back to top
10.5 C
Tirana
E premte, 15 Nëntor, 2024

Sa e lehtë të shkruash për Vaçe Zelën…

Gazeta

Vaçe Zela – Legjenda e Muzikës Shqiptare
Vaçe Zela – Legjenda e Muzikës Shqiptare

Sa e lehtë të shkruash për Vaçe Zelën…

Përzgjedhje nga shënime të ndryshmë Muret e Fb

U.S. Embassy-Tirana
Sot, Shqipëria humbi një nga këngëtaret e saj më të mëdha. Vaçe Zela ishte një artiste e madhe dhe kushdo që e ka dëgjuar atë të këndojë, mund të dëshmojë për bukurinë e zërit dhe talentin e saj të pafund. Me këngët që interpretoi, ajo u kthye në një legjendë të muzikës shqiptare – jo vetëm për brezin e saj, po për të gjithë shqiptarët e çdo moshe.
Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për familjen dhe të dashurit e saj. U prehtë në paqe!

Tefta Mersini
Vaçe Zela ishte dhurata më bukur që i bëri zoti kombit shqiptar…

Edmond Hasani
Im atë thoshte gjithmonë për të: “E madhja” dhe më tregonte kur ajo këndonte me kitarë në ambjente të ndryshme në Tiranë, kur akoma nuk njihej dhe policia vinte që t’i prishte koncertin! Më intrigonte ideja se ish martuar me djalin fisnik të një konti austriak, Petër po aq sa më dukej habi të lindje me 7 prill 1939!!
Dëgjoja zërin e saj që shoqëroi fëmininë, adoleshencën dhe rininë time e duke parë krahëhapjet e saja të çdokëngshme… mendoja se zëri i saj ishte një det i gjerë herë me tallaze e herë fare i qetë e i thellë!
Një ditë andej nga 1976, mikja jonë Mësuesja e nderuar Njovi Samara, u duk tek dera e shtëpisë sonë me miken e saj të vjetër, Vaçe Zelën! Edhe sot pas kaq vjetësh kujtoj hutimin e përgjithshëm që solli surpriza e rrallë, e madhe! Njeri i dashur, i qeshur, i thjeshtë sidomos…!
Sot Vaçja ka ndrruar jetë e tani që shkruaj kujtoj bashkëkohaset e saja të mëdha Mina, Mirej Matje, Dalida, Tereza Kesovska, Marinela, etj… dhe ndjej se vërtet ky zë i mrekullueshëm, ky vokal plot intonacione e kolorit magjik ishte fytyra e ndritur e një Shqipërie të varfër!
Vaçe e dashur! Sot ke shkuar përfundimisht në parajsën që e meritoje sa ishe gjallë!
“Për Ty Atdhe”, më duket se po e dëgjoj tani, o njeri i mirë!!

Tasha Çipi
…dhimbje e madhe, për gjithë shqiptarët kudo që janë… sot është shuar Gruaja më e fuqishme, Gruaja që ishte e “dashura” e të gjithëve… Gruaja, që na mbushi jetën me kënaqsi edhe kur kishim dert…
Në paqe të prehet shpirti yt, o e madhja Vaçe Zela!

Klodi Stralla
Sot ndrroi jetë në moshën 75 vjeçare këngëtarja më e njohur e muzikës së lehtë shqiptare – Vaçe ZELA. Për nga profesioni që kam nuk jam unë njeriu i duhur për të bërë vlerësimin artistik të saj, por si pjesë e atij brezi të rinjsh të viteve ’60 -’70, që e kemi parë dhe dëgjuar Vaçen në skenë, do t’ju tregoj diçka të përjetuar:
Ishin ditët e para të korrikut 1972. Së bashku me bashkëmoshatarët e mij të Fakultetit të Shkencave të Natyrës ishim aksionistë në hekurudhën Elbasan-Guri i Kuq-Pogradec, sektori i Hotolishtit. Çdo mbremje mbas orës 21, në një barakë tëë ndërtuar si vatër kulturë organizoheshin mbrëmjet e vallzimit, ku ne të rinjtë dhe të rejat argëtoheshin pas punës.
Një të shtunë mbrëma, aty nga ora 22, kur argëtimi posa ishte ndezur, papritmas u hap dera dhe hyri Vaçja me dy tre persona të tjerë. Si tani e kujtoj… qe e veshur thjesht, me një fustan veror dhe me kitarrën në dorë. Na përshëndeti të gjithëve dhe pa humbur kohë filloi të interpretojë shumë këngë të saj… aq natyrshëm sa mund ta ngatrroje lehtë me ndonjë prej aksionisteve tona që këndonin gjithashtu në këto mbrëmje. Ishte kënaqësi ta dëgjojë live, jashtë protokollit zyrtar të festivaleve, e shkrirë njësh me dhjetra të rinj dhe të reja, duke kënduar këngë italiane, franceze dhe pa dyshim edhe shqiptare, po me një lirshmëri dhe virtuozitet mbresëlënës.
E tille ishte Vaçe Zela – e madhërishme në thjeshtësi.
Në këtë ditë të zymtë për gjithë shqiptarët bashkohem me ngushëllimin e të gjithëve:
U prehsh në paqe, të qoftë dheu i lehtë!

