Sa lloj mashkujsh hyjnë ndër burra?
nga Agim Morina
Ishin kan tubue do burra n’ni odë e po bajnë llaf. Po vetë njani:
-Sa duer gjin hien nër burra?
Asnjani s’diti me ja qillue. Dikur foli ni plak:
-Tri duer gjin hien ndër burra: Ni dorë janë ata qi i kanë mêt t’lene, qi janë t’mênçëm; ni tjetër dorë janë ata qi nien e i majnë mên fjalët, e qi blejnë mên; edhe ni dorë janë budallët qi s’flasin hiç.
-Qysh me hi budalla me gjin t’mênçëm me nêjë? – e pvetën.
-Se budalla nuk flet, e ata burra qi janë aty s’mujnë me e dijtë a din a s’din se, ai, me folë, e përzen vehten.
* * *
Qeshtu as unë s’po mundem me i nda në shej do e do, deri kur po nisin me shkru në odën teme të fejsbukut. Sa po shkrujnë, po përzanë veten!!
.
Marrë nga muri i Agim Morinës 24 gusht 2021
.