
Së shpejti do të jetë bosh Froni i Shën Pjetrit? Ja emrat që qarkullojnë!
Papa nuk ka shprehur ndonjë synim për t’u tërhequr, për sëmundjet dhe moshën e tij që po rëndojnë mbi të. Kështu ka filluar, fshehtas, loja e hamendësimeve për Fronin e Shën Pjetrit.
Le të shohim se cilët mund të jenë emrat:
Ndër kandidatët e mundshëm gjejmë tre italianë: Sekretari i Shtetit, Pietro Parolin, një personalitet me rëndësi, i njohur ndërkombëtarisht falë veprimtarisë së tij diplomatike, që mund t’i qetësojë gjithë ata që dëshirojnë një kapacitet më të lartë ndërmjetësimi në çuarjen përpara të reformave në Kishë, me pak fjalë, një proces, me më pak aksidente se sa ishte me Papa Françeskun.
Më pas është Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore Italiane, Matteo Zuppi, i dërguari special i Papës për konfliktin në Ukrainë. Në këtë cilësi, Zuppi ka vizituar tashmë Kievin, Moskën, Uashingtonin dhe Pekinin. Misioni i tij për të sjellë nëpër shtëpitë e veta shumë fëmijë dhe adoleshentë ukrainas të rrëmbyer nga ushtria ruse, që është ende në vazhdim, dhe që në betejën për fronin e Pjetrit, varet edhe nga suksesi i një detyre kaq delikate. Mes tjerash, Zuppi gëzon gjithashtu mbështetjen e pakushtëzuar të Komunitetit të Sant’Egidios.
Së fundi, Patriarku Latin i Jeruzalemit, Kardinali Pierbattista Pizzaballa, një jetë kushtuar Lindjes së Mesme dhe Tokës së Shenjtë. Që kur u emërua Patriark (nga viti 2016, si administrator apostolik i Patriarkanës, që nga viti 2020 si Patriark i Plotfuqishëm) i është dashur të përballet me disa kriza, ndër të cilat më e rënda dhe më dramatike është ajo që ka mbi një vit e që vazhdon. Pizzaballa është dalluar muajt e fundit për pozicionet e tij në favor të paqes dhe drejtësisë…
Në Europë bie në sy emri i Kryepeshkopit të Marsejës, kardinalit Jean-Marc Aveline. I lindur në Algjeri, ai njihet për përkushtimin e tij ndaj dialogut midis besimeve të ndryshme dhe vëmendjen e tij ndaj çështjeve sociale. Ai është interpretuesi i një bergoglianizmi të stilit europian me një vokacion të fortë mesdhetar…
Marrë nga L’immersione Quotidiana – It