back to top
5.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Rrugëtim me veprën dhe artin e Mr. Leonardo Voci

Gazeta

Piktori ekstravaganat Leonardo VociPiktori ekstravaganat Leonardo Voci
Piktori ekstravaganat Leonardo Voci 

Rrugëtim me veprën dhe artin e Mr. Leonardo Voci

-Ka lindur në Bajzë të Shkodrës më 22.12.1968.
-Artist Profesionist, Drejtor i Sindikatës së Pavaruar të Piktorëvedhe Skulptorëve të Shqipërisë 2004-2008
-Mbaron studimet e larta në vitin 1991.
-Kryen praktikën në studion e Mjeshtrit Piktor dhe Restaurator Lin Delia ne Antrodocco, Rieti ne Itali më 1992 e më pas në Studion e mjeshtrit Gjelosh Gjokaj në Augsburg të Gjermanisë me 1993.
-Certifikohet nga Akademia Private e Artit pranë prof. Andre Potapov dhe prof. Vladimir Sofranov më dhjetor 1996 – qershor 1997.
-Në dhjetor të 1994 hap Atelienë e tij Leonardo në Augsburg, më pas në vitin 1999, në Heilbronn të Gjermanisë.
-Në vitin 1996, fiton titullin “German Artist” dhe kritika gjermane e quan “Piktor Ekstravagant” dhe “ Princ i ngjyrave”.
-Në vitin 2003, kthehet në Tiranë me një seri ekspozitash kombëtare dhe ndërkombëtare.
-Korrik 2008 – korrik 2010, jeton e krijon në Athinë, Greqi. Shtator 2010-2013.
-Kthehet në Tiranë e hap Galerinë e tij Arte Moderne në Hotel Sheraton Tirana. Gusht 2013 – Maj 2014
-Art menazher e Kurator në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës ” Arbnori”, Tiranë. Maj 2014
– Specialist Art menazher në Qendrën e Realizimit te Veprave te Artit.
-Prill 2014 – hap Atelienë e tij “Arte Moderne”.
.

Në fushën e botimeve:

Në fushën e botimit me bashkëshorten e tij Floriana Odhise Paskali, boton kolanën e plotë të Skulptorit të madh Odhise Paskali:
1.Librin në tre volume “Për Paskalin, nga Paskali”, Shtëpia Botuese, Ilar. 2005
2.Shpirti im i ripërtërirë. Esse, Shtëpia Botuese “Argeta” 2009.
3. Best of Paskali, Katalog Skulpture. Shtëpia Botuese Toena. 2010.
4.Boton Librin me studime ne skulpture: Odhise Paskali, Themelues i Skulpturës Shqiptare. Shtëpia botuese Kristal, 2012.
Në shtypin Shqiptar boton një seri shkrimesh analizë dhe esse mbi artin, bashkëkohor për Artistë të njohur, të huaj dhe shqiptare.
Në shumë libra, nga autorë të njohur amerikanë dhe shqiptarë, janë vendosur vepra të tij, në kopertina.
Maj 2013 – Promovon ne MTKRS, librin e tij “Traktati i Artistit”, esse mbi artin. Shtëpia Botuese, Emal.
Shtator 2015 – boton poemën lirike “Shqipëria në sytë e një fëmije ëndrrimtar.”
.

1994 – 2010

-Ekspozita në grup: Coburg (150 vjetori i Revolutionit gjerman), Gjermani. 1996.
-Hollfield (Frankische Schweiz), Gjermani. 1997.
-Konkursi Ndërkomtar për Lojrat Olimpike, Saporo. Japoni. 1996.
-Midelsex University, Londër, Angli. 1997.
-International Art Trienale, Universiteti i Arteve Osaka, Japoni. 1997.
-Akademia e Arteve të Bukura, Paris, Francë. 1998.
-Galeria në Krankenhaus, Schwabmunchen, Gjermani. 1999.
-Expozita Internacionale, Konstanz, Gjermani. 1998.
-Stammberger See, Gjermani. 1998.
-Abraxas Haus,Augsburg.Gjermani. 1999.
-“Finale Regionale 2000”, Heilbroon, Gjermani. 2000.
-Marubi 2003, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë. Shqipëri – 2003.
-Strandxha Palitra, Malko Ternovo, Bullgari. 2004.
-Artiste Shqiptare, Milano, Itali. 2005.
-Galeri “International Action House”, Pire, Greqi. Dhjetor 2009.
-Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë, Qershor 2013.
-Parnassos Literary Society, Athinë, Greqi. Qershor 2015.
-Ekspozita personale ne “Open Air “
-Festivali i Multikulturor, Anavisu, Athinë, Greqi. Qershor 2009.
-Festivali i 11 Multikulturor, Club-UNESCO, Pire, Greqi. Tetor 2009.
-Festivali i 12 Multikulturor, Club-UNESCO, Pire, Greqi. Qershor 2010.
-Athens Center, Pagrati – Metz, Athinë, Greqi. Qershor 2010.
-Muzeu Mesjetar, Berat. Ekspozita “E kuqja e Onufrit”, Shtator 2012.
-Kinemaja verore në Sarandë, Tetor 2012.
-“Ditët e Kulturës Shqiptare” Festningen – Kristiansand, Norvegji. Nëndor 2013.
.

