back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Përfundoi Sanremo 2016 – dhe paraqitja nga Radio Bocconi

Gazeta

Sanremo 2016
Sanremo 2016

Festivali i 66 i Muzikës Italiane – Sanremo 2016

Festivali i Sanremos, i zhvilluar prej datës 9 deri më 13 shkurt 2016, nën kujdesin e Carlo Contit, uli siparin për të 66 herë. Pjesëmarës të këtij festivali ishin 28 këngë të ndara në dy grupe, ku fitues i grupimit të “Nuove proposte” qe Francesco Gabbani me këngën “Amen”, dhe i vendit të tretë qe shqiptari Ermal Meta me këngën “Odio le favole” (I urrej përrallat).
Kurse fitues i grupit “Big” të këtij viti ishin grupi me mjaft emër Stadio me këngën “Un giorno mi dirai” (Nji ditë do të më thuash). Në vend të dytë Francesca Michelin me këngën “Nessun grado di separazione” (Asnji shenjë ndarjeje) dhe i vendit të tretë Deborah Iurato e Giovanni Caccamo me këngën “Via da qui” (Larg prej këtu).

Grupi i Radio Bocconit - ne Sanremo 2016
Grupi i Radio Bocconit – ne Sanremo 2016

Radio Bocconi dhe Ana Radi në Sanremo

Radio Bocconi si shumë radio të tjera kishte dërguar përfaqësuesit e saj për të ndjekur Festivalin e Sanremos 2016. Grupi përbëhej nga katër studentë të Universitetit Bocconi të Milanos e pikërisht nga Ana Radi, Lorenza Fici, Davide Fina dhe Alberto Favro të atashuar pranë sallës së shtypit “Lucio Dalla” të cilët për  pesë netë rresht ndoqën nga afër Festivalin, të gjithë makinën e shtypit dhe të mediave, folën dhe intervistuan mjaft prej protagonistave të këtij festivali njërën prej intervistave ne po e paraqesim… Gjithë kohës ata ishin të lidhur me sitin e Radio Bocconit ku ata dërgonin gjithë informacionet e mbledhura nga Sanremo…
Përgëzoj Ana Radin, e cila ishte pjesë e këtij grupi pune, dhe pati mundësi të ndiqte nga afër këtë ngjarje të rëndësishme të muzikës italiane, të ndiqte krejt konferencat e shtypit dhe të intervistonte Arisën, Annalisën, Alessio Bernabein e të tjerë… pjesmarrës të këtij evenimenti historik…
Suksese të tjera Ana!

Sanremo - 2016 - Perfaqsuesit Big
Sanremo – 2016 – Perfaqsuesit Big

Me Arisën,

para paraqitjes së pestë të saj

në Festivalin e Sanremos 2016

Një album i ri i Arisës, me katër edicione të Festivalit mbi shpinë dhe dëshirën të marrë përsëri pjesë në lojë për herë të pestë. Ajo bisedoi me ne në studiot ëarner. E lirshme si gjithmonë, shkon nga muzika në letërsi, për të folur më past për udhëtime dhe pse jo, edhe për makthin/ pasionin e saj për rrjetet sociale.
Për Sanremon thotë: “Nji kast i bukur i përbërë nga njerëz të cilët e kanë bërë muzikën një mënyrë jetese dhe unë kam rast t’i takoj për t’u argëtuar.”
Si një dashamirëse e muzikës italiane ajo është tifoze e  Patty Pravos, që u  tregon të gjithëve se si jeta dhe muzika nuk janë të ndikuara nga mosha që kalon. Duke cituar si shembull Francën, ajo thotë se muzika italiane duhet mbrojtur, sepse pas çdo këngë është fshehur një thesar i vogël, dhe këtë  thesar të vogël se ajo duket se e mban  gjithmonë  me vete, pa e braktisur kurrë.
Ajo këndon vargje të këngëve të cilat ajo është e dashuruar, duke i përzgjedhur nga artistë të ndryshëm (Pino Daniele, Lucio Dalla, Venditti, Battiato, Baglioni, Concato, Pausini, Jovanotti…), duket sikur ndjek rendin alfabetik dhe kur shkon te D-ja, ajo thotë se De André ka qenë gjithmonë shumë i afërt për të.
Nëse do të zgjidhni një këngë për këtë disk që në këto 50 vjet, dëgjojmë përsëri, cila do të jetë? Patjetër  “Guardare il Cielo”. (vështroj qiellin)

