back to top
6.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

S’duhen bërë shumë pyetje…. Hymë në BE!! Urraaaa…! – nga Rebeka Jegeni

Gazeta

Kryeministri i Shqiperise ne Bashkimin Europian
Kryeministri i Shqiperise ne Bashkimin Europian

S’duhen bërë shumë pyetje…. Hymë në BE!! Urraaaa…!

nga Rebeka Jegeni

Bruksel, e martë 19 Korrik 2022 !!
Urraaaa…. Hymë në BE!!!
Flamurë e pankarta kudo… Himni Kombëtar buçet… Pushtetarë e deputetë të gëzuar e të lumtur që vërshojnë gjithandej me buzëqeshje të stërmëdha e fallco ndër fytyra… Media e gazetarë që rendin anë e kënd të marrin ndonjë informacion më shumë… domëthënë: “Festë të madhe ka sot Shqipëria!!”
Po populli, populli çfarë bën? – është pyetja
-Sot, nga një bisedë nëe autobus:
“E dëgjove or mik, po hyjmë edhe ne në BE më në fund!!
-Vëertet?!? Po kush e tha?
-Si, kush e tha? Po Kryeministri e tha or byrazer… Kush ta thotë përveç atij? A ka tjetër që mund ta thotë?
Hej bela me këta njerëz kokëgdhënj…
-Ama ai e tha? Po për t’satën herë e tha a e ka thanë, e do vazhdojë ta thotë a ma thu dot or njeri!?
-Oppo, nuk u bëmë njëherë njerëz xhanëm, dyshojmë edhe K/Ministrin… Pa pa pa… nuk e kuptoj xhanëm çfarë duam më shumë? Donim BE-në, na e dha… çfarë deshëm dhe nuk na i dha ky prijësi ynë? Hë më thuaj të lutem…?
-E di çfarë donja unë, si me thanë, ashtu hapur e pa ju dredhu fjalëve, e di çfarë?.
-Hë, ma thuaj zotrote!??
-Unë do deshnja shumë, po menjimen shumë, mos me ja pa ma kurrë bojën asaj ftyrs tij rrenacake dhe arrogante, edhe sikur kurrë mos t’hyjshim n’BE!!
Po në n’BE jena mor zotni ka kohë, se gjysma a ma shume e popllit atje asht kah po punon e po jeton. Pasha shpirtin tem, veç kët do desha më ndodhë!”
Befas u ndal edhe nji tjetër te ajo bisedë…
-Për çar po ziheni o zotni!
-Për kët punën e BE-së, re? -Po mos ja futni kot, kjo osht si ajo shprehja jonë “kur t’hypi gamori n’fikt… aty ke dera e hymjes kon me na lon… Ama ai e ka thonë?? Tashi s’e besoj fare, po fare! Ajo historia jonë e 1919-ës e ka da kaherë kët punë… na e kon dhon venin ke dera, hajt tunjatjeta, e ma bofshi dit’n e mir…
Qetësi paskëtaj në bisede…

Drejtuesit e BE dhe Kryeministri i Shqipërisë
Drejtuesit e BE dhe Kryeministri i Shqipërisë

***
Po mësë fundi, me fjalime e replica patetike, bile edhe fyerse deri diku, bash në Bruksel, me pritje e përcjellje pa fund delegacionesh e turli soj pushtetarësh të BE-së e më gjerë, me dreka e darka dhe dhurata speciale arti te përgatitura e të shpjeguara me shumë finesë gjatë pritjeve shtetëtore e private në zyrat tona madhështore publike, më në fund fare, ja arritëm prologut të këtij filmi serial (kjo ishte vetem seri e parë)… U ulëm ne tavolinën e negociatave…
Po tani çfarë do të bëjmë, mbasi të kthehet prijësi me taborrin e tij 25 vetësh?
Do të vazhdojmë të themi që Ballkani i Hapur është projekti më mirë për Shqipërinë e peër vendet përqark nesh?
Do të vazhdojmë më politikat e përndritura fiskale megjithse FMN-ja na dha një “shuplakë” të mirë lidhur me politikat tatimore dhe organizimin e funksionimin e sistemit dhe të krejt Drejtorisë së Përgjithëshme të Tatimeve?! Do të vazhdojmë me politikën për legalizimin e kanabisit, megjithëse fqinjët tanë dështuan në këtë fushë?!
Po SPAK-u do të jetë prioritar në politikat kundër korrupsionit?
Po me hartën e sistemit gjyqësor si do vejë puna, se njerëzit u thinjën duke pritur zgjidhjen e proceseve gjyqsore?
Po, vetëm se desha të pyes… Mjaft nuk duhen bërë më shumë pyetje, sepse gjërat do të vazhdojnë ashtu siç janë, tërhiq e mos këput, do të vazhdojnë PPI-të, historitë me inceneratore a ndonjë shpikje tjetër për supervjedhje, do të vazhdojnë tenderat për rrugët me miljona euro për km., edhe… nuk i numëroj dot më maskarallëqet e dallkaukllëqet që kemi parë e dëgjuar dhe do vazhdojmë t’i shohim e t’i dëgjojmë…
Na hodhën aq sa donte dhe kur donte BE-ja dhe ne të vazhdojmë të shkruajmë si “fitimtare” historinë tonë të lavdishme me prijësin që nuk na e ka kush në botë!
Lum si ne o popull që ja mbrritëm kesaj dite!!
@RJ

Titulli redaksional, radiandradi.com. Shkrimi pati titullin Caussitimus…

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.