Ekspozita Personale

-Art galeri, “Art Lando”, Orlando, Florida, USA.1996.
-Art Kafe, “Sommacal” Augsburg, Gjermani 1994.
-“Kulturhaus Kresslesmuhle, Augsburg, Gjermani.1997.
-Intercity Hotel, Augsburg, Gjermani.1998.
-Galeri Hartman, Heilbroon, Gjermani.1999
-Galeria “ Klaus Schmitt”, Schwabisch Hall, Gjermani.2002.
-LSHA, MTKRS, Tiranë 2003
-Galeria e Akademisë së Arteve, Tiranë 2003.
-Hotel Butrinti, Sarande.2003.
-Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë 2004
-Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë 2004 dhe 2012.
-Galeria Jozef, Durrës.2005
-Teatri “Migjeni”, Shkodër 2005.
-Intesa San Paolo Bank,Tiranë 2005 dhe 2013.
-William Paterson University, New Jersey, USA 2005, 2006 dhe Nëndor 2012.
-Salla e aktiviteteve – Ministria e Kulturës Pragë, Çeki. Shkurt 2006.
-Galleria “Vangjush Mio”. Korçë, Qershor, 2006.
-“Scarabeus” Gallery. Pragë, Çeki. Shtator 2006.
-Givatayim Theatre, Danon Gallery. Tel-Aviv, Izrael. Shtator 2008.
-“Hellenic Society of Photography” në Broadway Theater, Patission, Athinë, Greqi, Nëntor 2009.
-Teatri Bylis, Fier, 2010.
-Holli Ambasadës Shqiptare – Ljubjanë, Slloveni 2012. Me rastin e 100-vjetorit të Shpalljes të Pavarësisë, Mars 2012.
-“Reading Society of Corfu”. Korfuz. Greqi, Ekspozita “Mitet Greke, në kolor të kuq”. Dhjetor 2012.
-Klubi i Artit dhe Kultures Sigal. Durrës, Qershor 2014.
-Skulptura e Parkut në Shqipëri. Ekspozitë fotografike. Holli Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës” Arbnori” – Tiranë, Tetor 2014.
-Bashkia e Venecias. Itali. Piazza San Toma, “Maskat Veneciane”. Shkurt 2015.
-Pyramida. Holli. Ekspozite “Arte Moderne” në format të madh.Tiranë, Qershor 2016.
-Tirana International Hotel – Ekspozitë “Arte Moderne” në format të vogël. Tiranë, Tetor 2016.
-Holli Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës “Arbnori” Ekspozite “Arte Moderne”, Tiranë, Maj 2017.
-Sheraton Tirana, Ekspozitë “Arte Moderne -New Paitings”, Qershor-Korrik 2017
.

Ekspozita Permanente

-“Atelie Leonardo” 1994 -2010, Augsburg – Heilbroon – Athinë – Tiranë
-Hotel Sheraton, Tirana, shtator 2003 – shkurt 2011
-Galeri Arti “Atelie Leonardo” ne Sheraton Tirana, mars 2011 – prill 2013.
-RO-Gallery, Long Island , New York , USA , 2007 – e vazhdim
-Muzeu i parë privat ne Shqipëri “MEZURAJ” posedon në pronësi te tij, 911 piktura, koleksion ky, më i madhi në Shqipëri, nga një artist shqiptar deri më sot. Muzeu “Mezuraj”, Rruga e Kavajës , Tiranë. Korrik 2013. www.mezuraj.com
-Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore ( QKIPK) ka të regjistruara 337 vepra në pikturë. www.qkipk.gov.al.
-Janar 2017 – Hap në vendin e tij të lindjes në Bajzë të Malësisë së Madhe,
-Muzeun e tij privat “Arte Moderne” në shtëpi të tij. Rruga Kaçaj, Bajzë, Shkodër.
Kontakt: Atelie “Leonardo”. Rruga Ded Gjon Luli, P. 3, Ap.11, Tiranë. 1000.
Kërko në Google dhe You Tube: Leonardo Voci: web, image & video.
WordPress.com: http://leonardovoci.wordpress.com/articles/ – e-mail: leonardo_voci@yahoo.com. Cel.
+355 68 268 0602
 
Republika e Shqipërisë – Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori”
Adresa: Rr. Muhamet Gjollesha Nr. 71, Tiranë,
Tel: 042233463. Web: www.qnk.gov.al, e-mail: info@qnk.gov.al
.
Leonardo Voci dhe Floriana Paskali
Leonardo Voci dhe Floriana Paskali

“25 Vjet Artist Profesionist”

