Rusia luftë me NATO-n,
10 mijë tanke për pushtimin e Kosovës…
Marrëdhëniet në mes të Rusisë dhe NATO-së janë në një pikë kritike, dhe nuk përjashtohet një luftë në mes këtyre dy superfuqive.
Një ekspert ushtarak rus thotë se Rusia mund të nis shumë lehtë 10 mijë tanke drejtë Ballkanit, të cilat i ka të vendosura në Malet Urale.
Konflikti i armatosur midis Rusisë dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO) nuk përjashtohet të ndodhë në një të ardhme të afërt, në qoftë se palët nuk fillojnë që të gjejnë një kompromis.
Në një artikull të shkruar në Financial Times profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe konflikteve në
Type to enter textUniversitetin George Mason në SHBA, Denis Shandol, thotë se zgjerimi i vazhdueshëm i NATO-s në lindje dhe planet për të përfshirë Gjeorgjinë dhe Ukrainën në gjirin e saj, po e fut Rusinë në një rrugë qorre, transmeton lajmi.net.
Pas luftës së ftohtë, blloku ushtarak i NATO-s nuk është shpërbërë, por vazhdoi të marrë pjesë në shumë konflikte të armatosura nëpër botë. Pjesmarrja e NATO-s nëpër shumë konflikte nëpër botë, sipas këtij eksperti, ka bërë që ajo ta shpërndajë fuqinë, për dallim nga Rusia që ka një fuqi të përqëndruar. Në anën tjetër, eksperti i Qendrës për Hulumtime Ushtarako-Politike MGIMO (Instituti Shtetëror për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Moskë) Mihail Aleksandrov, beson se mundësia e një lufte të madhe është vërtetë e madhe, por njerëzit duhet të mendojnë në atë mënyrë që ta parandalojnë atë.
Aleksandrov thotë se Rusia shumë lehtë mund ta pushtojë Ballkanin, duke përfshirë këtu edhe Bullgarinë dhe Rumaninë. Sipas tij, Rusia në këtë rast do të mund të ndërtonte një alenacë me Serbinë, ku së bashku fillimisht do të pushtonin Kosovën dhe Malin e Zi. Në këtë rast ai vlerëson se NATO do të futej në një gjysmërreth.
Ai thekson se ushtria ruse në Malet Urale ka 10 mijë tanke të cilat shumë shpejtë dhe lehtë do t’i fuste në këtë funksion. Përkundër asaj që NATO ka aftësinë për mobilizuar miliona ushtarë, sipas tij, edhe rusët do të jenë në gjendje të mbledhin një ushtri prej dy deri në tre milionë pjesëtarësh.
Ky ekspert ushtarak thotë se në këtë luftë sigurisht se do të futeshin në funksion edhe armët bërthamore, të cilat i kanë të dyja fuqitë. Ai thotë se Perëndimi mund të ketë makineri moderne, por edhe Rusia ka raketa që mund t’i hedhë nga avionët, anije dhe nëndetëse, të cilat janë të aftë për të goditur secilën pikë në Evropë.
“Rusia kontrollon shumicën e burimeve në botë, ka një territor të gjerë, dhe potenciale të madhe bërthamore. Nëse do të donte ti fuste ato në funksion mund të shkatërrojë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Stalini nuk e ka pasur një mundësi të tillë, por ne e kemi atë”, ka theksuar ai.
Marre nga Lajmi.net
http://www.rtklive.com/?id=2&r=12532