back to top
6.5 C
Tirana
E hënë, 30 Dhjetor, 2024

Sanremo 2019, midis muzikës, fituesve dhe pakënaqësive – refleksion nga Jozef Radi

Gazeta

Baglioni - Raffaele - Bisio - Sanremo 2019
Baglioni – Raffaele – Bisio – Sanremo 2019

Sanremo 2019,

midis muzikës, fituesve dhe pakënaqësive

refleksion nga Jozef Radi

Sanremo është një nga manifestimet më të mëdha të botës muzikore, qoftë për ndjekjen kombëtare apo ndërkombëtare, (Baglioni e theksoi se duhet përdorur shprehja se Festivali i Sanremos s’është më ngjarje nacional-popoplare, por popolar-nacionale – çka e shqipëruar do të thotë se: ndjekësat e Sanremos jashtë Italie janë më shumë se ata brenda Italisë…!!) qoftë edhe për kohëzgjatjen e tij (jemi futur në të 70 vit të këtij manifestimi) kësaj parade muzikore, e cila përbën në mënyrë abolute ngjarjen më të madhe të popullit Italian, por unë mendoj edhe më gjerë.
Festivali i 69 i muzikës italiane u zhvillua si zakonisht ka ndodhur në Qytetin e Luleve, në Sallën e Teatrit Ariston me një kapacitet prej afërsisht 2000 vendesh, dhe morën pjesë për pesë netë rresht, pa sistem eleminimi, 24 këngëtarë dhe grupe muzikore, ku më pak se gjysma ngjiteshin për herë të parë. Festibali i 69 I Sanremos për të dytin vit rradhazi u projektuar dhe u drejtua nga Claudio Baglioni i ndihmuar nga Virginia Raffaele dhe Claudio Bisio.
Edhe pse si zakonisht shpirti i polemikave e ka ndjekur e do ta ndjekë kët festival, qoftë edhe për të zgjeruar velën e publicitetit të tij, e vërtetë është se me gjithë zhurmën mediatike, ideja e braktisjes së kësaj Sagre të Muzikës Italiane, është e largët dhe e pamundur.
Si ndjekës i rregullt i këtij spektakli të shtrirë në kohë (shekuj-dekada e vite) mund të them se festivali i sivjetshëm kishte mjaftueshmërisht këngë të bukura dhe konkuruese (Nuk kishte këngë absolute, pra ishin 5-6 këngë që mund të ishin secila fituese) kishte një shumësi zhanresh muzikore të cilat edhe mund të mos ishin pjesmarrëse në këtë natyrë festivali, se fituesit ishin mjaft të rinj, çka mbetet edhe një dëshmi se tradita e këtij festivali e kësaj muzike është në dinamikë e në zhvillim… duke qënë se është një shfaqje 70 vjeçare, ku secili ka të depozituar një pjesë të rinisë së vet përmes këngësh dhe kujtimesh që e kanë shoqëruar në jetë; edhe pse dikujt kënga mund të mos i ketë pëlqyer në kohën e festivalit, por me kohë është detyruar të pajtohet me suksesin e saj apo atë vlerësim që koha ose më mirë kohrat u kanë dhënë hiteve të kësaj tribune të madhe të këngës duke monumentalizuar vlerat e muzikës, këngëve, autorëve e në fund vetë të Sanremon.
Sanremo 2019 - Pjesmarresit
Sanremo 2019 – Pjesmarresit

Këngët dhe juritë

E theksoj këngët ishin 24 dhe juritë tre (Kritika – Salla e Shtypit dhe Televoto 51 centshe…) por mbi këngët, juritë, artistët dhe drejtuesit është edhe një juri e fshehtë interesash ekonomike gjigante e shtëpive diskografike, koncerteve po edhe politika e qarqeve të caktuara të interesit, e cila duke ndjekur frymën e manovrimeve dikton ndër këto festivale si pa u ndjerë e e pa u parë herë përmes përzgjedhjesh e herë në mënyra të tërthorta e të rafinuara çka e shëmton dhe e dëmton gjithsesi imazhin e kësaj feste të madhe muzikore që në fund, si qershia mbi torte duhet të jetë një emër, një këngë dhe një triumfator që kësaj here ishte një djalosh 26 vjeçar i ardhur nga periferitë e metropolit më të madh italian, Milanos nga prindër italianë e egjiptianë, i quajtur Maohmedd, i cili nxori në pah jo vetëm vlerat e këngës dhe këngëtarit, makinacionet e jurive po edhe atë shpirtin italin gjysëm racist e gjysëmantiracist që i mbushi mediat po edhe baret e mëngjeseve italiane me mjaft zhurmë e pakënaqësi…
E vërtetë është se klasifikimi përfundimtar i vuri në krizë serioze edhe drejtuesit e festivalit të cilët kur përmendën të klasifikuarin e pestë u ndodhën përballë fishkëllimave dhe një mosaprovimit të pjesshëm të Aristonit, por kur u citua e katërta e klasifikuar, Loredana Bertè e gjithë salla ishte në këmbë dhe mosaprovimi ishte i përgjithshëm dhe protesta ishte e gjatë… dikur Bisio mes vështërsive tha fjalinë qetësuese: “Po deklarojmë se salla e Aristonit fituese ka shpallur Loredana Bertènë dhe vetëm atëherë u duk se publiku i zemëruar i Aristonit e gjeti një farë qetësie. Por ka diçka që nuk shkon juritë të ndara në tre hise dy 20 %, 30 % dhe televoto 50% (që mund të kenë ndihmuar dukshëm në mbarëvajtjen ekonomike të festivalit) kanë lënë dukshëm shijen e hidhur të një padrejtësie… po meqë është fjala për padrejtësi, mund të themi se nuk ka përzgjedhje që mund të jetë drejtësi absolute prandaj një paqtim duhet të gjejë secili prej nesh, mbasi është fjala për shije, dhe shijet…
.

