrethimi i tretë i Kullës së Jasharajve…
5 Mars 1998
I fundit, me pushkë në dorë,
u vra Kushtrim Jashari,
i cili i kishte vetëm 13 vjet.
.
Në orët e hershme të mëngjesit të 5 marsit 1998, në Prekaz u sulmunë sërish nga Ushtria Jugosllave dhe forcat policore Kullat e Jasharajve. Një rreth i dytë u ba për me pamundësu çdo përpjekje për të ça rrethimin. Dhe një rreth i tretë forcash ushtarako-policore me pamundësu ndihmën që mund t’u vinte nga shqiptarët e tjerë. Forcat agresore përbaheshin nga transportues të blinduar dhe pjesëtarë të policisë, të mbështetura nga artileria nga një fabrikë municioni në afërsi. Lagjen Jashari e kishin rrethu diku me rreth 7-8 mijë trupa kriminale të Serbisë dhe sulmi zgjati dy ditë.
Forcat kriminale të Serbisë kërkunë së pari që Adem Jashari të dorëzohej, dhe kur kjo nuk ndodhi, ata i dhanë 2 orë afat për të shqyrtu ofertën. Pas kësaj filloi beteja e pabarabartë. Nga tre anët, ushtria dhe policia qëllonte me mortaja e me gaz lotësjellës. Shumica e familjes së gjerë e Jasharajve u mblodhën në një dhomë të vetme, e cila ishte e murosur me tulla. Një predhë pastaj ra përmes çatisë, tue vra një numër të anëtarëve të familjes. Granatimet e vazhdushme, rreth tridhjetë e gjashtë, orë ia mundësunë policisë më në fund me depërtu në shtëpitë e Jasharajve.
.
Organizata “Amnesty International”, në një raport të bërë për rastin, tha se sulmi kishte për qëllim eliminimin e të gjithë dëshmitarëve. Gjithsejt 56 persona u vranë. Në mesin e tyre tetëmbëdhjetë ishin gra dhe dhjetë fëmijë nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare. Nga familja e ngushtë e Jasharajve u vranë 20 anëtarë, 36 të tjerë ishin të lagjes Jasharaj tue përfshi dajën, Osman Geci dhe dy nipat të tjerë. I fundit, me pushkë në dorë, u vra Kushtrim Jashari, i cili i kishte vetëm 13 vjet.
Adem Jashari dhe familja e tij u banë simbol i flijimit për lirinë e shqiptarëve të Kosovës dhe për shqiptarët kudo në botë.
5, 6 dhe 7 marsi në Kosovë njihen si ditët e manifestimit tradicional Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me këtë rast në Prekazin legjendar mblidhen qytetarë nga mbarë trojet shqiptare për me nderu familjen Jashari në Natën e Zjarreve.
Marrë nga linku Geg e Toskë 5 Mars 2013
.