Vace Zela (1939-2014)
Vace Zela (1939-2014)

Flutra Malo
Rrugë të mbarë drejt Parajsës…
Mrekullia e zanit shqiptar, Callas e Ballkanit… Mbretnesha e kangës… që nxehe shpirtnat… në nji rregjim që të ngrohtë nuk kish asgja… Hyne në shpitë tona… e na lumtunove të gjithëve… na mahnite me zanin tand… U prehsh ne paqe…

Natasha Gjata Vukaj
Ajo e pikturoi imazhin e vet, me ngjyrat e pashlyeshme të Zërit..

Prend Buzhala
Kënga e saj e mahnitshme na përcolli nëpër dekada, edhe atëherë kur e kishim të ndaluar ta dëgjonim këtu në Kosovë. Edhe artistët i japin një emër nderimi një kombi. Emra emblematikë, si është Vaçe Zela, bëhet sinonim i këngës sonë kombëtare, këngë të artit të madh… E madhe ajo edhe në thjeshtësinë e saj proverbiale… proverbiale në bukurinë e zërit…
I përjetshëm kujtimi për të.

Tahir Kalemi
…Iku e madhja Vaçe Zela, iku dhe këngët i la këtu në tokë, t’i dëgjojmë e t’i këndojmë ne… shkoi në Parajsë. Zoti i madhërishëm e priti krahëhapur të madhërishmen. Zëri i saj me gjithë ëmbëlsinë dhe ngjyrat e tij unike, ndoshta do të ndjehet edhe atje lart… Do këndojë për Parajsën për të sfumuar atë stres që shkakton njerëzimi këtu poshtë.
U prehtë në paqën e përjetshme e këngët e saj shtegtofshin brezave…

Dalip Greca
Nuk mund të ndjehet më keq njeriu kur sapo zgjohet merr lajmin e hidhur të vdekjes të një njeriu të madh, të ikonës së këngës shqiptare, e madhja, e papërsëritshmja Vaçe Zela. Ajo ishte një mit, që shfaqen rrallë.
Mbretëresha e këngës shqiptare sot është kudo mes shqiptarëve, edhe këtu në Amerikën e largët. Bashkë me lajmin e hidhur është sot me ne edhe zëri i Vaçes. Ekranet e televizioneve shqiptare na përcollën nga vendlindja sot zërin e ëmbël e mjeshtres.
Kam pasë fatin që ta takoj Vaçen jo vetëm në koncerte, por edhe jashtë skenës, në mjedise miqsore e familjare dhe kam parë nga afër shpirtin e saj të madh, kam parë njeriun. E kam takuar në shtëpinë e Mustafa Kërçukut, në dasmën e djalit dhe kam ndjerë shpirtin e artistes.
Jam ndjerë mirë kur kam mundur të shkruaj për të, jo vetëm për këngën dhe artisten, por edhe qyetaren e tranzicionit, kur donin t’i merrnin shtëpinë. Vaçja mbetet artistja më e madhe e këngës shqiptare.
Edhe pse është vlerësuar nga shteti shqiptar, Vaçe Zela mbetet artistja e pakontestuar. Ajo i takon popullit. Edhe kur ndonjë muzikant shpirtvogël është përpjekur që të krijojë ndonjë insinuatë për të, ka qenë opinioni ai që e ka mbrojtë duke evidentuar vlerat e artistes së madhe dhe zërin e saj plot muzikalitet.
Artistja e madhe do t’i mungojë skenës shqiptare, por zëri i saj nuk do të shuhet kurrë. Ajo u shua sot, e enjte 6 shkurt 2014 në Basel të Zvicrës në moshën 74 vjeçare. Vaçe Zela u lind në Lushnjë me 7 prill 1939. Vaçe Zela mban titullin “Nderi i Kombit” dhe shumë urdhëra dhe medalje.
I përjetshëm kujtimi mjeshtres së madhe.
Ngushëllime familjes!

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.