Floriana Odhise Paskali

Leonardo Voci dhe paleta e tij në Muzeun Historik Kombëtar me Ekspozitën Retrospektivë “25 Vjet Artist Profesionist”
Leonardo Voci, i njohur tashmë si piktor ekstravagant, me stilin e tij komplet abstrakt, modern, me profilin e tij, është një artist tipik galerie, i përmasave ndërkombëtare. I guximshëm në përzierjen e kombinimin e ngjyrave, artisti Voci shquhet për thyerje të rregullave akademike, ai është një piktor i shijes së hollë, dhe mjeshtër i zbërthimit psikologjik të portretit të njeriut. Me morinë e pikturave të tij, ai ka krijuar tashmë stilin dhe individualitetin e tij artistik, që e bën atë të dallueshëm nga të tjerët, duke krijuar impresione të fuqishme dhe admirim tek artdashësit e shumtë shqiptarë e të huaj që vizitojnë artin e tij.
Me një karrierë artistike 25 vjeçare, që e ka fillesën në Augsburg të Gjermanisë, Leonardo Voci, me origjinë nga Bajza e Malësisë së Madhe, sjell si përherë dhe në këtë ekspozitën retrospektive, stile bashkëkohore, të vendlindjes së vet, me një përzierje ngjyrash, formash të çuditshme, me sfonde herë të qeta, e herë të trazuara, e shpesh irreale, që burojnë prej shpirtit të tij të vrullshëm, dhe kombinimit të shkollave autodidakte, që ka mbaruar, pranë mjeshtrave të ndryshëm ne Itali si Lin Delia, e Augsburg të Gjermanisë pranë mjeshtrit Gjelosh Gjokaj.
Leonardo Voci është tashmë një markë e njohur, një artist i plotësuar, dhe me një individualitet artistik të jashtzakonshem. Ai është një mjeshtër i paletës së ngjyrave, që zbret nga tonet, në gjysëm tone, e deri në 1/8 e toneve. Është i ndryshëm nga të tjerët, ka mbi 4000 punime, dhe asnjëherë nuk është i njëjtë, gjithmonë i ndryshëm, i furishëm, dhe të çon në një botë tjetër, krejt tjetër, të çuditshme e abstrakte.
Voci, është një artist i mirëfilltë profesionist, harmonik dhe i ekuilibruar në artin e tij, ai eksploron pafundësisht kolorin, e përzien e përpunon dhe në fund piktura e tij të rrëmben me emocionin e tij të fortë, sepse ai përzien në paletën e tij ngjyra të rrezikshme koloristike.
Artisti Leonardo Voci, është ekstrem emocional, arti i tij modern-abstrakt, është një art që shpërfill rregulla e ligje akademike të vendosura. Ai është tashmë prezent prej 15 vjetësh në artin shqiptar si një fenomen artistik me vulën e tij princërore në kolor. Shpesh, portretet e këtij artisti, këmbëngulin në histori, duke na dhënë fytyrat ëngjëllore, të pafajshme, fëminore dhe rinore, të trajtuar mjeshtërisht sepse ai ruan gjithnjë koloritin e ngjyrave. Si piktor i shijes së hollë, i inteligjencës së lartë, Leonardo Voci, është mjeshtër i zbërthimit psikologjik të portretit të njeriut.
Ai, si një regjizor i zoti, e ka të qartë misionin e tij në fushën e arteve pamore, moderniste, abstraktsion ala Leonardo Voci.
Padyshim, piktura e tij, kompozimi i tij, ngjyra e tij është e dallueshme qartazi, është origjinale, ai dhe vetëm ai, Leonardo është autentik dhe i pakopjueshëm, duke eksploruar në ngjyra dhe në formate, duke kaluar lehtësisht nga formati i madh në format të vogël, dukuri kjo e rrallë në artin e kësaj gjinie.
Në këtë ekspozitë të tij retrospektive, artisti Leonardo Voci, paraqit para publikut dhe disa vepra
nga 3 Koleksione të miqve të tij, Koleksion veprash Arte Moderne nga Leonardo Voci -, si dhe disa vepra nga Koleksioni i Muzeut Mezuraj, Muze që posedon nga Leonardo Voci, koleksionin më të madh të një artisti shqiptar deri më sot. Në përfundim, mund të themi pa hezitim se natyrshmëria estetike, forca krijuese artistike, fantazia kontrolluese e harmonisë së ngjyrave, e bën Leonardo Vocin, artistin dhe piktorin shqiptar, i vetmi i vetëquajtur Extravagant, një potencial e dhuratë e kohës, për pikturën shqiptare të shekullit 21.
Me ekspozitat e tij të shumta, brenda dhe jashtë vendit, artisti Leonardo Voci, ka ngritur dhe ngre imazhin e Shqipërisë e të Artit Shqiptar bashkëkohor në botë. Shqipëria, nuk e ka luksin të largojë të tilla kapacitete të padiskutueshme artistike, të cilët cajnë vetë, pa asnjë ndihmë shtetërore, e janë bërë tashmë Ambasadorë të Artit Shqiptar në botë.
 
Floriana Odhise Paskali
Arts Administration New York University, NY, USA.
 
 
 
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.