back to top
-0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Shembja e Miteve – 20 vjet për ta jetuar dhe 1 vit për ta njohur Amerikën! – nga Ida Mengjesi

Gazeta

Ida Mengjesi
Ida Mengjesi

Shembja e Miteve –

20 vjet për ta jetuar dhe 1 vit për ta njohur Amerikën!

nga Ida Mengjesi

 

Mbasi mbaron leximin e ketij rrëfimi… e kupton se të jeshë e sinqertë
është një dhunti e rrallë, dhe se leximi i kësaj botë në këtë kohë të vështirë
që jetojmë bëhet edhe më e vështirë prej daulleve shurdhuese të mediave të blera…
E falenderoj Idën për emocionet që i përcolla si të miat…
dhe për atë panoramë 360 gradëshe të një realiteti të ndërlikuar, si ai amerikan,
ku jo gjithkush ka kurajo t’ia rrëmbejë vetvetes, e ta lerë si dëshmi autentike… j. radi

.

Kur preka kontinentin e ëndrrave, 20 vjet më parë ishte një ditë e ftohtë akull dimri.
Pas kisha lënë Tiranën gri e të lagësht, mjegulluar nga lotët e nxehtë të prindërve si dhe një lloj hutimi me dhe pa shkak që më kishte pushtuar.
I gjithë udhëtimi kaloi si në kllapi mes ca ethesh të forta të pashpjegueshme, të cilat u zhdukën me të prekur tokën e premtuar. Dritat që projektoheshin nga dritarja e avionit ishin imazhi i fundit që sillja me vete mbi Amerikën, atë që kisha krijuar nga filmat e Hollivudit dhe imagjinata e një njeriu rritur në një vend të vogël e të izoluar si ai i yni.
I pari i shtëpisë ku erdha, qëlloi njeri shumë i shkolluar, i lexuar dhe mbi të gjitha i mençur. Ditë pas dite filloi të më njihte në bisedat tona me koncepte të reja, të padëgjuara më parë, e që më dukeshin aq të çuditshme e të pabesueshme, sa ndonjëherë nuk arrija t’i merrja as seriozisht.
Kështu nisa të dëgjoja mbi kombet dhe axhendat, mbi Rendin e Ri Botëror dhe projektuesit e tij, mbi duart e atyre underground që lëvizin fijet e buratinëve në skenën politike, si dhe leksione pa fund historie, të cilave herë u vija veshin, e herë jo.
Jeta pastaj mori kthesa e kaloi në udhëkryqe nga më të papriturat, por një gjë mbeti e sigurt. Fjalët e njeriut të mençur, filluan të bënin përherë e më shumë sens tek unë.
Nuk përbën çudi atëhere që ditë pas dite, muaj pas muaji e vit pas viti, të ishte formuar brenda meje një anë e panjohur imja, konservatorizmi.
Kjo sëbashku me besimin në Zot, bënin ta përjetoja me siklet udhëtimin nëpër këto dy dekadat e fundit të Amerikës.
Bjerrjen e të gjitha vlerave, duke filluar nga ato shpirtërore, deri tek mënyra e jetës, duke filluar nga Arti, tek sistemi arsimor, duke filluar nga identiteti gjinor, tek ngrohja globale. Atyre që diskutoheshin dhe atyre që jo. Bija në kundëershti përherë e më shumë me të njohurit e mi liberalë, por të gjitha këto në një mënyre aq spontane sa nuk bënin kuptim as brenda meje dhe sigurisht as nuk mund t’u vija emër.
Në 2016, për herë të parë u nxita nga një impuls i brendshëm të votoja. Ishte vota e parë që hidhja në jetën time. Dhe pa ditur shumë, dija me siguri arsyen përse. E hidhja për Ndryshimin.
DJT nuk më interesonte shumë. Ekoja e bisedave të tim biri vetëm 10 vjeçar atëhere me të jatin arrinin deri tek unë, dhe më ngacmonin fare pak trurin tim indiferent ndaj politikës.
Mirëpo kjo indiferencë u lëkund përnjeherë kur presidenti i sapozgjedhur DJT u bë epiqendra e të gjitha diskutimeve që nga dita e inagurimit e në vijim. Ndodhi të shkoja në një Konferencë mjeksore në ëashington DC, fill pas kësaj, dhe çdo lektor, pa egzagjerim, çdo njeri prej tyre e hapte leksionin e radhës me 1 minutë zi, dhe romuze mbi njeriun e sapozgjedhur i parë i vendit. Ku e njihnin gjithë këta njerëz Donald Trumpin aq mirë, sa të predikonin performancën e tij politike? – ishte pyetja e parë që filloi të më mundonte.
Kjo e gjitha ishte aq anormale, dhe aq turbulluese për intuitën time, sa filloi të krijonte efektin e kundërt. Sa më shumë dëgjoja ta përgojonin dhe anatemonin një njeri në llogjikën time fare padrejtësisht, aq më shumë shtohej një dozë e lehtë admirimi brenda meje. Nuk e ndiqja politikën, por krahas refrenit 3-4 vjeçar anti-Trump, ndjeja se jeta me ishte bërë më e lehtë!
