back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

S’e harron Korabi, Trimin Isa Mena – Sinan Marku

Gazeta

Isa Mena i Lures
Isa Mena i Lures

Kjo poezi i është dedikuar axhës tim Isa Mena,
i cili mbasi mbijetoi 4 vjet rezistencë heroike
në male kundra Forcave të Ndjekjes…
e ma vonë edhe dënimit me 10 vite burg…
tentoi sërish arratinë nga skëterra komuniste…
po fatkeqsisht s’qe e shkrujtun prej të madhit Zot me jetu,
mbasi në kët tentativë arratie
u vra prej kriminelave sllavo-komunistë…
Hakik Mena

S’e harron Korabi, Trimin Isa Mena

poezi nga Sinan Marku

Ish ditë maji, po n’Korab bora s’ka shkri,
Mjegull e borë ndajnë Isën nga shok’t e tij,
ktë trim Lure, shpejt e dikton Sigurimi,
pushkë e gjamë i l’shohen mbrapa këtij trimi.

Ish ditë maji, po n'Korab bora s’ka shkri
Ish ditë maji, po n’Korab bora s’ka shkri…

Rallë po qet, pse s’don me vra ky rrem bajraku,
Të pafajshmve s’don t’u derdhet nji pikë gjaku,
po as n’dorë i gjallë Isa Mena s’don me ra,
si luan po vrapon bjeshkëve pa ia da.

Nji plumb n’zemër trimit jetën ia ka pre,
Si nji lis që djeg rrufeja e rr’zon n’humnerë,
Gjakun e nxehtë ç’po ia ftoh ujët e borës,
Gryk’e pushkës ç’po i nxeh pllambtë e dorës.

Dhe pse i vdekun hijenat i rrijnë përmbi,
Ta poshtnojnë ma shumë kërkojnë, pse s’janë ngi,
E ndër shkrepa të Korabit duen me e lanë,
Që egërsinat e malit ta zhdukin at vigan.

Radomira se ç’u mblodh burrë për shpi,
E fort zanin ç’po e ngre nalt në Qeveri:
“Këtij burri që na u vra n’sinorin tonë,
T’gjitha nderet do t’ia bajmë si asht zakon!”

Ndoshta mortin këtij trimi s’mund t’ja hapim,
Por, ta marrin nëpërkambë, kujt s’ia japim,
-Mos harroni: Nji meritë të madhe ai e ka,
Pushkës nalt ia mbajti, vllazën mos me vra.

-Se nji ditë, do të vijnë Atë ta marrin,
Kush ka gojë t’i thotë Lurës: S’ia dimë varrin?
Me u dalë para, besa, s’do kemi ftyrë,
Jo, kët marre s’e pranon kjo Radomirë!

Bjeshkët e Radomirës
Bjeshkët e Radomirës

E Korabi mjekërbardhë e çoi kryet,
-Paçi nder or djem, se ma shpërblyet,
Jo s’e latë kët trim mali ta hanë sorrat,
Damkë të zezë me na vu deshtën horrat!

Shkojnë vitet, ndrrohen brezat rena-rena,
S’e harron Korabi trimin Isa Mena!
Pesëdhjetë vjet kaluen – e veprat s’shuhet,
edhe sot Kodra e Isës ai vend quhet!

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.