back to top
7.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024

Samiti i Diasporës si Kongresi i 11-të i PPSH – nga Ilir Levonja

Gazeta

Ilir Levonja
Ilir Levonja

Samiti i Diasporës si Kongresi i 11-të i PPSH

– nga Ilir Levonja

Çfarë duhet të thoshnin dhe çfarë thanë
liderët e dështuar të shqiptarisë
në Kongresin e 11-të të Partisë së Punës së Shqipërisë

Mendoja se Kongresi i qershorit të vitit 1991, apo kongresi i 10-të i Partisë së Punës, ishte i fundit. Kjo në aspektin e një transformimi të madh që po kalonte vendi, hapja me Perëndimin, përmbysja e diktaturës etj. Për më tepër që edhe partia më një barrë të madhe mëkatesh nga lufta e ashpër e klasave, gjoja po transformohej, pa asnjë ndjesë publike, pa asnjë mea culpa. Madje e kam akoma para syve ndëshkimin publik që i bënin një poeti kombëtar si Dritëro Agolli. Kishin mbi supe një barrë krimesh monstruoze deri edhe vetë brenda familjes së tyre.
Mirëpo nuk qënka kështu, mbase edhe nuk do të jetë edhe për shumë vjet. Këtë ma faktoi ky i ashtuqujturi Samiti i Diasporës, që nxorri në shesh plot direktiva jo kombëtare, por antikombëtare. Jo rritjen dhe fuqizimin e prezencës së Diasporës me qëllim afrimin e përvojës së suksesit në botë aty në Shqipëri, por futjen e saj në kallëpët e qeverisë. Të shpallim 22 nëntorin ditën e Alfabetit si festë kombëtare. Të bashkohemi si ekipi kombëtar etj…, megjithëse është totalisht një koncept me futja vetes, pasi ai që i bashkon lojtarët për një ndeshje futbolli, është një i huaj dhe madje nga një kontinent tmerrësisht i largët me Shqipërinë.
Madhëria e tij e di mirë se si funksionon propaganda. Nga ana tjetër ligjërata me begatinë e atdheut, apo se sa hapa larg jemi afër Europës, armiqtë që na rrethojnë etj., janë totalisht mendësi e turmës që mendon se mund të ndërtojë demokracinë me plane 5 vjeçare dhe direktiva kongresesh. Nuk e di a përfundoi apo jo, por kam përshtypjen se disa orë më pas, Samiti, apo Kongresi i 11-të i Partisë së Punës duhet të dalë edhe me direktiva të tjera, si të dënojmë Albin Kurtin, të internojmë opozitën duke ashpërsuar luftën e klasave etj.
Nuk e di nëse ata që kanë mbushur sallën janë vërtetë emigrantë, a Diasporë reale. Shqipëria ka sot 60% të ashtit të saj në emigrim. Arsyet, sa ekonomike aq edhe politike, por po aq edhe egzistenciale. Që d.m.th., kanë ikur edhe nga përndjekja, syresh prej perandorive otomane, regjimeve dhe hasmërive personale. Mbi 15% për studime dhe thuajse në masën 99% nuk kthehen më. Ashtu sikur ndodh edhe me emisarët e shtetit që shkojnë si diplomatë dhe mbesin emigrantë. Dhe nga të gjitha anët ta rrotullosh, kjo Diasporë është sot fuqia ekonomike parësore e Shqipërisë. Për rrjedhojë të mirat materiale dhe bonuset sociale vinë nga fëmijët emigrantë, ndaj jemi sot vendi me informalitetin më të çmendur ekonomik, ndërsa pasuria kombëtare është në duart e një përqindje fare të vogël, e cila dominon totalisht deri Diasporën.

Samiti i III i Diasporës - Qoka e Radhës ndaj Pushtetit
Samiti i III i Diasporës – Qoka e Radhës ndaj Pushtetit

Sot Diaspora nuk është më “Mërgata e Qyqeve”, por minerë ari për bosët e politikës, drogës, krimit dhe parave të pista. Kjo është aftësia sugjenstionuese e propagandës. Një qytetar i Diasporës, qoftë në Gjermani, Kanada, Amerikë do duhet ta kishte neveri sociale faktin që në Shqipëri voton vetëm 32% e popullatës, dhe në Vlorën e flamurit 22%. A është reale një qeverisje e tillë? A është normale kjo për një qytetar perëndimor të Diasporës?
Temat e ditës që duhej të diskutoheshin, janë të shumta:

1.Përse nuk voton Diaspora?
2.Përse vazhdon të zbrazet Shqipëria?
3.Përse presim të na fusin në Europë dhe përse nuk i imponohemi Europës me modelin tonë?
4.Përse nuk flasim për bashkim kombëtar?
5.Përse nuk njësojmë termat arsimore dhe ekonomike brenda një lëvizje të përbashkët mbarëshqiptare, pavarsisht kufijve?
6.Përse kemi dy kombëtare dhe jo, një?
7.Përse nuk kemi një monedhë të përbashkët me Dardaninë?

8.Përse u thërrasim shqiptarëve, kosovarë?
9.Përse nuk janë ndëshkuar krimet e komunizmit në Shqipëri? Mirëpo qytetari diasporian me sa duket ka harruar se përse ka emigruar, përse është përndjekur, përse është akoma një muhaxhir. Magjia për një selfie në sallën e mbretit ka mundur vuajtjet, malet, gomonet. Për më tepër edhe respektin për varret e humbur.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.