Fitues dhe humbës

Sanremo është një piedestal ku rri muzika e nji populli që e do dhe e reflekton muzikën… prandaj edhe vetem pjesëmarrja është ngjitje pidestal, është fitore në vetevete… Kështu ka qenë e kështu do të jetë. Por si duket mbasi është siguruar ngjitja në piedestal futet edhe ambicia humane e fitores si qëllim. Ideja e fitores është e shenjtëruar mjaft që mosfitorja të mos jetë akt rebelimi dhe mohim i vlerave të këtij piedestali. Pjesa më e madhe e atyre që kanë qenë pjesëmarës në Sanremo kanë jetuar me këngët e ngjitura në piedestal, (mos të harrojmë se në kët festival Anna Tattangelo ka kënduar këngën e 2000 të kësaj feste të madhe, e ku fitues kanë qenë vetëm 69 këngë!) po edhe me lavdinë e fituar prej këtij piedestali të muzikës, kështu që çdo pakënaqësi e mosfituesve duhet të ketë pak buonsens e të mirëkuptohet prej pjesmarrëve të tjerë se vetëm pjesëmarrja e tyre mbetet një fitore. Kështu ka qenë, kështu do të jetë.
Këngëtarët që unë mendoja se do të ishin triumfues në tre vendet e para duhej të ishin Crusticchi – Bertè dhe Achile Lauro – respektivisht dolën ne vendet 4 – 5 dhe 9, por s’do të ishte asnjë çudi që secili prej tyre të ishte fitues, pra në sallën e Aristonit, nëse do të isha pjesmarrës do t’isha midis kontestuesve. Por kjo s’do të thotë se tre fituesit e tjerë Mohhameto – Ultimo apo il Volo, nuk gëzojnë konsideratën time… thjesht ata janë fituesë jashtë gjykimit tim, i cili s’ka asgjë pse s’është pjesë e fituese, unë e përcolla me po aq emocion spektalin e pesë netëve dhe më dhembi fakti që Bertè (së bashku me të motrën Mia Martini) e cila ka suksese të padiskutueshme në muzikën italiane, s’ka asnjë çmim sanremez…!!
.
Sanremo 2019 - Prezantues dhe Fitues
Sanremo 2019 – Prezantues dhe Fitues

Debate dhe pakënaqësi

Italia e së dielës së 10 shkurtit ishte në vlim. Gazetarët i kishin goditur ashpër gjatë ditëve si konkurimit si Ultimon edhe Il Volon, ata ne ditë te triumfit të tyre u munduan t’ua rikthenin monedhen. Akuzat në reciprokësi vazhdojnë. Në të gjitha Juritë dhe në të gjitha festivalet ky është një refren jashtë këngëve… Gjithsesi koha do jetë ajo që do t’i dëshmojë se në cilin kah është e drejta… Këngët kanë jetën e tyre, dhe historinë e muzikës do të kujtohet edhe ai që dikur i këndoj… çmimet janë një simbolikë e cila kurrë nuk mund të shpërblejen vlerën e një këngë. Kam përcjellë në jetë mjaft këngë që nuk kanë qenë fituese festivalesh dhe çmimesh… po kanë qenë këngë që kani fituar zemrat e njerëzve… zemrat e njerzve nuk ka juri në botë që mundet t’i përfaqësojë…
.

Fituesja e vërtetë e Sanremos

Fituesja e vërtetë e Sanremos 2019, është nji dhe e vetme dhe ajo e ka emrin: Virginia Raffaele… ajo ishte drita më e bukur e një skenë nga më spetakolaret të spektakleve televizive; ajo ishte e pashoqe qoftë edhe në drojën apo hutimet e saj… Virginia Raffaele prezantoi, imitoi, këndoi, ironizoi dhe s’kishte qelizë të kësaj shfaqje maestose ku buzqeshja e saj të mos
ishte e pranishme… E rafinuar, e bukur, e talentuar, e mençur ironike, spontane, e qeshur, e palodhur, ajo ishte magjia e vërtetë e Sanremos 2019… e nëse kërkohet një fituese e këngës, ku ajo s’u e ka emrin Virginia Raffaele Sanremo vërtet është qytet i luleve po lulja më simbolike e këtij qyteti këtë ditë shkurti ishteVirginia Raffaele… ndoshta e teproj, por në sensin e vëmendjes sime emocionet më të mëdha të festivalit mi dha Ajo…
Virginia Raffaele - Veshjet e Suksesit
Virginia Raffaele – Veshjet e Suksesit
Sipari i të 69 festival e uli siparit zhurma e fitores dhe humbjes do të bëhet kujtesë gjithnji e më e largët. Fitues dhe humbës do të përballen më kohën e së vërtetës së ftohtë dhe jo me emocionet e ngrohta të Festivalit… Claudio Balioni në dy paraqitjet e veta e italianizoi edhe më tepër kët festë italiane të muzikës… ndoshta u ndje njëfarë lodhje çka mund të jetë mbyllja e tij me Sanremon ndoshta mund te jete “non c’e due senza tre…!” rëndësi ka që kjo festë e muzikës të vazhdojë t’i mbledhë italianët në zemër të dimrit në Qytetin e Luleve me besimin se muzika e bukur është një pranverë e përjetshme që nis ma së pari prej aty qyteti i luleve…
11 shkurt 2019

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.