.
Trump duke folur për emigrimin
Trump duke folur për emigrimin
Më pak taksa, benzina më e lirë se kurrë, niveli i jetesës më i lartë nga sa e mbaja mend ndonjëherë, një lloj uniteti që ka një dhe vetëm një emërues të përbashkët, “Suksesin” filloi të përçohej në ajër.
Ndërkohe jashtë vëmendjes sime, dhe në vështrimin tim periferik vazhdonte farsa trevjeçare e impeachment-it, koret e tam-tameve anti-Trump si edhe shumë plane të tjera, të cilat u shpalosen in “full sight” në 2020.
Bashkë me pandeminë, një mënyrë e re jetese u forcua tek ne, me gjithë spektrumin e absurditetit të vet, dhe kureshtja individuale, por edhe ajo profesionale më bënë të filloja ta ndiqja presidentin e Amerikes, në daljet e përditshme për shtyp. Atëherë fillova të njihja Donald Trumpin, jo nëpërmjet fjalëve por nëpërmjet puneës së tij titanike. Ajo që më bëri ta adhuroj ishte: etika e punës. Unë nuk mund të mos dashurohem me njerëzit punëtorë e të suksesshëm, kjo është një dobësi e njohur imja.
Dhe në mes të gjithë kësaj, kur nga njëra anë, njerëzit ishin dënuar me arrest shtëpie, kur predikuesit dilnin përditë me guidë-lines për të na marrë frymën dhe instaluar në vend të saj frikën brenda nesh u ndez në Amerikë një rrëmujë e padëgjuar më parë, nga një vrasje e cila krijoji në vendin e bekuar një luftë raciale nga hiçi, një gjueti shtrigash ndaj gjithçkaje tradicionale, thyer nga britmat “Defund Police”, “Black Lives Matter”, “Say her name”… Vrasje, shkatërrime, pasiguri.
Colombusi u hodh me kokë poshtë dhe Linkolni u përçudnua. Çmenduria nuk kurseu as Mount Rushmore. Duhej fshirë historia…
Dhe automatikisht brenda teje krijohej një pështjellim, një trazim, njëlloj cikloni ndjesish si ai kur të ka zënë deti dhe lëkundjet vazhdojnë, e në të gjitha këto, i vetmi person i cili mban akoma ekuilibër, mbetet timonieri.
Kur i madh e i vogël i jetës publike amerikane instalonte frikë, DJT induktonte qetësi si i vetmi ekuilibër.
Ishte ai, kundër masave drakoniane të izolimit masiv, ishte ai pro jetës, pro shkollës, pro kishës dhe që kur këtë të fundit e dogjën vandalet në këmbët e Shtëpisë së Bardhë të më dukej si hero, kur me Biblën në dorë i doli përballë tërbimit të djajve për t’i qetësuar, pavarësisht se ata u tërbuan më keq.
Atëherë brenda meje filloi të plotësohej korniza e plotë e asaj që ishte duke ndodhur, si atëhere kur jemi duke vendosur pjesëzat e fundit të një puzzll-i gjigand, dhe me ne fund arrin të kuptosh, se gjithçka kishe dëgjuar me parë paska qënë e vërtetë.
Se Politika dhe Padronët e saj nuk mund të pranonin një të jashtëm, dhe për ta eleminuar atë, nuk përtonin të nxisin luftëra, brenda dhe jashtë vendit. Se mekanizmat që drejtojnë botën vërtiten nga paraja dhe jo nga idealet, se për këta njerëzit janë thjesht ca milingona dhe mund të shtypen edhe me këmbë.
Përse e bëjnë këtë?
Divide-and-conquer! – Ka egzituar që nga Roma e lashtë, shumë më herët ndoshta. Dhe është shumë më kollaj të sundosh njerëz pa atdhe, pa fe, pa familje madje dhe pa identitet (gjinor). Për të arritur këtu ishin dashur dekada, dhe kokët e kuçedrës ishin përhapur kudo, që nga qeveria tek sistemi gjyqësor, që nga sistemi arsimor, tek aktivistët e shoqërisë së lirë civile.
Mirëpo po të kesh lexuar, që nga Bibla deri tek Mitologjia, e kupton se kështu ka ndodhur që nga fillimi i kohërave. E me gjasa ka për të ndodhur dhe në dhjetra-mijëra vitet në vijim. E Mira do vazhdojë të përleshet me të keqen, dhe sikur bota pastaj të bjerë në errësirë me qindra vjet, do zgjohet një ditë, dhe do vazhdojë jeën.
Dhe qetesohesh. Papritur e gjen veten në anën e gabuar të historisë – por më të kthjellët se kurrë.
Mua më ndodhi me Amerikën!
12 janar 2021
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.