Arisa - Sanremo 2016
Arisa – Sanremo 2016

Është një këngë që do të shpjegoj më vonë pse i jep të drejtë të rikthehet në arenën e Ariston. Në performancën e fundit si artiste e vërtetë në garë ndihet më e lirë, nuk ka më ndrydhjen nga mendimet dhe dëshpërohet më pak. Në fakt, siç thuhet edhe në tekst, “të vështruarit e qiellit” ndihmon njeriun që të riformohet, të shikojë e të kuptojnë se sa i vogël është në krahasim me pafundësinë e universit dhe për të kuptuar se problemet mund të zgjidhen apo edhe të konsiderohen si një dhuratë. “Unë do të vazhdojë të bëjë muzikë vetëm nëse kam gjëra për të thënë, dhe do doja që “Guradare il cielo” që është për mua një këngë për të mbrritur sa më thellë të jetë e mundur te njerëzit, pse unë besoj dhe mendoj se kur ju besoni në diçka që ju keni diçka që duhet thënë.[…]
M’u desh një kohëtë gjatë ta përgatis këngën, tani ishte momenti i duhur sepse më në fund munda ta testoj edhe mbi jetën time, duke i dhënë më shumë forcë. Doja të besoja, dhe kjo është diçka që nxit, pse në jetë rruga s’është gjithmonë e lehtë, nëse do të ishte një rrezik tregon se në jetë duhej të kisha bërë diçka tjetër. ”
Çfarë ju shtyu “të shikoni në qiell”, në veçanti?
Një pushim i gjatë në Basilicata në vitin 2013. Festa, në të cilën rizbulova rëndësinë e Natyrës, të cilës i kushtova këngën Gaia, bërë kohë më parë dhe e lënë në sirtar për shumë kohë, e cila e mori më të fortë angazhimin e saj social. Ajo rrëfen se ka qenë e prekur nga problemi i keqmenaxhimit të mjedisit sidomos tani me zbulimin e naftës në Basilicata. “Ajo që të ikën nga dora, nuk është mungesa e vetëdijes, jemi ne që jetojmë keq dhuratën e Zotit.”

Ana Radi intervistë me Annalisën
Ana Radi intervistë me Annalisën

A do të merrni pjesë në Eurovision? Eurovisionin dua ta kem si një përvojë, por kjo nuk do të ma tundojë idenë e të qenit super e famshme në botë, sepse qenia e tillë të merr edhe më shumë një pjesë të jetës. Në vend të kësaj mua do të më pëlqente të kënduarit jashtë Italisë. Do të ishte fantastike një javë në Paris, duke kënduar në një teatër, me bujtina, postera, njerëzit që kalojnë dhe thonë: “pa, ta shohim programin e sotëm, kush është kjo?” Pastaj hyjnë, hapen fjalët jashtë dhe të vijnë të shohin herën e parë të dytë dhe mbrëmjen e tretë. Ëndrroj një gjë më artizanale, unë dua të jem e drejtë, dua edhe të jetoj. Pastaj shkon në një refleksion mbi muzikën, e cila po përballet me një periudhë të vështirë, në të cilën ajo ka humbur vlerën e saj kryesore. Sjell si shembull Jovanottin e 1994-s, një album që dëgjonte kur ajo ishte vajzë e re, në të cilën: “Lorenzo më fliste në lidhje me vrasjen e Aldo Moros, për baletin xhaz që ka bënte hapësirë mes turmave, ose kur u këndonte lopëve të shenjta të Indisë, teksi thoshte se “lumturia nuk është askund dhe nga pak kudo…” Shumë prej nesh janë të zhgënjyer dhe mendojnë se arti nuk mund të ndryshojë botën, unë mendoj se kjo është mënyra e vetme për të bërë njerëzit të kuptojnë diçka dhe për të zhvilluar një sens kritik, rruga e tyre merr drejtim kur muzika arrin të kthehet e t’i japë përmbajtje jetës, dhe njerëzit të vazhdojnë të blejnë disqe…”
Ajo flet për besimin pse beson, dhe merr pjesë në çdo vend besimi, sepse disku i saj është i ndërtuar mbi besimin. Albumi pasqyron etjen per dijen dhe hapjen mendore të artistit për rreth vendeve të reja dhe kulturave të reja. Është shumë e dhënë mbas Lindjes me të cilën ka një kontakt të drejtpërdrejtë duke jetuar në lagjen e kinezëve në Milano. Ajo rizbulon sidomos në tingujt ujore Trust me ku protagonist është një Geisha që do të transformojë marrëdhëniet mercenare të saj në një dashuri të mirëfilltë. Për Arisën, çka nevojitet më shumë në jetë është dashuria, të hollat ndihmojnë për të jetuar më mirë, por ne mund të përpiqemi edhe pa to. Dashuria, në çdo formë të saj, mund ta ndryshojë ditën, kështu që ne kemi nevojë për të investuar më shumë te ajo, se sa në punë. Gjithashtu tregon edhe për udhëtimin e saj në Turqi dhe si ka mbetur në mendje mënyra e ndryshme e të kënduarit dhe e të bërit muzikë. Disa prej këtyre ndikimeve ne i gjejmë në pjesën “Come fosse ieri” menduar për verën e ardhshme nga Don Joe dhe të Club Dogo. Për kët këngë jam përpjekur, dhe në të vërtetë tregon “Nuk kam qënë e shtrënguar nga kompania ime diskografike, e cila ma ka shtyrë edhe për një vit “nuk është e jotja, nuk është në rregull”, po së fundi ata e pranuan; trokas në mënyra të ndryshme, por ama trokas, kur unë besoj në diçka.”

