back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Sa pak mirëkuptim mes njerëzve ku aq shumë kam shpresuar… – nga Keanu Reeves

Gazeta

Keanu Reeves
Keanu Reeves

Sa pak mirëkuptim mes njerëzve,

ku aq shumë kam shpresuar…*

nga Keanu Reeves

“Unë nuk mund të jem pjesë e një bote ku burrat i veshin gratë e tyre si prostituta duke treguar çdo gjë që duhet të mbrohet. Ku nuk ka asnjë koncept nderi dhe dinjiteti dhe ku mund të mbështetesh te dikush vetëm kur të thotë “të premtoj”.
Ku gratë nuk duan fëmijë dhe burrat nuk duan një familje.
Kur pinjollët besojnë se janë të suksesshëm pas timonit të makinave të baballarëve të tyre, dhe ku nje baba, i cili ka pak pushtet përpiqet t’u vërtetojë se jeni askushi!
Ku njerëzit deklarojnë në mënyrë fallse se besojnë në Perëndi me një gotë alkooli në dorë dhe mungesën e të kuptuarit e fesë së tyre.
Ku koncepti i xhelozisë konsiderohet i turpshëm dhe modestia është një disavantazh.
Ku njerëzit kanë harruar dashurinë, por thjesht janë në kërkim për partner të mirë.
Ku njerëzit riparojnë çdo zhurmë të makinës së tyre, duke mos kursyer para dhe kohë, ndërsa me veten e tyre, ata duken aq të varfër sa vetëm një makinë e shtrenjtë mund të fshehë atë që janë.
Ku djemtë harxhojnë paratë e prindërve ne klubet e natës, nën tinguj primitivë dhe vajzat bien në dashuri me ta, për këtë.
Ku burrat dhe gratë nuk janë më të identifikueshëm dhe ku e gjithë kjo quhet liria e zgjedhjes, por për ata që zgjedhin një rrugë të ndryshme, quhen të vonuar ose të prapambetur.
Unë e kam zgjedhur rrugën time, por është për të ardhur keq që unë nuk e kam gjetur mirëkuptim mes njerëzve tek të cilët kam shpresuar se do ta gjeja më shumë se askund…”
.
*Titulli redaksional radiaamdradi.com

Marrë nga faqja e Fatbardh Markut, 27 korrik 2022

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.