back to top
16.5 C
Tirana
E mërkurë, 8 Janar, 2025

Sharing is Caring – Të ndash është Përkujdesje

Gazeta

Visar dhe eda Agaj Zhiti - te statuja e Maya Angelou
Visar dhe Eda Agaj Zhiti – te statuja e Maya Angelou
Sharing is Caring – Të ndash është Përkujdesje

“…Pasi mbarova së lexuari “Rrugët e Ferrit” banesa ku jetoj m’u duk si burgu i Spaçit dhe m’u deshën disa minuta që të orientohem!

Sharing is Caring – thoshte një nipi im, kur ishte 3 vjeç. A mund ta përkthej: të ndash është përkujdesje, perkujdes për tjetrin?
Desha të flas për bashkẽndarjen.
Me Visarin ndajmë mesazhe të ndryshme që na vijnë nga të njohur e të panjohur. Duke qenë shkrimtar, ai i ka të shumta mesazhet, po dhe fotot që i dërgohen. Disa prej tyre na ngrohin zemrën, na japin kurajo, ka foto që na lenë pa fjalë…
Sot dua të ndaj një letër që erdhi nga Kosova nga një lexues, e cila kishte sinqeritet dhe ndjenjë, ai atë që lexonte, e përjetonte. Por ai kishte kurajon të pranonte ç’kishte dashur gabim dhe dinte të kërkonte falje. Sikur s’ndodh kjo me të gjithë, me shqiptarët përkëtej Drinit tonë.
Po ndaj letren me ju, emrin e dërguesit po e vë me inicialet e tij: K. D.
Nëse ai do të donte, mund ta vë edhe emrin të plotë.
Eda Agaj Zhiti

Visar Zhiti "Rrugët e Ferrit"
Visar Zhiti “Rrugët e Ferrit”

I dashur vëlla Visar,
sa kam mbaruar “Rrugët e Ferrit”
dhe unë e klasifikova në grupin e atyre librave që duhen lexuar edhe njëherë ose ma mirë mos me u largua asnjëherë plotësisht nga ky “labirinth”.
“Rrugët e Ferrit” është një drithërimë që më është futë në gjak dhe nuk po largohem prej saj.
Kuptova shumë gjëra që nuk i dija, dhe shumëherë e urreva veten time, pse dikur si adoloshent në vitin 1981 (isha vetëm 16 vjeç) kisha vënë jetën time në rrezik, – edhe pse në Kosovë gjendje e jashtëzakonshme, – po bartja ilegalisht fotografi të qoftëlargut Enver Hoxha.
Atëbotë nga dashuria për Nënën Shqypni e adhuroja Qoftëlargun, dhe jo vetëm unë, në Kosovë.
Identifikonim dashurinë për Shqypninë me Enverin.
Në vitin 1996 kam vizitue për herë të parë Shqypninë dhe kam kap me dorë, kam ndje në shpirt kafshimet që i kishte shkaktua bisha mëmëdheut.
Pasi mbarova së lexuari “Rrugët e Ferrit” banesa ku jetoj m’u duk si burgu i Spaçit dhe m’u deshën disa minuta që të orientohem!

I dashur Visar,
vëlla, Bac nuk më kujtohet që një politikan i kohës së diktaturës apo edhe pas saj të ketë kërkuar falje për ato krime, ato drithërima që i shkaktuan…
Sinqerisht të them më fal për ato vuajtje që ju shkaktoi bisha që unë e adhuroja duke e identifikue mëmëdheun me një të tërbuar.
Me dashuri dhe respekt, përherë mirënjohës vuajtjes dhe veprẽs tuaj si dhe bashkëvuajtësve tuaj.
Nga unë zemërthyeri K. D.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.