Ana Radi, Alessio Bernabei e Lorenza Fici - Sanremo 2016
Ana Radi, Alessio Bernabei e Lorenza Fici – Sanremo 2016

Kur e pyesim për “Lascerò”, teksti i së cilës përballet me fundin e një historie, bën shaka në lidhje me rubrikën e mundshme të zemrës në të cilën merr fund përgjigja. Një këngë në të cilën secili prej nesh mund ta gjejë vet veten, por edhe këtu Arisa gjen përsëri një notë pozitive, sepse “fundi i një dashurie mund të jetë gjithashtu një tjetër mundësi.”
Sa i përket përvojës së saj në TV me X-Factor, nuk i pëlqen të quhet “gjyqtare”, po mendon se më mirë i shkon “kujdestare talentesh”. Në të ardhmen shpreson në një program fëmijësh ku të  lexojë përralla në mbrëmje, siç tregon se ka bërë një natë para takimit me ne, po pa shumë sukses. Bota e netëorkeve i pëlqen, sidomos Instagram mund të shmang “filozofitë e vogla” duke lënë imazhet të flasin për veten e tyre. “Fantazoj shume nëpërmjet Pinterestit dhe Instagramit: është e bukur  të mësosh rreth botës përmes imazheve, siç bëjnë fëmijët.”
Gjatë bisedës doli se, në periudhën e gushtit ka bërë thirrje në Facebook duke kërkuar muzikantë gjë e cila e çoj në zbulimin e një realiteti interesant: “Vura re se ne kemi shumë muzikantë të mirë, edhe pse gjithnji vërdallen të njëjtët. Bëni përpara, që muzika të bëhet një punë për të gjithë! “
Kështu përfundoi takimi duke na bërë të dëgjojmë “Cuore”, këngë të cilën ka vendosur ta këndojë në Sanremon 2016, në mbrëmjen kushtuar këngës italiane. Ajo shpjegon zgjedhjen e saj, sepse ajo e konsideron atë shumë moderne, pothuajse të përjetshme; përmes kësaj kënge më në fund ajo ka mundësinë për të pranuar marrëdhënien e saj bashkë bisedore me – në fakt – zemrën e saj. “Bota na do të fortë, mbas do kohe do të kemi shumë vështirësi për t’i përkthyer emocionet tona, por rrahjet e zemrës nuk gënjejnë kurrë!”
Nuk e dëgjuam krejt këngën, veç një pjesë të vogël, pak sekonda në të cilën zëri i saj është ashtu i butë e delikat sa që të duket si një bisedë intime dhe personale.
Dëshiron të na vërë në dukje edhe korin, ajo nuk e di se si do të jetë kënga në skenë, këtë dyshim e ka edhe vetë…
“E pra, le ta shohim!”
Nën kujdesin e Ana Radit

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.