back to top
12.5 C
Tirana
E hënë, 30 Dhjetor, 2024

Sekretet e errëta të juristit që do të bëjë vetting-un!

Gazeta

Kartela e Kozma Llaqi Janos
Kartela e Kozma Llaqi Janos

Deri kur me pjellat e Sigurimit të Shtetit

Po të shohësh gjithë karrierën e Kozma Llaqi Janos, kjo përzgjedhje e tij në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, s’është tjeter veçse qershia mbi tortë e një karriere sigurimsi, mbasi itinerari i tij nis pikërisht nga lavdia e Sigurimit të Shtetit – te Partia e Unitetit Kombëtar – te Partia Komuniste dhe së fundi të Vetingu i Drejtësisë Demagogjike… Vetëm me kësi personazhesh me të tilla curriculash mund të mbrrihet në majat e një pushteti dhe drejtësie të korrupruar… ku edhe Ndërkombëtarët bëjnë sehir me kësi personazhesh të diskredituar, që ata të luajnë me fatin e krejt një populli. Kësi përzgjedhjesh nuk dëshmojnë tjetër veçse gremisjen e një shoqërie… Vetem kësi njerzish pa asnjë vlerë shoqërore, intelektuale dhe morale, të ardhur nga gjirizet e Sigurimit kriminal, mund të mbrrijnë deri në majat e një Pushteti dhe drejtësie të marrë fund…
.
Juristi Kozma Llaqi Jano
Juristi Kozma Llaqi Jano

Sekretet e errëta të juristit që do të bëjë vetting-un!

Kozma Llaqi Jano, avokati i zgjedhur dje me short për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Këtë fakt skandaloz e ka zbuluar Partia Demokratike, e cila këtë të martë ka bërë publike edhe dokumentet që e faktojnë këtë pretendim.
Në vetëdeklarimin për lidhje me ish-Sigurimin, vetë Kozma Llaqi Jano ka deklaruar “Jo”, por dokumentet e zbuluara tregojnë të kundërtën.
Në moshën 21 vjeçare, ai ka qenë informator i Sigurimit të Shtetit, dhe ka pasur pseudonimin “Telefoni”.
Sipas dokumenteve, Jano është rekrutuar kur ka punuar në Portin e Durrësit në vitin 1977, nga operativi Sefer Alikaj. Ka pasur si qëllim agjenturën brenda policisë. Dokumenti mban firmën e zv. titullarit Kapllan Shehu.
Ndërkohë, në një dokument tjetër të publikuar sot nga PD, thuhet se në 8 shtator 1978, ai “u muar në lidhje” dhe mban në krah emrin e Myftar Gjoncajt.
Ndërsa në 27.9.1979, në të njëjtin dokument të Sigurimit të Shtetit thuhet se ai është liruar nga policia dhe dosja është asgjësuar.
Kozma Llaqi Jano në vitin 2011, ka qenë kandidat për këshilltar në Bashkinë e Lushnjës për Partinë Komuniste.
Po ashtu, me vendimin nr.13, datë 19.4.1996 (nr.10 i vendimit), Komisioni “Mezini”, i ka ndaluar kandidimin në emër të subjektit politik Partia e Unitetit Kombëtar.
Kozma Llaqi Jano, i propozuar nga avokatët për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, u zgjodh anëtar i këtij organi që do të bëjë vettingun, dje në nënkomisionin ad hoc, pas një shorti me gogla, në mungesë të arritjes së konsensuti politik.
Lexo më shumë në: http://m.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/njihuni-me-sekretet-e-erreta-te-jur-490423/?utm_source=referral&utm_medium=ëeb&utm_campaign=copyright
 
Kozma Llaqi Jano ne listat komuniste
Kozma Llaqi Jano ne listat komuniste

Kozma Jano mohon akuzat e PD

 
ja letra e plotë
Kandidati në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Kozma Jano i quan shpifje akuzat e bëra nga PD ditën e sotme ndaj tij.
Në një deklaratë zyrtare ai shprehet se dokumenti i nxjerrë sot nga PD, sipas të cilit z. Jano ka qënë pjesë e Sigurimit të Shtetit në kohën e diktaturës, është një sajesë.
Jano shprehet se është i hapur ndaj atyre që duan të provojnë akuzat e ngritura ndaj tij.
http://alb-spirit.com/2018/01/23/kozma-jano-mohon-akuzat
.
Kartela e rekrutimit te Kozma Llaqi Janos
Kartela e rekrutimit te Kozma Llaqi Janos

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.