back to top
8.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Seferi Vajes! – nga Gert Brojka

Gazeta

Gert Brojka
Gert Brojka

Seferi Vajes!

nga Gert Brojka

“Te hekt i mortje, të shpëlaftë panuklla ishallah, mos të zont akshomi ene t’knofshin kumrijat te kaptina jarebi se na fulliqe mer delenxhi!” – përçapte nëpër dhomë Vaja tu kù pulat.
Quk quk quk, hec mo knej mi budallaqe se ene ty kom për te ther se ke fillu mos me bo mo vè. Ene ti mi bythshtremët me je bo nozelije. Hec mi ha grun’ pak kom sikletet e Seferit una!” – vazhdote Vaja.
Minja, goca vet tu pa nonën qe fliste me vete fugo zbath drejt minerit ku ishte shtri Muzejeni. “Jeno, Jeno çohu se dalldisi ija!” – e tunte Minja me e zgjù. “Ça bo mi torrollake, se na shugllove e më qite zemnën venit. Apo do t’i them Cenit të zdapllojë se vetëm me dajak ze men ti derdimene!”
Homi mo sa xhad që je, nigjo mi nigjo, si sha ija kur ko pulat me grun’. Qyqja iku ne ija.
-S’ka faj fukaresha i kon bo sihir Seferit – kthe xhevap Jeni ene zu me qa.
Mos qaj se të bohet surrati si nuselale, po fol ça ka Seferi.
-Po ça t’thot Jeni tat ty, – ene fshi hunët me përparje – erdhi i dit prej pazarit ene fliste jerm tuke knu.
“O Siciljona, o siciljona, siciljona bruna bruna come te!” Kënonte ene merrte kuzen ene i bite si dajre. Masanej morì i cop’ letër, myreqepin ene filloi tu shkrujt: O zjermi shpirtit tem, o gufmim i krahanorit, ti gjylja qe çel m’dimër me ke mor gjumin e me ke fut trumbullarin. Amon amon, medet për mu me bo dermon!”
.
Tregu i dikurshëm i Tironës
Tregu i dikurshëm i Tironës
Qyqja me gjithi men mi? Po kush o kjo rruspi?
-Ku di gjo un mi. Duhet t’jetë nji nga kto çenijet që kon ardh m’tabakhone me taljont se ene tata rri m’darkë me Dylin te kahvja taljonve ene kur dahen nuk çojnë mo selom, por thojnë “çao” e “bona note”. Demede po prishen fare po bohen kaurr!”
Tovbe estafirullah. Ça thu kshu mi? Ene ti po i shko ijes ka mrapa. Fajin e ka Halili Mustafes që e mur m’qaf’. Halili ka qen m’talje me italjonet kur shkun me mor marmallat ene çere si thot Seferit. Femnat italjone rrujn komet, veshin te mathme menafshi ene lyhen me bojna e livando. Ktij zavallit i njeli menja ene sa pa Mariken që rri m’tabakhone i lujti tepeleku.
Në at moment nigjohet porta “bam bam bam”.
Kush o te porta? – pyt Minja.
Hape jom Seferi Vajes. Jom Saferio. Saferio il taljono di Tirona.
Hape mi derën! – bërtet Vaja – se njeli çuni përjashta.
Nërkoh Seferi përshneste Xhemolin:
Bonxhorno sinjor Xhemoli, si ka qen’ zotnia tate?
Mir Sefero, ti si ke qen, a do icik shurup tranafili?
-Ej vallah grazie ne taljonët pijmë vetëm arançate me pagure.
Mir mre, si të dush Sefero.
-Po luj mi komët se lom koqen e nomit, – bërtet Vaja – se të hyna në dru.
Minja hap portën kur ç’me pa. Seferi kishte von i karafil në vesh, i qeleshe të zezë alla fronga ene kishte vesh i jelek te gjat bisht nallënyshje.
Bonxhiorno ije, si je tina.
“Çere ke bo kshu mer të hekt mortja se lom nom m’Tiron. Jot at ka i nohi e ti ka nohija qetër. Ça bo mër gazeb se le nom ne e ka mor vesh elem bylyri, ça ke vesh ashtu, ku e gjete atë qeleshen alla fronga si tub sobe ene at jelekun?
-I mora te terziu çifut njit me kahven e Dem Xhepës. Jon moll avrupi, kshu vishen agallarët m’talje ene pijnë dahon me çubuk të gjatë. Ije ky jeleku bisht nallënyshje quhet frrok.
-Si emën sorre, po demede kur merr gjona te çifuti kshu shkojnë gjojnat. Moll avrupi thot zavalli, Avrom jahudija ja ka mor naj maloku që ka zdryp m’Tiron ene ka njel pa pare. Se kupto nga emni ti, frrok, teveqel. Po mi non po po të ka mor kaptina er’, ene të kon sihir. Je vesh si karneval ene kalamojt po lujn me ty. I kemi dhon llafin ene Nuries për Sonijen kurse ti bo kshu pislliqesh pazarit bashkë me Halilin ene e ke bo emnin Safet. Pse mi non kshu ti?
-Jo Safet, por Saferio. Kshu i pëlqe Marikes që ju bofsha kurbon. Jepini Cenin Nuries për Sonijen, un do mor Marikën e murët vesh apo jo?! Ika i her un neshti se po me pret tromobili te porta ene kom ardh me ju thon që do shkoj me jetu m’talje.
Kur ne at’ moment i vje i laper turive ene Lomi qe i thot: Sefero o zybe, kije menjen te molli ene mos shif Marikën se te myti Vaja m’akshom te shpija.
“Hihihihi! – qeshte Seferi si gamori m’hislla – Amon m’le ta shof ene içik se m’lezetoka fort! Vallahi po çi dhjet me i m*t se s’kon ka me shku me thes me vete. Amon mer sa e mirë që osht, m’i shtremnoj sytë bashkë me kaptinën…”
***
Ps: Tregim satirik shkruar nga Dr. Gert Brojka, që kurrë s’e mohoi origjinën e vet, por e mbron dialektin dhe kulturën e Tironës edhe në formën e tregimit satirik. Shumë herë i publikon në forme anonime, po duhet t’ja njofim vlerën!!
.
Marrë nga Muri i FB i Tirona, 17 Maj 2021
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.